Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FETVA BASHKËKOHORE-MJEKËSI-MEDIA ETJ » MJETET E ARGËTIMIT
Numri i fetvasë: 289 ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Pyetje: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Cilat janë disa nga argumentet kryesore të ndalimit të boksit profesionist?
Përgjigjja: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Boksimi profesionist nuk ka dyshim se është çështje të cilën nuk e miraton as feja dhe as logjika, bazuar në argumentet vijuese:
Argumenti i parë: Përbën rënien në vërejtjen hyjnore të qëllimit të fytyrës
Dijetarët theksojnë se lejohet që njeriu të goditet në qafë, duke lozur apo bërë shaka, nëse goditet lehtë aq sa të mos dëmtohet, kurse goditja në fytyrë (qoftë edhe lehtë) është e ndaluar, bazuar në thëniet profetike: “Nëse dikush nga ju ndeshet (godet), le ta shmangë fytyrën (e atij që godet)!” dhe: “Godisni [gjuani kur të zbatoni masat penale] dhe ruajeni [mos e godisni] fytyrën!”, që (transmetimi i fundit) mbështetet nga transmetimi profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka parë një burrë që ka qëlluar me pëllëmbë robin e tij djalosh, me ç’rast Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë këtij burri: “A nuk e di se surrati [fytyra / koka] është e respektueshme?!”
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 288 USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Pyetje: USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Cila është dispozita e ushtrimit të sportit të boksit? Po dispozita e shikimit të ndeshjeve të boksit?- sidomos nisur nga fakti se shumë legjenda të boksimit në të shkuarën dhe të tashmen kanë elementë të përkushtimit islam, prandaj gjejmë numër të konisderueshëm faqesh interneti dhe individë muslimanë në rrjet, që t’i publikojnë dhe pëlqejnë këta boksierë.
Përgjigjja: USHTRIMI-SHIKIMI I BOKSIT-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 287 SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA
Pyetje: SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA
Cila është vlera e sporteve të ndryshme dhe cila është dispozita e mësimit dhe ushtrimit të tyre?
Përgjigjja: SPORTET E DOBISHME-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me dispozitën e sporteve të dobishme në këndvështrimin e juristëve muslimanë, thuhet sa vijon:
Së pari: Mirësia e mësimit-ushtrimit të sporteve të dobishme
Forca fizike është mirësi prej Allahut që ia jep kujt të dojë prej krijesave të Tij dhe ia ndalon kujt të dojë. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka mësuar se muslimani i fortë (në fizikun dhe besimin e tij), është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se muslimani i dobët. Ushtrimi i sporteve të lejuara është i dobishëm për muslimanin, sepse ia forcon fizikun dhe ruan shëndetin, teksa dihet se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka lavdëruar mbarëvajtjen e shëndetit më shumë se atë të pasurisë, duke thënë: “Shëndeti, për atë që është i devotshëm, është më mirë se të qenët i pasur.” Gjithashtu marrja me sporte të dobishme, ka ndikim të fortë në mirëvajtjen e çështjeve jetësore të muslimanit, e aftëson atë në kryerjen e adhurimeve dhe i afirmon gjithnjë e më mirë përpjekjet e tij në Rrugën e Allahut.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 273 DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT
Pyetje: DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT
A lejohet loja e shahut dhe nëse po cilat janë kriteret (normat / rregullat ligjore islame) që duhen pasur parasysh?
Përgjigjja: DISPOZITA E LOJËS SË SHAHUT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sa i përket pyetjes së bërë, dijetarët cekin se loja e shahut i takon tre rasteve:
Rasti i parë: Kur përmes lojës së shahut luhet bixhoz.
Nëse loja e shahut bëhet përkundrejt një shpërblimi, ajo i takon njërës prej tre formave në vijim (shoqëruar me dispozitën përkatëse):
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 58 FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Kategoria: PIKTURA DHE KINEMATOGRAFIA
FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Pyetje: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Në youtube ka shumë filma të përkthyer në gjuhën shqipe, me tematika fetare, për pejgamberë të ndryshëm. A është e lejuar t‘i shikojmë këto filma?
Përgjigjja: FILMAT KU INTERPRETOHEN PROFETËT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Interpretimi i fizionomive apo personazheve të Profetëve (Paqja qoftë mbi të gjithë!) në filma dhe seriale televizivë, është mëkat i madh dhe konsiderohet në vetvete cenim i pozitës së tyre, pasi pozita e tyre qëndron më lartë sesa të jetë e mundur të ripordhohet fizionomia e tyre dhe për më tepër fytyra dhe sjellja e tyre, pasi merita, dëlirja dhe kompletimi i tyre është i painterpretueshëm. Kjo vlen si për Profetin Muhamed ashtu edhe për të gjithë Profetët e Allahut të Madhëruar (Paqja qoftë mbi të gjithë!), pasi të gjithë ata i përkasin pozitës unike të profetëve të dërguar me ligje dhe shpallje hyjnore.
Lexoni më tepër