Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » BAZAT E IMANIT-BESIMIT » IMANI-BESIMI NË ALLAHUN » EKZISTENCA E ALLAHUT
Numri i fetvasë: 113 SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT
Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT
SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT
Pyetje: SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT
Cilat janë argumentet kryesore logjike, mbi të cilat ngrihet besimi i muslimanit në ekzistencën e Zotit?
Përgjigjja: SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Besimi i muslimanit në ekzistencën e Krijuesit të përhershëm, bazohet në një sërë argumentesh të fuqishme logjike…
Prej këtyre argumenteve është edhe ai i njohur si:
SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT
Prova e shenjave nuk bazohet në një çështje të kategorisë përgjithësuese të diturisë, të tipit “njeriu është ndodhi dhe çdo ndodhi ka nevojë të domodoshme për një shkaktues, prandaj edhe për ty o njeri është dashur patjetër një shkaktues”; por për më tepër prova në fjalë e shenjave bazohet në çështje të kategorisë së detajuar të diturisë, të tipit të drejtpërdrejt “vetë njeriu ka nevojë të domosdoshme për Bërësin dhe Shkaktuesin e tij”, që përbën një argument më intuitiv (natyral) dhe më të arrirë për logjikën.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 112 KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT
Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT
KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT
Pyetje: KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT
Cilat janë argumentet kryesore logjike, mbi të cilat ngrihet besimi i muslimanit në ekzistencën e Zotit?
Përgjigjja: KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Besimi në Krijuesin e gjithësisë është intuitiv (natyral dhe lehtësisht i kapshëm). Edhe pse ndodh që njeriun ta mbulojnë errësirat e dyshimeve e pasioneve, një eksperiencë e caktuar e përjetuar ia çjerr atij këtë mbulesë dhe e bën atë ta shikojë realitetin e ekzistencës së Krijues me sytë e mendjes edhe më qartë sesa me sytë e ballit. Një moment i vetëm i kthjellimit të mendjes, mund t’ia shkurtojë njeriut vërtet shumë rrugën e mbërritjes tek realitet i pamohueshëm i ekzistencës së Zotit të gjithësisë…
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 109 THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ
Kategoria: DYSHIME RRETH MONOTEIZMIT
THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ
Pyetje: THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ
Cila është kundërpërgjigjja për ata që vendosin shqisimin (shikimin) direkt, si kusht të besimit të tyre në Zot?
Përgjigjja: THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nuk ka dyshim mbi faktin se besimi dhe adhurimi i Zotit të botërave duhet të jetë mbi bazën e argumenteve të prera, prandaj Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut!” dhe thotë: “Dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë (dinë) se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të” etj.; ku vërehet qartësisht sesi besim është konsideruar një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e diturisë dhe së këndejmi vjen rrjedhoja tjetër e bindjes dhe qetësimit të zemrës.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 106 LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT
Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT
LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT
Pyetje: LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT
Allahu i Madhëruar e krijoi universin dhe vendosi në të ligjet e Tij me të cilat ky univers funksionon. Si ta kuptojmë ndikimin e Allahut në univers, në raport me faktin se ato që veprojnë dhe komandojnë universin janë ligjet e pranishme në të?
Përgjigjja: LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nuk ka kundërshtim mes të qenët e diçkaje e krijuar prej Krijuesit dhe të qenët e ardhjes së saj në ekzistencë përmes shkaqeve që Ai ka vendosur, sepse prej ligjeve dhe normave të Allahut të Madhëruar është të krijuarit e Tij me anë të shkaqeve dhe sepse është pikërisht Allahu Ai që i ka krijuar këto shkaqe dhe i ka bërë ato të jenë të tilla (shkaqe). Roli i shkencës është t’i interpretojë ndodhitë përmes shkaqeve përkatëse, të cilat (shkaqe) nga ana e tyre janë pasojë e të tjera shkaqeve veç tyre… dhe dihet se me këto zinxhire shkak-pasojë nuk mund të bëhet kurrsesi një interpretim infinitiv (i pambarim) i ekzistencës së krijesave.
Lexoni më tepër
SHPIKËSI I QIEJVE DHE I TOKËS
SHPIKËSI I QIEJVE DHE I TOKËS
Allahu i Lartësuar në Kuranin fisnik u drejtohet njerëzve duke u thënë:
“Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe vërejtjet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë”; dhe: “Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar!”
SHPIKËSI I QIEJVE DHE I TOKËS
Kush e krijoi njeriu?
Mohuesit e Zotit pretendojnë se njeriun e krijoi natyra, por sa qëndron ky pretendim absurd i tyre?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj, na duhet fillimisht të sqarojmë se çfarë është natyra?
E pra natyra nënkupton dy gjëra: krijesat dhe ligjet natyrore.
Le t’i shpjegojmë në mënyrë të përmbledhur duke filluar nga krijesat:
Lexoni më tepër