JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT

Numri i fetvasë: 106 LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT

Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT

3 565 shfletues/klikues LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT


 Pyetje: LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT


Allahu i Madhëruar e krijoi universin dhe vendosi në të ligjet e Tij me të cilat ky univers funksionon. Si ta kuptojmë ndikimin e Allahut në univers, në raport me faktin se ato që veprojnë dhe komandojnë universin janë ligjet e pranishme në të?


 Përgjigjja: LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nuk ka kundërshtim mes të qenët e diçkaje e krijuar prej Krijuesit dhe të qenët e ardhjes së saj në ekzistencë përmes shkaqeve që Ai ka vendosur, sepse prej ligjeve dhe normave të Allahut të Madhëruar është të krijuarit e Tij me anë të shkaqeve dhe sepse është pikërisht Allahu Ai që i ka krijuar këto shkaqe dhe i ka bërë ato të jenë të tilla (shkaqe). Roli i shkencës është t’i interpretojë ndodhitë përmes shkaqeve përkatëse, të cilat (shkaqe) nga ana e tyre janë pasojë e të tjera shkaqeve veç tyre… dhe dihet se me këto zinxhire shkak-pasojë nuk mund të bëhet kurrsesi një interpretim infinitiv (i pambarim) i ekzistencës së krijesave.

Dijetari i njohur Es-Sindi1, në shpjegim të transmetimeve profetike ku vjen se ilaçet, mburojat materiale dhe rukjet2, janë prej caktimit hyjnor, thotë: “Kuptimi është se Allahu i Lartësuar është Ai që i ka caktuar shkaqet dhe pasojat, si dhe i ka lidhur shkaqet me pasojat; pra ndodhia e pasojave kur ndodhin shkaqet, është prej shprehive të kaderit (caktimit hyjnor).”3

Së pari: ligjet, koha dhe  hapësira janë krijesë e Zotit, ashtu si edhe materia

Për të pasur një ide sa më të qartë lidhur me këtë parashtrim tuajin, para së gjithash na  duhet të kemi të qartë faktin se ligjet nuk mund të ekzistojnë vetëmse në prani të lëndës (materies) dhe përderisa Allahu i Lartësuar ka krijuar çdo gjë dhe ka pushtet dhe fuqi mbi çdo gjë, automatikisht edhe ligjet nuk mund të shkëputen nga pushteti dhe fuqia e Tij absolute; madje ligjet siç kanë thënë dijetarët janë krijesë e Allahut, si në aspektin e caktimit dhe vendosjes të tyre, ashtu edhe në atë të funksionimit dhe përmbushjes së tyre.

Është e vërtetë se Allahu e ka krijuar dhe caktuar çdo gjë (materien, kohën dhe hapësirën) në këtë univers të tillë që t’i nënshtrohet ligjeve të Tij hyjnore, porse krahas kësaj ndikimi i Allahut të Madhëruar në univers është absolut, pra i plotë, tërësor, i përsosur dhe pa asnjë përjashtim a kufizim.Lexoni më tepër

Së dyti: ligjet, ashtu si çdo krijesë tjetër veç tyre, i nështrohen caktimit hyjnor

Ligjet (shkaqet dhe pasojat) nuk janë veçse krijesë e Allahut dhe si çdo krijesë tjetër edhe ato i nënshtrohen kaderit (caktimit) hyjnor. Duke kuptuar realitetin e të vërtetës së kaderit, mund të kuptohet edhe realiteti i të vërtetës së krijesave të cilat varen plotësisht tek kaderi hyjnor.

Ajo që thuhet në aspektin e kaderit (caktimit) hyjnor edhe për ligjet, ashtu si për çdo gjë tjetër, është: (1) Allahu i Madhëruar e ka ditur çdo gjë në përhershmërinë e Tij; (2) Ai e ka shkruar çdo gjë para se të ndodhë; (3) Ai e ka krijuar çdo gjë dhe (4) çdo gjë është peng i Vullnetit dhe Vendimit të Tij të pashmangshëm hyjnor.

Së treti: ligjet, nga zanafilla e deri në përmbushje, ndodhin vetëm falë Zotit

Po kështu, në lidhje me parashtrimin tuaj “Si ta kuptojmë ndikimin e Allahut në univers, në raport me faktin se ato që veprojnë dhe komandojnë universin janë ligjet e pranishme në të?”, më së miri mund të na përgjigjet dhikri (përmendja) e famshme dhe me shumë vlerë: “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH/ Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut.”Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT

LIGJET E UNIVERSIT JANË KRIJESË E ALLAHUT

  1. Es-Sindi: Dijetar i shquar i medh’hebit hanefi, ka ndërruar jetë në 1725 G.
  2. Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  3. Shih: Shuajb Arnauti, Sunenu Ibn Maxhe nr. 3437, v. 4, f. 498; transmetimi është objekt debati mes ekzaminuesve (disa thonë se ai është “hasen/i mirë” dhe disa “daif/i dobët”), teksa kuptimi është i saktë; prandaj shumë dijetarë si Ibn Bazi, hulumtuesit e Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj të Arabisë Saudite etj., e sjellin këtë hadith në kuadrin e haditheve dëshmuese mbi konktekstin në fjalë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top