JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR

Numri i fetvasë: 363 ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR

Kategoria: BESIMI NË PROFETËT

2 095 shfletues/klikues ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR


 Pyetje: ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR


A është e vërtetë se Ademi dhe gruaja e tij (Havaja) u përzunë nga Xheneti për në tokë ngaqë Allahu u zemëruar me ata kur hëngrën nga pema e ndaluar, përndryshe nuk do dëboheshin nga aty?


 Përgjigjja: ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Ademi u soll në tokë për mirëmbatjen e saj, jo si i përzënë nga Xheneti

Është fakt se Allahu i Lartmadhëruar nuk u zemëruar me Ademin (Paqja qoftë mbi të!), por Ai vetëm sa e qortoi atë lehtësisht, në një formë të tillë që pati rrjedhojë të sigurt pendimin e Ademit që u pranua nga Allahu i Lartmadhëruar dhe u shoqërua me përzgjedhjen hyjnore të Ademit për t’u bërë pjesë e robërve të përzgjedhur e të afërt tek Allahu i Lartësuar.

Tekstet hyjnore islame nuk përmendin asgjëkund se Allahu i Lartësuar është zemëruar me Ademin (Paqja qoftë mbi të!), apo se pendimi i Ademit nuk ishte i sinqertë; përkundrazi, në tekstin kuranor vjen se Allahu i Lartmadhëruar e kritikoi Ademin dhe bashkëshorten e tij dhe ata të dy u penduan shpejt për gabimin e tyre dhe u kthyen të penduar tek Ai, duke i kërkuar Atij me përulësi që t’i falë dhe mëshirojë; për t’u pranuar pendimi i tyre nga Allahu i Madhëruar dhe për më tepër për t’u bërë Ademi prej të përzgjedhurve të Allahut.Lexoni më tepër

Kësisoj, zbritja e Ademit në tokë nuk ishte si përzënie e tij prej Xhenetit, siç mund të pretendojnë imagjinatëshfrenuarit, porse kjo ishte në përmbushje të vendimit / caktimit të pashmangshëm të kahershëm hyjnor (pra në përmbushje të vullnetit hyjnor krijues (të qenësishëm) dhe përcaktues, që dikton ndodhinë e pashmangshme të çdo ngjarje në gjithësi, të njohur në arabisht me emërtimin El-Iradetu El-Keunijeh El-Kaderijeh8); ndërkaq fakti se Allahu ia pranoi pendimin Ademit dhe e përzgjodhi, argumenton qartë se Ai nuk u zemërua me të.

Së dyti: Gabimi i Ademit ishte në kuadrin e familjarizimit të tij me përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tokësLexoni më tepër

E pra urtësia apo mençuria nga përvoja e gabimit në të cilin ra Ademi, ishte që Allahu i Lartësuar ta ushtronte Ademin para se t’ia jepte detyrën e trashëgimisë (mirëmbajtjes / rregullimit) në tokë; ku ky ushtrim: (së pari) qe në një formë të tillë që ta familjarizonte (mësonte) Ademin me përgjegjësinë e trashëgimtarit të botës dhe (së dyti) iu mundësua në një vend që i garantonte atij qetësinë dhe sigurinë; pasi Allahu nuk do e hidhte Ademin në këtë botë gjigande pa e ushtruar paraprakisht për përgjegjësinë e tij. Së këtejmi, Allahu Mëshirues jo vetëm që ia qartësoi Ademit urdhëresat e ndalesat dhe e paralajmëroi nga shejtani (djalli), por i dha atij (Ademit) shansin që të pendohej kur të prekej nga pakujdesia, si dhe i mësoi njeriut sesi shejtani u hakmorr për veten e tij ndaj Ademit, duke e bërë atë (Ademin) të binte në mëkat dhe sesi e njëjta pritet që të veprohet prej tij (shejtanit) edhe me pasaradhësit e Ademit (njerëzimin), duke na u tërhequr kështu vëmendja mbi armiqësinë e Iblisit (shejtanit) me qëllim që ta mënjanojmë atë; dhe po kështu Allahu i Madhëruar na mëson të bëhemi vigjilentë për t’u ruajtur nga ky armik i yni i betuar dhe nga hapat që ai ndjek për të na bërë që të biem në greminën e mëkatit.Lexoni më tepër

Allahu ia pranoi pendimin Ademit (Paqja qoftë mbi të!), e përzgjodhi, e bëri profet dhe e mbarësoi në mirëmbajtjen dhe rregullimin e tokës dhe të jetesës në të, përmes fjalëve dhe udhëzimit të Allahut të Lartmadhëruar, prandaj Ademi meritoi që Allahu i Lartësuar t’ia jepte shpërblimin amshimor, ta fuste në Xhenet, për të qenë Xheneti bota e shpërblimit dhe jo trashëgimi që përfitohet me ose pa meritë, siç pretendojnë për fat të keq disa besime të caktuara.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR

ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR

  1. Shih: bayanelislam.
  2. El-Araf: 22-23.
  3. El-Bekare: 37.
  4. Ta Ha: 121-122.
  5. El-Araf: 22.
  6. El-Araf: 22.
  7. El-Bekare: 30.
  8. Vullneti hyjnor krijues i gjithësishëm dhe përcaktues / El-Iradetu El-Keunijeh El-Kaderijeh: Vullneti hyjnor që dikton ndodhinë e pashmangshme të çdo ngjarje në gjithësi, në përputhje tërësore me dashjen (El-Meshijeh) hyjnore që gjen përmbushje të pashmangshme në ndodhinë ose mosndodhinë e të gjitha ngjarjeve të gjithësisë, qofshin këto të fundit nga ato gjëra që i dëshiron ose jo Allahu i Madhëruar. Pjesë e këtij vullneti është edhe El-Iradetu Ed-Dijnijeh El-Sheri’jeh / Vullneti hyjnor fetar apo sheriatik (ligjor islam), që përbën vullnetin hyjnor ku përfshihen të gjitha gjërat që Allahu i Madhëruar i dëshiron dhe kënaqet me to.
  9. El-Bekare: 30.
  10. El-Araf: 27.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top