Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » BAZAT E IMANIT-BESIMIT » BESIMI NË PROFETËT
Numri i fetvasë: 365 NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË
Kategoria: BESIMI NË PROFETËT
NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË
Pyetje: NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË
Zëvendës i kujt është njeriu në tokë, zëvendës i Zotit apo zëvendës i xhindeve? Cili është kuptimi i fjalës “zëvendës” në këtë rast?
Përgjigjja: NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sa i përket interpretimeve kryesore lidhur me fragmentin kuranor “një khalifeh (mëkëmbës / zëvendës / trashëgimtar) në tokë”, të ardhur në ajetin kuranor: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: ‘Unë do të krijoj një khalifeh (mëkëmbës / zëvendës / trashëgimtar) në tokë’”; është përmendur sa vijon:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 364 XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Kategoria: BESIMI NË PROFETËT
XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Pyetje: XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
A mund të na tregoni rreth xhenetit ku banoi fillimisht Ademi (Paqja qoftë mbi të!) me bashkëshorten e tij (Havanë) dhe rreth pemës së ndaluar që ata të dy hëngrën?
Përgjigjja: XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rreth xhenetit ku banoi Ademi dhe pemës së ndaluar që ai hëngri, në literaturat islame thuhet sa vijon:
Së pari: Rreth xhenetit ku banoi Ademi me bashkëshorten e tij
Tekstet islame përmendin se Ademi (Paqja qoftë mbi të!) dhe bashkëshortja e tij kanë banuar fillimisht në xhenet (në një kopsht të bukur të begatë), por nuk citojnë prerazi karakteristikën e këtij xheneti, nëse është Xheneti i përjetësisë (parajsa që u është premtuar besimtarëve në amshim), apo një xhenet (kopsht i bukur i begatë) i veçantë për Ademin dhe bashkëshorten e tij, apo një xhenet (kopsht i bukur i begatë) prej atyre të tokës.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 363 ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR
Kategoria: BESIMI NË PROFETËT
ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR
Pyetje: ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR
A është e vërtetë se Ademi dhe gruaja e tij (Havaja) u përzunë nga Xheneti për në tokë ngaqë Allahu u zemëruar me ata kur hëngrën nga pema e ndaluar, përndryshe nuk do dëboheshin nga aty?
Përgjigjja: ADEMI NË TOKË MIRËMBAJTËS JO I DËBUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Së pari: Ademi u soll në tokë për mirëmbatjen e saj, jo si i përzënë nga Xheneti
Është fakt se Allahu i Lartmadhëruar nuk u zemëruar me Ademin (Paqja qoftë mbi të!), por Ai vetëm sa e qortoi atë lehtësisht, në një formë të tillë që pati rrjedhojë të sigurt pendimin e Ademit që u pranua nga Allahu i Lartmadhëruar dhe u shoqërua me përzgjedhjen hyjnore të Ademit për t’u bërë pjesë e robërve të përzgjedhur e të afërt tek Allahu i Lartësuar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 361 A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Kategoria: BESIMI SELEFIST NË PROFETËT
A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Pyetje: A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
A janë dërguar tek xhindet profetë apo të dërguar që kanë qenë prej sojit të tyre (xhindeve)?
Përgjigjja: A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht duhet ditur se juristët muslimanë janë të pajtimit se Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) është dërguar tek xhindet dhe njerëzit së bashku; kurse në lidhje me faktin nëse Allahu ka dërguar ose jo para dërgimit të Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) tek xhindet profetë apo të dërguar prej sojit të tyre (xhindeve), juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 328 A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR
A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Pyetje: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
A ka biseduar Allahu me Iblisin ashtu si me Musain, me zë?
Përgjigjja: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, do donim që të flisnim dy fjalë në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit lidhur me pyetjet e kësaj natyre.
Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike. Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme dhe ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen (fjalët e pathemelta), të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 16 SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET
Kategoria: LIDHJET E XHINDIT ME NJERIUN
SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET
Pyetje: SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET
Pasi Zoti i tha shejtanit: “Dil prej tij (Xhenetit)! Me të vërtetë ti je i mallkuar“,- si mundi shejtani të hyjë në Xhenet dhe ta mashtrojë Ademin (Paqja qoftë mbi të!)?
Përgjigjja: SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
E gjithë historia e Ademit bart brenda saj mesazhe të qarta.
Mendimi i dijetarëve se shejtani nuk hyri dhe nuk ka për të hyrë më kurrë në Xhenet pasi Allahu e përzuri prej tij të përbuzur dhe përjashtuar (shih kaptinën kuranore El-Araf: 18)- e zhbën vatrën e dilemës në fjalë. Mbështetësit e këtij mendimi theksojnë se shejtani Iblis ia shkaktoi cytjen Ademit dhe Havasë me fjalë të cilat ia tha atyre nga periferia e Xhenetit dhe pa e pasur të mundur të hynte në të…
Lexoni më tepër