Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » BAZAT E IMANIT-BESIMIT » BESIMI NË PROFETËT » BESIMI SELEFIST NË PROFETËT
Numri i fetvasë: 361 A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Kategoria: BESIMI SELEFIST NË PROFETËT
A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Pyetje: A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
A janë dërguar tek xhindet profetë apo të dërguar që kanë qenë prej sojit të tyre (xhindeve)?
Përgjigjja: A U DËRGUAN PROFETË PREJ XHINDEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht duhet ditur se juristët muslimanë janë të pajtimit se Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) është dërguar tek xhindet dhe njerëzit së bashku; kurse në lidhje me faktin nëse Allahu ka dërguar ose jo para dërgimit të Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) tek xhindet profetë apo të dërguar prej sojit të tyre (xhindeve), juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 328 A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR
A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Pyetje: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
A ka biseduar Allahu me Iblisin ashtu si me Musain, me zë?
Përgjigjja: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, do donim që të flisnim dy fjalë në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit lidhur me pyetjet e kësaj natyre.
Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike. Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme dhe ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen (fjalët e pathemelta), të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”
Lexoni më tepër