VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE

Numri i fetvasë: 210 VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE

Kategoria: MIRËSIA E DHJETËSHES SË PARË TË DHUL HIXH-XHES

3 630 shfletues/klikues VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE


 Pyetje: VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE


A mund të na tregoni se cilat janë veprat e mira që bëhen në Dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe se cilat janë më kryesoret prej tyre?


 Përgjigjja: VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ditët nga 1-10 Dhul Hixhe, kanë marrë dëshminë hyjnore se janë ditët më të mira të dynjasë dhe vepra e mirë në to është më e dashura, më e dëlira, më e shpërblyeshmja dhe më e vlerësuara tek Allahu i Madhëruar.

Në lidhje me veprat e mira1 më të spikatura që bëhen me rastin e këtij Dhjetëditëshi, thuhet sa vijon2:

Së pari: Themelimi i njohurive të duhura rreth obligimeve hyjnore islame (shtyllave të imanit dhe islamit / veprave të zemrës dhe të gjymtyrëve) dhe kryerja me përulësi dhe përkushtim e tyre.Lexoni më tepër

Në një hadith kudsi3 transmetohet se Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im nuk afrohet tek Unë me diçka më të dashur për Mua sesa ajo çfarë ia kam obliguar…”4

Së dyti: Vepra të spikatura që bëhen në këtë Dhjetëditësh

1. Kujdesi për faljen e namazit të obliguar5 dhe shtimi i namazeve vullnetare;Lexoni më tepër

2. Shtimi i dhikrit (përmendjes) të Allahut të Lartësuar, lutjeve drejtuar Atij dhe leximit të Kuranit;Lexoni më tepër

3. Agjërimi i nëntë ditëve të para të tyre, është një vepër shumë e pëlqyeshme, ndërsa agjërimi i ditës së dhjetë të tyre (Ditës së Kurban Bajramit) është rreptësisht i ndaluar.15Lexoni më tepër

4. Shtimi i sadakasë (lëmoshës) konkrete dhe morale, që përbën afrim tek Allahu i Lartësuar e kërkim të shpërblimit prej Tij, përmes mirëbërjes ndaj të tjerëve.Lexoni më tepër

5. Prerja e kurbanëve, përbën një nga adhurimet e rëndësishme islame, me të cilat muslimani afrohet tek Allahu i Madhëruar në Ditën e Kurbanit (10 Dhul Hixhe) ose gjatë Ditëve të Teshrikut (11-13 Dhul Hixhe);Lexoni më tepër

6. Haxhi bashkë me umran, përbëjnë adhurimin më të mirë të këtij Dhjetëditëshi;Lexoni më tepër

7. Pendimi e kthimi i çiltër tek Allahu dhe kërkimi i faljes prej Tij.Lexoni më tepër

– Këto janë disa nga veprat e mira më të spikatura dhe krahas tyre ka shumë vepra të mira të tjera që bëhen në këtë Dhjetëditësh, ku ndër më kryesoret janë: kujdesi për nevojtarët, ndihma e të lënduarve dhe dhunuarve që na përgjërohen t’i ndihmojmë, nxënia e diturisë dhe përçimi i saj tek të tjerët, thirrja në Rrugën e Allahut, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, leximi i Kuranit, dhënia lëmoshë dhe agjërimi.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE

VEPRA TË MIRA NË 1-10 DHUL HIXHE

 

Poshtëshënim:

  1. Vepër e mirë: E tillë konsiderohet çdo gjë që është urdhëruar nga Allahu i Madhëruar në formë detyrimi ose pëlqyeshmërie; më konkretisht vepër e mirë konsiderohet çdo vepër përmes së cilës synohet afrimi tek Allahu, me kushtin që: (së pari) kryerësi i saj të jetë musliman, (së dyti) kjo vepër të jetë sheriatikisht e ligjëruar (urdhëruar ose e pëlqyer), pra t’i përmbahet normave juridike islame dhe (së treti) të jetë me nijet / qëllim të saktë, pra të synohet me të fitimi i kënaqësisë së Allahut të Madhëruar (në rastin e adhurimeve, synimi i kryerjes së tyre duhet të jetë tërësisht për kënaqësi të Allahut). Madje juristët muslimanë kanë theksuar se në termin “vepër e mirë” hyjnë edhe veprat mubah (veprim i lejuar sheriatikisht), por që falë pasurimit me qëllimin e mirë e të saktë, bëhet vepër e shpërblyeshme, si p.sh.: gjumi dhe ushqimi me qëllimin e forcimit për kryerjen e adhurimeve, apo marrëdhëniet seksuale bashkëshortore me qëllimin e ruajtjes së nderit etj.
  2. Shih: saaid, saaid, almoslim dhe islamqa.
  3. Hadith kudsi: Transmetim i shenjtë hyjnor, që është kuptimisht nga Allahu dhe shprehimisht nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!).
  4. El-Bukhari 6502.
  5. Shih: DISPOZITA E MOSFALJES SË NAMAZIT FARZ, LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT, NAMAZI – DOMETHËNIA DHE MIRËSITË dhe SI TË FALËSH NAMAZIN (PËR FILLESTARËT).
  6. El-Bukhari 6502.
  7. Shih: Abdullah Ibn XharuLlah, f. 181.
  8. Muslimi 1093.
  9. El-Furkan: 64.
  10. El-Haxh: 28.
  11. Ahmedi 6154; Ahmed Shakir ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  12. El-Bekare 152.
  13. El-Bekare 185.
  14. Ahmedi 22079; Albani thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  15. Shih: Sherhu Muslim – Li En-Neueui v. 8, f. 312 dhe Lataif El-Mearif f. 461.
  16. El-Hadid: 11.
  17. El-Bekare: 254.
  18. El-Bukhari 1445.
  19. Muslimi 2588.
  20. El-Bukhari 1773 dhe Muslimi 1349.
  21. En-Nur: 31.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: