FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Numri i fetvasë: 170 FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Kategoria: DISPOZITAT E XHAMIVE DHE FALTOREVE

1 679 shfletues/klikues FALJA E NAMAZIT NË BANJO


 Pyetje: FALJA E NAMAZIT NË BANJO


Një punëdhënës ia ka ndaluar rreptësisht punëtorit të tij që ta falë namazin në vendin e punës, në kohën e caktuar të namazit dhe po qe se ky punëtor e fal haptazi çdo namaz në kohën e caktuar, ai rrezikon që të përzihet nga puna. A i lejohet këtij punëtori që në këtë rast ta falë namazin në kohën e caktuar në një nga banjot e vendit të tij të punës, apo më mirë për të është që ta falë namazin jashtë kohës së caktuar, kur të lirohet nga puna?


 Përgjigjja: FALJA E NAMAZIT NË BANJO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ajo që kërkohet nga një person i cili bie në këtë situatë, është që të kërkojë punë apo mundësi tjetër që e mundëson ta kryej namazin dhe ritet e tjera islame siç duhet. Nëse ai nuk gjen punë a mundësi tjetër dhe është i shtrënguar të punojë në këtë punë, në këtë rast nuk ka problem që ta falë namazin në një vend të pastër prej të ashtuquajturës banjo apo nevojtore.

Më konkretisht, në lidhje me faljen e namazit në banjo, juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme, por mendimi më parësor (që përbën edhe mendimin e medh’hebit hanefi dhe shafi’i1), është se namazi në banjo është i saktë por mekruh (i papëlqyeshëm)2, edhe nëse namazfalësi është i sigurt se në vendin e faljes nuk ka asnjë nexhase (pisllëk)3. Kjo dispozitë vlen qoftë kur banjoja shërben vetëm për t’u larë dhe qoftë kur ajo shërben edhe si nevojtore [vend për kryerjen e jashtëqitjes (nevojës së madhe apo të vogël)]. Ndërsa, nëse në vendin ku kryhet namazi dhe ku bëhet sexhdja apo ulja e namazit, ka nexhase (pisllëk), në këtë rast namazi është i pasaktë; por nëse personi vendos një rrobë të pastër apo ngjashëm në këtë vend dhe falet mbi këtë send të pastër, namazi i tij konsiderohet i saktë.4Lexoni më tepër

Bazuar në sa më sipër, namazi në banjon që është e pastër, nëse nuk bëhet nga halli (nevoja apo shtrëngesa), konsiderohet i saktë por i papëlqyeshëm; ndërsa kur një gjë e tillë veprohet nga halli, papëlqyeshmëria bie, bazuar në rregullin juridik islam: “Papëlqyeshëmria e një veprimi eliminohet (veprimi nuk konsiderohet më i papëlqyeshëm) kur ky veprim bëhet nga halli (nevoja apo shtrëngesa).”8

Po kështu, në rastin kur çështja shkon deri aty sa personi të shtrëngohet midis dy mundësive: (a.) ta falë namazin jashtë ose para kohës së tij të caktuar [për arsye pune, studimi etj., të bashkojë drekën me iqindinë ose akshamin me jacinë, duke e falur kështu ndonjërin nga këto namaze para ose pas hyrjes së kohës së tij të caktuar] dhe (b.) ta falë namazin në kohën përkatëse në banjo; në këtë rast atij i bëhet obligim që të falet në banjo në kohën përkatëse të namazit, sigurisht duke u siguruar që gjatë faljes në banjo të mos prekë në nexhase (pisllëk).9

Allahu e di më mirë. FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FALJA E NAMAZIT NË BANJO

FALJA E NAMAZIT NË BANJO

  1. Shih: AbduRrahman El-Xhuzejriu, El-Fikhu Ale El-Medhahib El-Erbea, v. 1, f. 253.
  2. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  3. Nexhase: Pisllëk apo çdo gjë e pisët që sheriati (ligji islam) na ka urdhëruar ta shmangim nga trupi ynë, veshja jonë, vendi ku falemi etj.
  4. Shih: islamweb.
  5. Et-Tirmidhi (317); Albani ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë.
  6. Mekruh tenzihi: Papëlqyeshmëri dëlirësuese, moveprimi i së cilës është parësor por jo i detyrueshëm, ashtu që vepruesi i kësaj papëlqyeshmërie nuk ndëshkohet dhe lënësi i saj shpërblehet. Papëlqyeshmëria dëlirësuese (pastruese) përbën një prej ndalesave të lehta ligjore islame dhe nuk i përket ndalesave që duhen lënë prerazi. Kjo normë (dispozitë islame) zë vend kur: (së pari) ligji islam ka theksuar ndalimin e një çështje të caktuar, porse (dë dyti) gjithashtu në burimet ligjore islame theksohen argumente që ia mënjanojnë (shmangin) kësaj çështje dispozitën ndaluese. Shih: islamweb dhe islamqa.
  7. En-Neueui, El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb (v. 3, f. 159).
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: islamweb.
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.