DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Numri i fetvasë: 163 DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Kategoria: ZEKATI DHE NDËRTIMI I XHAMIVE

1 710 shfletues/klikues DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË


 Pyetje: DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË


A bën që Zekati i Pasurisë dhe ai i Fitrit të jepet për ndërtim xhamishë apo mbarëvajtjen e veprimtarive të xhamive dhe shoqatave të ndryshme islame?


 Përgjigjja: DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi bazë, i cili përbën mendimin thuajse konsensual të dijetarëve të tre gjeneratave të para muslimane, si dhe mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë, është se zekati i pasurisë jepet vetëm në tetë (8) kanalet (kategoritë/grupet)1, prej të cilave është edhe kategoria “në Rrugën e Allahut”, e cila është e veçantë për “përpjekjen e armatosur (xhihadin).2Lexoni më tepër

Kuse lidhur me dhënien e zekatit për financimin, ndërtimin apo mbarëvajtjen e xhamive dhe shoqatave të ndryshme islame, thuhet sa vijon:

Lejimi ose jo i dhënies së zekatit për interesat e xhamive, shoqatave islame etj. (sidomos atyre që s’arrijnë t’i plotësojnë nevojat e tyre bazë materiale, si: shpenzimet e domosdoshme për mbarëvajtjen e tyre, qeratë etj., nga kontributet vullnetare dhe fondet jozekatore), bazohet në çështjen juridike islame “A i përfshin apo jo artikulli zekator ‘në Rrugën e Allahut’, veprimtaritë që bëhen në kuadrin e thirrjes islame (davetit) dhe ngjashëm me to?”

Një mendim i mirëargumentuar, i cili përbën mendimin e disa sahabëve, tabi’inëve, juristëve të medh’hebeve kryesore dhe shumë institucioneve dhe personaliteteve bashkëkohore të jurisprudencës islame3, është se zeqati lejohet t’u jepet shoqatave islame dhe ngjashëm, të cilat kontribuojnë në fushën e thirrjes islame, me konsideratën (arsyetimin) se thirrja islame (daveti) i përket kategorisë “në Rrugën e Allahut”.

Në mbështetje të këtij mendimi ka ardhur edhe fetvaja (direktiva) juridike e Kongresit të Parë për Çështjet Bashkëkohore të Zekatit, si vijon: “Me kanalin (zekator) ‘në Rrugën e Allahut, synohet kuptimi i gjerë i xhihadit (përpjekjes / mobilizimit) të ardhur në theksimet e juristëve, në kuptimin e ruajtjes së fesë dhe lartimit të fjalës së Allahut, ku krahas përpjekjes së armatosur përfshihet edhe: thirrja (daveti) në Islam, puna për të zbatuar ligjin islam, kundërpërgjigjet ndaj dyshimeve që provokojnë kundërshtarët e Islamit dhe zmbrapsjen e rrymave armiqësore që veprojnë kundër tij.

Së këtejmi, xhihadi (përpjekja / mobilizimi) nuk kufizohet vetëm me veprimtaritë ushtarake, por në kuptimin përfshirës të tij (xhihadit) hyjnë edhe sa vijon:…

(b) mbështetja financiare e qendrave të thirrjes (davetit) që ftojnë në Islam në vendet joislame, të cilat drejtohen nga persona të besueshëm dhe kanë për qëllim përhapjen e Islamit në këto vende me tërë rrugët e larmishme të sakta, të përshtatshme për kohën. E këtij konteksti është çdo xhami që është ngritur në vendet joislame dhe shërben si vatër e thirrjes (davetit) islame;

(c) mbështetja financiare e përpjekjeve që përforcojnë Islamin dhe i japin atij qëndrueshmëri ndër pakicat islame në vendet ku muslimanët qeverisen prej jomuslimanëve dhe u ekspozohen planeve asimiluese…”4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

  1. Këto tetë kategori janë përmendur në suren (kaptinën kuranore) Et-Teube, në ajetin (versetin) 60-të të saj.
  2. Shih: islamqa.
  3. Shih: islamtoday, islamtoday dhe islamqa.
  4. Shih: Fetava Ue Teusijetu Neduati Kadaja Ez-Zekati El-Muasira (25) – islamqa, islamtoday dhe islamtoday.
  5. Shih: ibn-jebreen (pyetja 31); shih gjithashtu pyetje-përgjigjet: 2, 7, 8, 16, 19, 32, 33 (në të njëjtin link).
  6. Shih: islamweb dhe islamweb.
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.