JETA E VËRTETË

VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ

Numri i fetvasë: 89 VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ

Kategoria: DISPOZITAT E VARRIMIT

3 039 shfletues/klikues VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ


 Pyetje: VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ


Nëna ime ka thënë Teuhidin 72 mijë herë, duke i numëruar thëniet me guralecë. Disa hoxhallarë i kanë thënë se kur ajo të vdes, është mirë që këta guralecë t’i vendosen në krahun e djathtë të trupit të saj. Ajo ma ka lënë amanet mua që t’ia vendos. Si duhet të veproj në këtë rast?


 Përgjigjja: VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e bërjes së Kelimetu Teuhidit, mund të klikonin në linkun në vijim: DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

Ndërsa në lidhje me amanetin në fjalë të nënës suaj, thuhet sa vijon:

Juristët muslimanë kanë theksuar se nuk lejohet varrosja me të vdekurin e gurëve apo tesbihëve me të cilët ai ka bërë dhikër (përmendur Allahun) dhe ngjashëm me to, sepse një veprim i tillë nuk ka asnjë bazë sheriatike (ligjore islame) dhe nuk është vërtetuar të jetë bërë nga dikush prej selefëve (tre gjeneratave të para muslimane) të umetit (kombit islam). Më konkretisht, nëse porosia e lënë nuk është e lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), ajo nuk lejohet që të përmbushet.

Po kështu, dijetarët muslimanë kanë theksuar se pretendimi i disa njerëzve se “sendet që i vdekuri ka lënë amanet të varrosen me të duhet me çdo kusht të varrosen me këtë të vdekur, sepse ato janë prona e tij që duhet të shkojë me pronarin e saj”, është një pretendim që nuk qëndron, pasi realisht, pronësia e personit mbi kapitalin që posedonte sa ishte gjallë, ndërpritet kur ky person vdes. Së këtejmi nuk lejohet që të harxhohet nga pasuria e të vdekurit për varrosjen e tij, më shumë sesa është e nevojshme, sepse e tillë gjë konsiderohet shpërdorim dhe cenim i të drejtave të trashëgimtarëve të të vdekurit.

Në përfundim, ajo që thuhet është se porosia në fjalë nuk është e lejuar dhe së këtejmi edhe përmbushja e saj nuk lejohet. Gjithashtu, muslimani duhet të bëjë kujdes që çdo gjë që ka të bëjë me adhurimin, ku hyn padyshim jeta e varrit dhe çfarë bën dobi në të, ta bazojë në argumentet autentike, të cilat faktikisht theksojnë se njeriut në varrin e tij nuk i bëjnë dobi vetëm se veprat e mira fetare që ka ai bërë sa ishte gjallë, lutja dhe sadakaja që bëhet për të dhe sipas mendimit të shumë dijetarëve dhurimi i veprave të mira që bëhet për të, si: leximi i Kuranit dhe ngjashëm.

Allahu e di më mirë. VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ

VARROSJA E TË VDEKURIT ME TESBIHËT E TIJ

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top