DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

Numri i fetvasë: 88 DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

Kategoria: VEPRAT E MIRA DHURUAR TË VDEKURVE

852 shfletues/klikues DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT


 Pyetje: DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT


A lejohet bërja/thënia e Kelimeti Teuhidit (të thuash 72 mijë herë “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut”)?


 Përgjigjja: DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët muslimanë theksojnë se nuk lejohet në asnjë mënyrë që një dhikër (përmendje e Allahut) të bëhet me një numër të caktuar apo të thuhet se për të ka një shpërblim të caktuar, po qe se nuk ka argumente të sakta sheriatike mbështetëse për këtë.

Më konkretisht, në lidhje me bërjen/thënien e Kelimeti Teuhidit (thënien 72 mijë herë “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH), gjithë sa qarkullon në literaturat ku ky veprim referohet, është vetëm një thënie e pabazuar e Ibn Arabiut1.Lexoni më tepër

Në të vërtetë, në lidhje me këtë thënie të Ibn Arabiut, nuk ka ardhur asnjë transmetim autentik tekstual apo kontekstual (në këtë përmbajtje), as me rrugë autentike (të vërteta) transmetimi dhe as të dobëta; prandaj, një veprim i tillë nuk lejohet kurrsesi që të bëhet me pretendimin se është në ndjekje të modelit profetik apo se për këtë veprim përfitohet vlera e përmendur në thënien e Ibn Arabiut.

Dijetarit të shquar Ibn Tejmijes, në lidhje me rastin në fjalë, i është drejtuar pyetja: “Nëse personi thotë 70 mijë herë LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH dhe ia dhuron këtë të vdekurit, a shpëton i vdekuri nga zjarri? A është kjo thënie hadith i saktë apo jo? Po nëse presoni thotë LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH dhe këtë ia dhuron të vdekurit, a arrin tek i vdekuri shpërblimi i kësaj fjale apo jo?” Kësaj pyetjeje, Ibn Tejmija i është përgjigjur: “Nëse personi thotë LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH 70 000 herë, ose më pak, ose më shumë dhe kjo i dhurohet të vdekurit (musliman), Allahu i bën dobi atij me këtë. Por kjo (që ju pyesni) nuk është as hadith (transmetim profetik) i vërtetë dhe as i dobët. Allahu e di më mirë.”3Lexoni më tepër

Po në lidhje me këtë çështje, Ibn Tejmija thotë: “Tradita e selefëve (sahabëve dhe nxënësve të tyre prej dy gjeneratave pasuese) ishte adhurimi i Allahut të Madhëruar me adhurime të ligjëruara, farz (të detyrueshme) apo nafile (vullnetare), si: namazi, agjërimi, leximi i Kuranit, dhikri (përmendja e Allahut) etj; ata luteshin për besimtarët e besimtaret, siç ka urdhëruar Allahu, për të gjallët dhe të vdekurit prej tyre, në namazin e xhenazes, kur vizitonin varrezat etj. Megjithatë nuk ishte prej traditës së selefëve që t’ia dhuronin shpërblimin e namazit, agjërimit apo haxhit vullnetar, apo atë të leximit të Kuranit, të vdekurve të tyre muslimanë dhe kjo (pra tradita e selefëve) është më mirë dhe më e kompletuar.”5

Bazuar në sa më sipër, më e mira është që muslimani t’ia kushtojë vetes së tij shpërblimin e adhurimit, sepse kemi më shumë nevojë se kushdo tjetër për të, ndërsa për muslimanin e vdekur apo të gjallë, të bëjmë lutje, të japim sadaka dhe t’i kërkojmë falje Allahut, pasi e tillë gjë është e dobishme për atë (bazuar në konsensusin e dijetarëve) dhe po kështu engjëlli, përkundrejt çdo duaje që ne bëjmë për ata, lutet njëjtë për ne. Mirësia e Allahut është e gjerë.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

DISPOZITA E BËRJES SË KELIMETI TEUHIDIT

  1. Ibn Arabiu: ka ndërruar jetë në vitin 1237 gregorian; autor i librit “Fususu El-Hikem”, një libër i mbushur me teprime, të cilat arrijnë deri në kufirin e mosbesimit dhe rrënimit të sheriatit (ligjit islam).
  2. Shih: Hashijetu Tuhfeti El-Muhtexh v. 6, f. 158 dhe Berikatu Mahmudije Sherhu Tarikati Muhamedije v. 2, f. 459.
  3. Mexhmu’u El-Fetaua v. 24, f. 323.
  4. Mexhmu’u El-Fetaua v. 24, f. 324.
  5. Mexhmuatu El-Fetaua v. 24 f. 323.
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.