Numri i fetvasë: 151 TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
Kategoria: LLOJI-SASIA E ZEKATIT TË FIŤRIT
4 637 shfletues/klikues TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
Pyetje: TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
Sa është sasia e zekatit të fitrit që duhet të nxirret dhe cilat janë format (trajtat apo llojet) e lejuara në të cilat mund të nxirret ai?
Përgjigjja: TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Sasia në të cilën nxirret zekati i fitrit
Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka urdhëruar që zekati i fitrit të nxirret një saa’a, bazuar në transmetimin e Ebu Seaid El-Khudriut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili lidhur me këtë thotë: “Ne për zekatin e fitrit jepnim një saa’a…”1
Fjala saa’a nënkupton një enë mase të barasvlershme me katër mudde (grushte apo dypëllëmbësha), ku çdo mudd është i barasvlershëm me aq sa nxë një dypëllëmbësh i një burri shtatmesatar. Ndërsa në kilogram, 1 saa’a është afërsisht 2.1 – 3 kg (ku mendimi më parësor është se një saa’a është afërsisht 3 kg), në varësi të rëndesës së sojit të ushqimit; më konkretisht, kjo masë (1 saa’a) në rastin e grurit është e barasvlershme me 2.5 kg grurë të mirë dhe në rastin e orizit është afërisht 3 kg oriz.Lexoni më tepër
Së dyti: Forma në të cilën nxirret zekati i fitrit
Mendimi i parë: Zekati i fitrit nxirret në formën e ushqimit bazë dominues vendas
Mendimi i shumicës së juristëve mulsimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli), i cili përbën edhe mendimin më parësor (më të rezervuar dhe më të përkushtuar, për të dalë nga mendimet kundërshtuese të juristëve muslimanë lidhur me lejimin e nxjerrjes së zekatit të fitrit në para), është se zekati i fitrit nxirret në formën e ushqimit bazë dominues të banorëve vendas, referuar në transmetimin e Ebu Seaid El-Khudriut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ne për zekatin e fitrit jepnim një saa’a ushqim (grurë), ose një saa’a elb, ose një saa’a hurma, ose një saa’a qumësht të ngurtësuar [prej ushqimeve tradicionale arabe, si tip djathi], ose një saa’a rrush të thatë.”1Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Zekati i fitrit mund të nxirret edhe në paraLexoni më tepër
Mendimi më parësor (brenda kuadrit të mendimit të dytë) është se zekati i fitrit lejohet të nxirret në para nëse kjo është më e nevojshme apo më e dobishme se nxjerrja në ushqim bazë, si p.sh. në rastin kur dijetarët muslimanë, institucionet islame apo edhe vetë nxjerrësit e zekatit të fitrit janë të këndvështrimit se nxjerrja në para është më e dobishme për të varfrin (ose i varfri i thotë nxjerrësit se e tillë gjë është më e dobishme për të); apo kur ky zekat, në mungesë të merituesve në vendin e nxjerrjes, nxirret në një vend tjetër.6
Së treti: Si bëhet llogaritja e zekatit të fitrit në para?
Vlera e zekatit të fitrit është e barasvlershme me çmimin (në vendin ku ndodhet personi për të cilin nxirret zekati) në para (vendase ose të huaja sipas kursit vendas të këmbimit të parave) të 3 kg orizi ose 2.5 kg gruri të cilësisë së mirë. P.sh. nëse personi gjendet në Shqipëri dhe 1 kg oriz i cilësisë së mirë në Shqipëri kushton mesatarisht 100 lekë, sasia e zekatit të fitrit që duhet të nxirret në këtë rast për këtë person, është 3 x 100 = 300 lekë të rinj.7
Allahu e di më mirë. TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT
TRAJTA DHE SASIA E ZEKATIT TË FITRIT