Numri i fetvasë: 133 SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
Kategoria: SEXHDJA DHE NGRITJA PREJ SAJ
2 664 shfletues/klikues SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
Pyetje: SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
A duhet patjetër që balli i gruas apo i burrit të jetë i zbuluar kur bie në sexhde? Po duart a duhet të jenë patjetër pa doreza (dorashka)?
Përgjigjja: SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Sexhja me ballë të mbështjellë
Të gjithë dijetarët janë të mendimit se, si për gruan ashtu edhe për burrin, më e mira është që në gjendjen e bërjes së sexhdes, balli ta prek drejtpërdrejtë (i zbuluar apo i zhveshur) tokën.
Por shumica e dijetarëve (përfshirë medh’hebin hanefi) thonë se bërja e sexhdes kur balli është i veshur me mbështjellë (si ajo e çallmës, shamisë, kapuçit apo ngjashëm) që e ndan lëkurën e ballit nga prekja direkte e vendit të sexhdes, është e lejuar dhe në këtë rast sexhdja është e rregullt dhe si rrjedhojë edhe namazi është i vlefshëm.
Gjiithsesi, më e rezervuara është që sexhdja të bëhet me ball të zhveshur, sepse mendime të tjera të juristëve të shquar muslimanë vërtiten mes të qënit të sexhdes me ball të veshur nga mekurh1/e papëlqyeshme (i këtij mendimi është edhe Ibn Uthejmini) dhe deri në e parregullt/e pavlefshme (i këtij mendimi është medh’hebi shafi’i).
Së dyti: Sexhja me doreza
Po kështu, shumica e dijetarëve janë të mendimit se falja me dy pëllëmbët veshur me doreza (që e ndajnë lëkurën e dorës nga prekja direkte e vendit të sexhdes) është e lejuar; madje edhe tek ndaluesit e kryerjes së sexhdes mbi diçka që gjendet e mbështjellë për balli, mendimi më i saktë është se çështja e mbulimit të ballit është e ndryshme nga ajo e mbulimit të duarve dhe se kjo e fundit lejohet. Pikërisht në lidhje me këtë, imam En-Neueuiu (i medh’hebit shafi’i) thotë: “Në lidhje me obligimin e zbulimit të dy duarve (gjatë namazit) ka dy mendimi dhe më i sakti është: se e tillë gjë (zbulimi i dy duarve në namaz) nuk obligohet; edhe tekstet e mbarë librave të Esh-Shafi’iut këtë thonë.”2
Gjithsesi edhe për rastin e dorezave më parësore është që sidomos kur veshja e dorezave është e panevojshme, pëllëmbët ta prekin të zhveshura vendin e faljes (sexhdes).
Si përfundim, mendimi më parësor në lidhje me sexhden me ballë mbështjellë apo pëllëmbët veshur me doreza, të cilat e ndajnë lëkurën e ballit dhe pëllëmbëve nga prekja direkte e vendit të faljes (sexhdes), mendimi balancues dhe më parësor (i cili përbën një emërues të përbashkët të teksteve juridike të ardhura në këtë kontekst) është se e tillë gjë është mekruh (e papëlqyeshme), por kjo papëlqyeshmëri eliminohet në prani të arsyeve si i nxehti, i ftohti dhe ngjashëm.
Allahu e di më mirë. SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË
SEXHDJA ME DOREZA A BALLË MBËSHTJELLË