JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Numri i fetvasë: 53 QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Kategoria: BIDATI-RISITË E PABAZUARA NË FE

6 346 shfletues/klikues QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE


 Pyetje: QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE


Nëna ime thotë që natën e xhuma (premte) nuk duhet të qepësh apo thurësh triko? Si e gjykoni këtë?


 Përgjigjja: QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

E vërteta në lidhje me këtë gjë është se nuk ka asnjë ndalesë nga Kurani dhe Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), që ta ndalojë apo quaj për keq qepjen, bërjen e trikove, larjen, krehjen, prerjen e thonjve etj., natën e xhuma apo edhe në çdo natë tjetër të javës. Pra një besëtytni e tillë nuk ka asnjë bazë në fenë islame, prandaj konsiderohet bidat (shpikje në fe) dhe personi që e beson atë e ka devijuar dhe shtrembëruar fenë e vet dhe është në rrezik të rrëshqasë dhe të devijojë gjithnjë e më shumë.

Dijetarët e kanë përkufizuar bidatin (shpikjen në fe) me një sërë përkufizimesh ku ndoshta dy më të spikaturit janë si vijon:

“Bidat quhet çdo besim, veprim apo fjalë që bie në kundërshtim me udhëzimet themelore të Kuranit dhe Traditës Profetike, që ndërhyn në themelet e fesë islame dhe shkakton në  to ndryshime apo deformime të pjesshme ose të plota”.

 “Bidat quhet çdo gjë e re në kuadrin fetar, që nuk ka ardhur nga Allahu i Madhëruar, as nga i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), as nga ndonjë prej dijetarëve të fikhut prej sahabëve; që bie ndesh me qëllimet e Sheriatit”.

Për t’u mbrojtur nga bidatet, sajesat apo devijimet fetare por dhe më gjerë, Allahu i Lartësuar na urdhëron që medoemos duhen pyetur personat e kualifikuar (të kualifikuarit e besueshëm të fushës përkatëse) për gjërat që s’i dimë apo lidhur me të cilat kemi paqartësi. Pikërisht në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar thotë: “Pyetni ‘Ehle Dhikri-dijetarët’, nëse nuk dini!”1

Sipas komentimit të dijetarit të shquar Ibën Atije, artikulimi “Ehle Dhikri-dijetarët”, nënkupton në mënyrë të përgjithshme gjithkë të cilit i atribuohet tipari i diturisë”; pra me thënien kuranore synohet çdo specialist (person i kualifikuar) në profilin e tij të caktuar. Bazuar në këtë rregull (parim) hyjnor, për problemet apo çështjet shëndetësore, duhen pyetur specialistët e kualifikuar të besueshëm të fushës së shëndetit dhe e njëjta vlen edhe për çështjet me karakter fetar, prej të cilëve është edhe pyetja “a është keq apo jo që të qepësh dhe thurësh triko ditën e xhuma?”. Së këtejmi, në lidhje me këtë çështje duhen pyetur hoxhallarët e kualifikuar të besueshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

  1. En-Nahl: 43, El-Enbija: 7.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top