JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

BIDATI-RISITË E PABAZUARA NË FE

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Numri i fetvasë: 381 LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

 Pyetje: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

A mundem t’ia lexoj Jasinin (suren “Ja Sin”) unë si prind djalit ose vajzës për mbarësi apo shëndet?

 Përgjigjja: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:

Juristët mulsimanë kanë përmendur se nuk dihet të ketë ardhur ndonjë hadith (transmetim) autentik (i vërtetë) profetik ku të përmendet ndonjë mirësi e veçantë për leximin e sures “Ja Sin”.

Lexoni më tepër

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET Read More »

DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Numri i fetvasë: 371 DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN

DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

 Pyetje: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

A lejohet festimi i Vitit të Ri Hixhri dhe përkujtimi i ngjarjeve historike me të cilat përkon hyrja e këtij viti?

 Përgjigjja: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Festimi i Vitit të Ri Hixhri1

Për pritjen e vitit të ri hixhri nuk ligjërohet të bëhet festë dhe dispozita e festimit të tij nuk ndryshon nga ajo e festimit të ditëlindjes profetike.

Sahabët (shokët e Profetit) e vendosën në fakt vitin e ri hixhri për arsye që të regjistronin kronikat e akteve / dokumenteve që t’i sistemonin ato. Njeriu nuk është për t’u pasur zili për shkak të jetëgjatësisë së tij apo viteve të shumta që mban mbi supe, pasi sa e sa njerëz prej atyre që kanë jetuar vërtet gjatë, gjatë këtyre viteve të shumta të jetës së tyre vetëm kanë shtuar gjithnjë e më shumë largimin e tyre nga Allahu i Madhëruar. Njeriu më i keq dhe më i mbrapsht është ai që jeton gjatë dhe veprën e ka të mbrapsht (të keqe). Zili nuk kihet njeriu që thjesht jeton gjatë, por ai që vitet e gjata të jetës së tij i shkoi në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Lexoni më tepër

DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI Read More »

A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI

Numri i fetvasë: 369 A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI

Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN

A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI

 Pyetje: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI

A mund të na tregoni nëse lejohet apo jo urimi i Vitit të Ri Hixhri dhe të na shpjegoni mendimet kryesore të juristëve muslimanë lidhur me këtë?

 Përgjigjja: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Vitit i Ri Hixhri përbën pikërisht vitin kalendarik islam, viti i parë i të cilit daton (fillon) me emigrimin profetik nga Meka për në Medine.

Thënë në mënyrë të përgjithshme, lidhur me urimin e Vitit të Ri Hixhri, juristët muslimanë ndajnë një sërë qëndrimesh: disa prej tyre e kanë lejuar atë duke e konsideruar mubah1 (të lejuar / të lirë) dhe disa duke e konsideruar mendub2 (të pëlqyeshëm / të preferuar); disa nuk kanë lejuar që ta fillojmë të parët këtë urim, por e kanë lejuar kthimin e tij (duke bërë lutje për uruesin që të ketë një vit të begatë) dhe disa të tjerë e kanë ndaluar kategorikisht këtë urim; kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon3:

Lexoni më tepër

A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI Read More »

MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 298 MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

 Pyetje: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

A lejohet festimi i ditëlindjes profetike dhe donim edhe një koment në lidhje me mevludin.

 Përgjigjja: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi mbi mevludin dhe dispozita e tij

a. Kuptimi mbi mevludin në vetvete

Fjala Mevlud rrjedh nga “MEULUUD / i lindur” dhe “MEULID / lindje”, me të cilën nënkuptohet kremtimi (festimi / përkujtimi) që bëhet në përvjetorin e ditëlindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) me datë 12 (të muajit hënor) Rabi’ul Euel; teksa dihet se kjo datë nuk gëzon konsensus tek historianët muslimanë që të jetë data e ditëlindjes së Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).

Lexoni më tepër

MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA Read More »

QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Numri i fetvasë: 53 QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Kategoria: BIDATI-RISITË E PABAZUARA NË FE

QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

 Pyetje: QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Nëna ime thotë që natën e xhuma (premte) nuk duhet të qepësh apo thurësh triko? Si e gjykoni këtë?

 Përgjigjja: QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

E vërteta në lidhje me këtë gjë është se nuk ka asnjë ndalesë nga Kurani dhe Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), që ta ndalojë apo quaj për keq qepjen, bërjen e trikove, larjen, krehjen, prerjen e thonjve etj., natën e xhuma apo edhe në çdo natë tjetër të javës. Pra një besëtytni e tillë nuk ka asnjë bazë në fenë islame, prandaj konsiderohet bidat (shpikje në fe) dhe personi që e beson atë e ka devijuar dhe shtrembëruar fenë e vet dhe është në rrezik të rrëshqasë dhe të devijojë gjithnjë e më shumë.

Lexoni më tepër

QEPJA NATËN E XHUMA-PREMTE Read More »

↓
Scroll to Top