Numri i fetvasë: 139 NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS
2 694 shfletues/klikues NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
Pyetje: NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
Kur bëhen çlodhjet gjatë faljes së teravive, çfarë thuhet gjatë këtyre çlodhjeve dhe cila është dispozita e çlodhjes pas faljes së 10 rekateve të para të namazit të teravive?
Përgjigjja: NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kuptimi i teravive është i lidhur me fjalën arabe “TERUIJȞATE”, që ka kuptimin gjuhësor “çlodhje”; pastaj me këtë emërtim u karakterizua terminologjikisht çlodhja që kryhet pas çdo katër rekateve të namazit të teravive, me qëllimin që namazfalësit të rehatohen; teksa më hollësisht lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon1:
Së pari: Dispozita dhe koha e çlodhjeve në teravi
Në lidhje me dispozitën dhe kohën se kur bëhen TERUIJȞATET (me kuptimin e çlodhjeve) gjatë faljes së namazit të teravive, në transmetimet e ardhura prej selefëve (sahabëve / shokëve të Profetit dhe dy gjeneratave pas tyre) përmendet, se ata e vepronin këtë mes çdo dy njësive të teravive [pra pas mbarimit të çdonjërit grupi katër-rekatësh të teravive]. Çlodhjen në fjalë nuk e ka refuzuar askush, ngase ajo e ndihmon dinamikën e namazfalësit. Bazuar në këtë traditë të selefëve, medh’hebi hanefi është i mendimit se gjatë faljes së namazit të teravive, është mustehab2 (e pëlqyeshme) të bëhet çlodhje pas çdo njësie teravie (grupi katër-rekatësh teravie), përfshirë edhe njësinë e pestë (të fundit) të tyre, sepse ky veprim është prej trashëgimisë së transmetuar prej selefëve.3Lexoni më tepër
Së dyti: Çlodhja pas 10 rekateve të para të teravive
Medh’hebi hanefi është i mendimit, se më e sakta lidhur me çlodhjen pas 5 selameve (pas 10 rekateve të para të namazit të teravive, sipas formës bazë të faljes së teravive, në të cilën selami jepet pas çdo dy-rekatëshi), është se një gjë e tillë nuk është e pëlqyeshme, duke qenë se nuk pajtohet me veprën e selefëve (tre gjeneratave të para muslimane).3
Së treti: Çfarë veprohet gjatë çlodhjeve të teravive
Medh’hebi hanefi është i mendimit se imami [dhe ndjekësit] është mustehab (e pëlqyeshme) që pas çdo njësie të falur teravie (grupi katër-rekatësh teravie), të çlodhet për një vlerë kohore të barasvlershme me atë që merr falja e një njësie teravie (grupi katër-rekatësh teravie) dhe gjatë kësaj kohe pëlqehet thënia e: tesbihut (SUBȞAAN ALL-LLAH), tehlilit (LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH), tekbirit (ALL-LLAAHU EKBER), salavateve (ALL-LLAAHUM-ME ŜAL-LI UE SEL-LIM ÂLEE MUȞAM-MED) dhe duave (lutjeve) dhe kjo veprohet edhe pas njësisë së pestë (grupit të pestë katër-rekatësh) të teravive, sepse ky veprim është prej trashëgimisë që na ka mbërritur prej selefëve.3Lexoni më tepër
Edhe juristët e medh’hebit hanbeli janë shprehur në favor të çlodhjes pas çdo njësie teravie (grupi katër-rekatësh teravie), bazuar në veprën e selefëve. Ata theksojnë se kjo çlodhje (së pari) është e shkurtër dhe (së dyti) lënia e saj nuk përbën asnjë problem.6
Allahu e di më mirë. NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
NJOHURI KYÇE MBI ÇLODHJET E TERAVIVE
- Shih: islamweb ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: Bedai’a Es-Sanai’a v. 1. f. 291 – Li El-Kesani. ↩
- Shih: Bedai’a Es-Sanai’a v. 1. f. 291 – Li El-Kesani. ↩
- Shih: Bedai’a Es-Sanai’a v. 1. f. 291 – Li El-Kesani. ↩
- El-Insaf v. 2, f. 182 – Li El-Merdaui dhe Matalib Uli En-Nuha v. 1, f. 564 – Li Er-Ruhibani.[/read ↩