Numri i fetvasë: 144 NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS
5 405 shfletues/klikues NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
Pyetje: NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
A është e lejuar që namazi i natës pas teravive të falet me xhemat (imam)? Ju lutem na e sqaroni këtë çështje sepse në xhematin tonë është bërë debat rreth kësaj dhe disa thonë se namazi i natës me xhemat në xhami pas teravive nuk lejohet?
Përgjigjja: NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i teravive që falet direkt pas faljes së namazeve sunet të Jacisë, është në vetvete namaz nate.Lexoni më tepër
Sa i përket pyetjes: “A është e lejuar që të falet tjetër namaz nate me xhemat (imam), pas faljes së teravive?”- çështja qëndron si vijon:
Së pari: Namazi i teravisë i faluar në dy pjesë, para vitrit
Juristët mulsimanë theksojnë se lejohet pa problem që nëse nuk janë falur krejt teravitë dhe as namazi i vitrit, pjesa e mbetur e teravive të vonohet për t’u falur në fundin e natës dhe pas faljes së saj të falet namazi i vitrit.
Së dyti: Namazi i natës pas teravive dhe para vitrit
Mendimi më parësor i juristëve muslimanë është se pas teravive dhe para vitrit lejohet pa problem që të falet namazi i njohur me termin “ET-TEÂǨIIB / Namaz tjetër nate pasi të jenë falur një herë teravitë”; më konkretisht namazi në fjalë i përket trajtave në vijim:
a. pas teravive të falet tjetër namaz nate nafile me xhemat (imam);
b. të falen sërish teravitë me një tjetër xhemat (imam);1
c. pasi të falet namazi i natës (teravive) me xhemat (imam) në xhami, të dilet nga xhamia dhe të vihet sërish në xhami për t’u falur namaz nate me xhemat (imam) në fundin e natës.2
Pikërisht në lidhje me sa më sipër, në librin “Fet’hu El-Bari” (me autor Ibn Rexhebin) vjen se Imam Eth-Theuri ka thënë: “ET-TEÂǨIIB është risi (diçka e re) dhe shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se një gjë e tillë nuk konsiderohet kurrsesi mekruh3 (e papëlqyeshme).”4
Së treti: Namazi i natës pasi janë falur teravitë dhe vitri
Lejohet pa problem të falet tjetër namaz nate nafile (vullnetar) me xhemat (me imam), pasi të jenë falur teravitë dhe vitri.5 Gjithsesi, disa dijetarë janë të mendimit se falja e tjetër namazi nate nafile (vullnetar) me xhemat (me imam), pasi janë falur teravitë dhe vitri, është mekruh; prandaj nuk ka dyshim se më e mira është që namazi në fjalë të kryhet pas teravive dhe para vitrit, duke qenë se prej traditës së Profetit (Paqja qoftë mbi të!) është që namazi i vitrit të jetë namazi i fundit që falet natën.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE
NAMAZI ME XHEMAT-IMAM PAS TERAVIVE