MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT

Numri i fetvasë: 56 MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT

Kategoria: FALSIFIKIMI NË SHITBLERJE-DISPOZITAT

907 shfletues/klikues MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT


 Pyetje: MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT


Më përpara në shkollë kam bërë një gabim (mëkat), kam kopjuar në provime, por kam zhvilluar dhe vetë një pjesë të testit. Tani jam penduar, nuk do të kopjojë kurrë më, madje e urrej kopjimin. Tani që jam në fazën universitare nuk kam kopjuar asnjëherë dhe nuk do të kopjojë ndonjëherë. Po për të kaluarën a do të më falë Allahu, a do të m’i shndërrojë veprat e këqija në të mira?


 Përgjigjja: MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Urimet më të sinqerta për ju dhe këdo që ka kapur sekretin islam të ndershmërisë, si element i patjetërsueshëm i suksesit brilant në jetë, shprehur qartë përmes aksiomës profetike “kush manipulon nuk është prej nesh muslimanëve”… Urime kujtdo që ka premtuar të mos bjerë kurrë në vetëmashtrimin e madh të falsifikimit, ku kanë rënë dhe vijojnë të bien sa e sa studentë, për fat të keq disa prej tyre edhe muslimanë, që siç duket nuk e kanë hetuar lidhjen e sa në fjalë me “aktin e dëshmisë së rreme” të cilin Islami e ka dënuar rreptë…

Pendimi prej vesit të shëmtuar të manipulimit (mashtrimit apo falsifikimit), është një vepër madhështore, e cila kur bëhet vetëm për hir të Allahut, në zbatim të udhëzimit të Tij hyjnor dhe duke aspiruar shpërblimin sublim (fisnik) të Tij, pasohet me fshirjen tërësore të efekteve kanceroze të manipulimit nga jeta e muslimanit dhe ecjen e tij me hapa të sigurta drejt suksesit të përdybotshëm.

Pas pendimit nga ky ves i shëmtuar, nuk ka më vend për panik prej të shkuarës së tij, edhe pse sfida mbetet e hapur me këtë ves në vërtetësitë e jetës së përditshme, në të cilat njeriu duhet të bëjë kujdes të mos manipulojë dhe as manipulohet, sidomos në të vërtetën më të madhe, atë të faktit se e gjithë kjo botë është një “sallë provimi” dhe sukses nuk ka vetëm se nëse këtë jetë-provë e jetësojmë dhe kryejmë sipas udhëzimeve autentike hyjnore.

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se, persona prej idhujtarëve që e kishin tepruar me vrasje dhe prostitucion, erdhën pas kësaj tek Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) dhe i thanë: “Ajo çfarë po thua dhe fton në të është gjë e bukur, sikur të na kallëzoje se do na shlyhet ajo që kemi bërë më parë.” Me këtë rast zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: “Edhe ata që veç Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që Allahu ka ndaluar të vritet, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë kurvëri; ndërsa kush i punon këto, atë e pret ndëshkimi… Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, Ai falë shumë1 dhe “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai falë shumë dhe është mëshirues!2Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT

MARRJA E PROVIMEVE PËRMES MASHTRIMIT

  1. El-Furkan: 68-70.
  2. Ez-Zumer: 53.
  3. Muslimi 121.
KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE
PËRZIERJA E MUSLIMANIT ME SHOQËRINË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.