Numri i fetvasë: 341 GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
Kategoria: BANKETI I MARTESËS
2 141 shfletues/klikues GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
Pyetje: GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
Çfarë duhet të dijë muslimani/a lidhur me gostinë apo banketin e dasmës (martesës) së tij, dispozitat kryesore lidhur me këtë dhe urtësinë e kësaj?
Përgjigjja: GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me kuptimin, dispozitat dhe urtësinë e gostisë së dasmës, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:
Së pari: Kuptimi i gostisë së dasmës2
Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “El-Uelijmeh / gosti apo banket” vjen nga folja arabe “uelime” që ka kuptimin “mbledhje / bashkim”, duke qenë se kemi të bëjmë me mbledhjen apo bashkimin e dy bashkëshortëve; teksa kuptimi terminologjik juridik islam i kësaj fjale nënkupton “ushqimin që shtrohet veçanërisht në dasëm”.Lexoni më tepër
Së dyti: Dispozita e gostisë së dasmës
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, mendimin bazë të medh’ebit shafi’i, medh’hebin hanbeli etj.3) janë të mendimit se gostia e dasmës nuk është vaxhib4 (vepër e obliguar) që të shtrohet dhe mendimi më i fuqishëm i tyre është se gostia e dasmës është në fakt sunet i fortë5 (vepër shumë e pëlqyeshme) që lipset të mos lihet pa u vepruar nga muslimani që e ka të mundur ta bëjë atë.Lexoni më tepër
Së treti: Kush i mbulon shpenzimet e dasmës
Rregulli e do që për gostinë e dasmës të shpenzojë dhëndri, bazuar në tekstet profetike ku vjen se kjo çështje i drejtohet pikërisht atij.Lexoni më tepër
Gjithsesi juristët muslimanë kanë cekur se është e lejuar që gostia e dasmës të bëhet në bashkëpunim mes dhëndrit dhe nuses, ose që atë ta bëjnë njerëzit e nuses, apo që shpenzimet e martesës të bëhen sipas pajtimit mes dy palëve, apo të shtrojë secila palë gosti dasme më vete (siç është traditë në disa vende).
Së katërti: Përgjigjja ftesës së dasmës
Juristët muslimanë theksojnë se ftesës për të shkuar në gosti në dasmën e dhëndrit musliman (ose në gostinë e përbashkët të dhëndrit me familjarët e nuses së tij) që kryhet në përputhje me normat islame, është e obligueshme t’i përgjigjemi (të shkojmë në të) dhe se në këtë gosti lejohet të mos shkohet vetëm me arsye / justifikim (që pranohet nga ligji islam).Lexoni më tepër
Më konkretisht, juristët muslimanë kanë theksuar se është obligim që të shkohet në gostinë e parë të dasmës ftesa e të cilës na sillet përmes dhëndrit, ose përmes të autorizuarit prej tij, ose përmes kartës-ftesës së tij, nëse kjo gosti është në përputhje me normat ligjore islame.
Së pesti: Urtësi kryesore lidhure me bërjen e gostisë së dasmës
Gostia e dasmës bëhet si falënderim e lavdërim (me fjalë e vepra), që i shprehet Allahut të Madhëruar lidhur me mirësinë e martesës; bëhet për ta bërë këtë martesë sa më publike e të shqueshme për njerëzit, si dhe për ta shfaqur e ndarë me të tjerët përjetimin e këtij gëzimi familjar.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
- Shih: islamweb, islamqa, islamqa, islamqa dhe alukah. ↩
- Shih: dorar. ↩
- Shih: dorar. ↩
- Vaxhib / Detyrim: Veprim, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. ↩
- Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet fetarisht dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare. ↩
- Shih: El-Bukhari 4793, 5166 dhe Muslimi 1428. ↩
- El-Bukhari 1943, 5155 dhe Muslimi 3475, 1427. ↩
- El-Bukhari 4213; shih: islamweb. ↩
- El-Bukhari 1943, 5155 dhe Muslimi 3475, 1427. ↩
- El-Bukhari 5177 dhe Muslimi 1432. ↩