JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE

Numri i fetvasë: 254 FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE

Kategoria: NAMAZI I TESEBIHËVE DHE AI I NEVOJËS

3 669 shfletues/klikues FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE


 Pyetje: FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE


Po lexoja te portali juaj “Jeta e Vërtetë” në lidhje me Namazin e Tesbihut. Unë e kam pas falur por me ndryshimin se e filloja thënien e tesbihut 15 herë që pas subhanekes, pastaj pas mbarimit të El-Fatiha-së dhe një sureje tjetër e thoja 10 herë dhe nuk e thoja në fund para se të ngrihesha, sepse libri ku bazohesha kështu e kishte. Edhe diçka tjetër, tek rekati i dytë në fund a thuhet tesbihu (10 herë) para teshehudit (Et-Tehijatit) dhe tek rekati i katërt në fund a thuhet tesbihu para teshehudi apo thuhet para selamit (sepse nuk e kam të qartë)?


Përgjigjja: FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se Namazi i Tesebihëve është mustehab1 (i pëlqyeshëm). Lexoni më tepër

Ndërsa sa i përket, mirësisë (vlerës), formës dhe kohës së namazit të tesebihëve, kjo çështje vjen e sqaruar në hadithin përkatës profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i është drejtuar xhaxhait të tij Abas Ibn Abdulmutalibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me fjalët:

“O Abas, o xhaxhai im, a të të jap, a të të bëj peshqesh, a të të dhuroj, a të të bëj (mësoj); dhjetë tipare (të veçanta) [pra kjo që po të jap shlyen dhjetë tipet e gjynahut që do ceken, ose dhjetë tiparet që po të jap janë dhikri “SUBȞAAN ALL-LLAAHI…” i quajtur kësisoj ngase ai thuhet kryesisht nga 10 herë, përveçse në qëndrimin në këmbë], nëse e vepron këtë Allahu ta falë mëkatin tënd [dhjetë klasifikimet e tij, si vijon:], të parin e tij dhe të fundit [ose fillesën e tij dhe fundin], të hershmin e tij dhe të riun, atë që e ke bërë gabimisht [mangësitë në adhurim që nuk përbëjnë mëkat] dhe atë me dashje, të voglin e tij dhe të madhin2, të fshehtin e tij dhe të dukshmin.Lexoni më tepër

Bazuar në dukshmërinë e këtij hadithi4, forma më parësore (e mbështetur nga shumica e transmetueseve) në lidhje me faljen e këtij namazi është si vijon:

a. të falet me një selam5 të vetëm (pra katër rekatet6 të falen të pashkëputura me selam) dhe jo me dy selame (pra jo dy herë nga dy rekate, duke u dhënë selam pas secilit dy-rekatësh);Lexoni më tepër

b. katër rekatet falen duke u lidhur të katërta pa teshehud7 të mesëm (pra pasi ngrihemi nga sexhdja e dytë e rekatit të dytë qëndrojmë (në istiraha8 / prehje) sa të themi 10 herë tesbihun referent “SUBȞAAN ALL-LLAAHI…” dhe pas thënies së tesbihut nuk themi teshehudin por ngrihemi për në rekatin e tretë);

c. pozicionet (vendet) e namazit ku thuhet tesbihu (thënia: “SUBȞAAN ALL-LLAAHI…”) janë: (së pari) pas leximit të sures El-Fatiha dhe sures tjetër, (së dyti) pas dhikrit (përmendjes) që thuhet në ruku9, (së treti) pas dhikrit që thuhet në ngritjen nga rukuja, (së katërti) pas dhikrit që thuhet në sexhde10, (së pesti) pas dhikrit që thuhet në ngritjen nga sexhdja e parë, (së gjashti) në qëndrimin (istirahan / prehjen pas sexhdes së dytë) para ngritjes në këmbë për vazhdimin e rekatit të radhës dhe (së shtati) para teshehudit;Lexoni më tepër

d. juristët muslimanë mbështetës të këtij namazi, përmendin se në rastin kur falësit të këtij namazi nuk i kujtohet nëse i ka thënë në numrin e duhur tesbihët, ai vepron sipas mendimit më të fuqishëm që ka (pra nëse mendimi i tij më i fuqishëm është se i ka thënë tesebihët tetë herë, shton edhe pjesën tjetër të numrit të tyre, e kështu me radhë), përndryshe (në mungesë të një mendimi më të fuqishëm) vepron duke u bazuar në numrin më të vogël (të tesbihëve) që mendon se ka thënë (pra kur dyshon nëse i ka thënë tesebihët pesë, apo gjashtë, apo dhjetë herë; merr në konsideratë numrin pesë dhe shton pjesën tjetër të numrit të tesbihëve, e kështu me radhë);

e. kush e harron tesbihun (thënien: “SUBȞAAN ALL-LLAAHI…”) në një pozicion (vend përkatës të namazit ku ai thuhet), nuk e korrigjon atë në tjetër pozicion (vend) dhe as e përforcon atë me sehvi sexhde (bërjen e sexhdes së hutisë) dhe në këtë rast namazi del nga soji i namazit të tesebihëve11.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE

FORMA E NAMAZIT TË TESEBIHËVE

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  2. Një mendim i dijetarëve është se me “të madhin” këtu nënkutptohet mëkati i madh që mbetet prej (i takon) sojeve të mëkateve të vogla, pasi siç dihet mëkatet e mëdha kanë nevojë për pendim, teksa një mendim tjetër është se më të synohet mëkati i madh.
  3. Sunenu Ebi Daud (1297) – Albani thotë se ky hadith është i gradës “sahih-vërtetë” dhe Sunenu Ibn Maxhe (1387) – Shuajb Arnauti thotë se ky hadith është i gradës “hasen-i besueshëm”. Për interpretimin shih: El-Mubarekfuri, Mir’atu El-Mefatih Sherhu Mishkati El-Mesabih, v. 4. 372-373, nr. 1337.
  4. Shih: islamweb, islamweb dhe saaid.
  5. Selami: Thënia “ES-SELAAMU ǍLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH” që thuhet në mbyllje të çdo namazi të obliguar ose vullnetar.
  6. Rekat: Njësi e namazit që fillon me qëndrimin në këmbë dhe mbaron me dy sexhdet.
  7. Teshehudi: Pozicioni ulur i namazit që vjen ose në mes (direkt pas dy sexhdeve të rekatit të dytë) ose në fund (pas rekatit të fundit) të një namazi, ulje në të cilën thuhet thënia “ET-TEȞIJ-JAATU LIL-LAAHI… – Përshendetjet (madhërimet) i takojnë Allahut…”, e cila mbaron me “dy dëshmitë islame/shehadetin”.
  8. Istiraha: Qëndrimi i shkurtër pas sexhdes së dytë të namazit, para ngritjes në këmbë për vazhdimin e rekatit të radhës.
  9. Ruku: Përkulje; një pozicion i njohur i faljes së namazit, ku trupi qëndron paralel me tokën.
  10. Sexhde: Gjunjëzimi në namaz, pozicioni i njohur i faljes së namazit, në të cilin vendosen përdhe shtatë gjymtyrët kyçe të trupit: balli e hunda, dy duart, dy gjunjët dhe dy majat e këmbëve (gishtat e tyre).
  11. Shih: islamweb.
  12. Adnan, Ibn Muhamed Ali Ar’ur, Thelethu Salauatin Mehxhurat, f. 81.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top