Numri i fetvasë: 148 FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
Kategoria: HYRJA E KOHËS SË NAMAZIT
3 920 shfletues/klikues FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
Pyetje: FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
Kur hyn saktësisht koha e namazit të jacisë dhe si mund të hetohet kjo kohë me sy të lirë duke parë shenjat përkatëse në natyrë?
Përgjigjja: FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Si parim, duhet ditur se Allahu i Madhëruar ka ligjëruar për çdo namaz një kohë të caktuar dhe nuk lejohet kurrsesi falja e namazit para ose pas kësaj kohe të caktuar1; kurse më konkretisht, në lidhje me kohën e fillimit të namazit të jacisë thuhet sa vijon:
Së pari: Koha e jacisë hyn me zhdukjen e muzgut
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se koha e jacisë hyn me zhdukjen e muzgut, por ata kanë mendime të ndryshme lidhur me muzgun, nëse ai është muzgu i kuq apo i bardhi; ku më konkretisht mendimet bazë janë:
Mendimi i parë: Ky muzg është muzgu i kuq
Ky është edhe mendimi më parësor, i cili përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i, hanbeli dhe gjuhologët arabë). Sipas këtij mendimi, personi i cili e ka të mundur që në anën përëndimore të horizontit (pra në vijën perëndimore të horizontit ku duket sikur puqet qielli me tokën ose me sipërfaqen e ujërave), të shikojë qartë largimin (shpërndarjen) e muzgut të kuq (gjysmerrësirës a ngrysjes së kuqe, që fillon me perëndimin e diellit dhe mbaron me zhdukjen e kësaj ngjyre të kuqe dhe mbretërimin në qiell të muzgut/gjysmëerrësirës me ngjyrë të bardhë), ky person për fillimin e kohës së jacisë duhet të marr për bazë pikërisht zhdukjen a shpërndarjen e këtij muzgu të kuq2.Lexoni më tepër
Dijetarët theksojnë se për vendet me kordinata gjeografike mesatare (ku bën pjesë edhe Meka e nderuar), muzgu i kuq, në varësi të stinëve zgjat nga 1 orë e 15 minuta deri në 1 orë e 30 minuta.4 Masivi më i madh i muzgut të kuq gjendet i shpërhapur në anën perëndimore të horizontit dhe kohëzgjatja e tij ndryshon në varësi të gjatësisë ose shkurtësisë së natës; teksa muzgu i bardhë, në vendet me kordinata gjeografike mesatare, ku nata dhe dita janë të barabarta, zgjat rreth 12 minuta pas të kuqit.5
Mendimi i dytë: Medh’hebi hanefi është i mendimit se koha e jacisë fillon me zhdukjen e muzgut të bardhë (gjysmerrësirës a ngrysjes së bardhë), me të cilën nënkuptohet shpërhapja e bardhësisë a kthjelltësisë qiellore, e cila pasohet me pllakosjen e errësirës së natës. Muzgu i bardhë ngjet menjëherë pas muzgut të kuq.
Së dyti: Periudha kohore e muzgut ndryshon nga njëri vend në tjetrin
Periudha kohore e muzgut ndryshon në varësi të kordinatave gjeografike dhe stinëve (kohëzgjatjes së ditës dhe natës). Së këtejmi, koha e hyrjes së jacisë në vendet ku kohëzgjatja e natës ndryshon, nuk është fikse, prandaj në këto vende nuk lejohet fiksimi i fillimit të kohës së jacisë (kohës mes akshamit dhe jacisë), në një kohë fikse (prej një ose më shumë ore) përgjatë gjithë vitit.
Më konkretisht, që vlefshmëria e namazit të mos vihet në rrezik, koha e hyrjes së jacisë duhet medoemos të llogaritet në njërën nga dy format në vijim:
a. duke u parë me sy të lirë largimi i muzgut nga vetë personi ose një person tjetër i besueshëm që e vë në dijeni për të;
b. përmes kalendarëve të specializuar (të saktë).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë.
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
FILLIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË
Poshtëshënim:
- En-Nisa: 103.
- Shih: islamqa.
- Shih: islamweb.
- Shih: islamqa.
- Shih: shankeety – Ma Hue Akhir Uakti Salati El-Magrib, Ma Hue Euelu Uakti El-I’sha.