Numri i fetvasë: 175 DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT TË XHUMASË
4 259 shfletues/klikues DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Pyetje: DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Cila është dispozita e faljes së xhumasë dhe kur konsiderohet personi se e ka kapur xhumanë?
Përgjigjja: DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita e namazit të xhumasë
Namazi i xhumasë është farz ajn (obligim personal), bazuar në argumentet e Kuranit, Sunetit (Traditës Profetike) dhe Ixhmasë (konsensusit të juristëve muslimanë).1
Në Kuran theksohet qartë se personi që është i ngarkuar me faljen e xhumasë, duhet t’i përgjigjet thirrjes së nxitimit për në faljen e xhumasë, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!”2Lexoni më tepër
Po kështu të shumtë janë tekstet profetike në të cilat vjen kërcënimi i rreptë për ata që e lënë xhumanë pa arsye [pa pasur justifikim ligjor islam]; prej të cilëve përmendim:
“Po kam ndërmend të urdhëroj një person të falet me njerëzit dhe pas kësaj t’ua djeg mbi ta shtëpitë burrave që lënë [nuk frekuentojnë] xhumanë.”3Lexoni më tepër
“Kush e lë xhumanë, tre [herë], jo nga domosdoshmëria, i vulosot zemra [i bëhet zemër injorante, e thatë, e vrazhdët, ose zemër dyfytyrëshi].”5Lexoni më tepër
Kësisoj, lënia e paarsyeshme [pa pasur justifikim ligjor islam] apo thënë ndryshe me dashje e xhumasë konsiderohet një mëkat madhor, vepruesi i së cilës duhet të pendohet dhe pikëllohet për këtë veprim të papërgjegjshëm, si dhe duhet të marr një vendim të sinqertë dhe të tregohet i kujdesshëm që në të ardhmen ta falë rregullisht xhumanë.7
Së dyti: Kapja (arritja) e namazit të xhumasë
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se vetëm personi që arrin të kap një rekat (rukunë e rekatit të dytë) nga namazi i xhumasë, konsiderohet se e ka kapur këtë namaz.Lexoni më tepër
Kështu që kush kap një rekat nga namazi i xhumasë, i shton atij edhe një tjetër; ndërsa kush nuk kap asnjë rekat të saj, duhet që pasi imami të jap selam, të falë katër rekate, me nijetin e drekës.
Rrjedhimisht, personit që e kap imamin për namazin e xhumasë pas ngritjes së këtij të fundit (imamit) prej rukusë së rekatit të dytë apo në teshehudin (uljen) e fundit e në vijim, i ka ikur namazi i xhumasë dhe i del për detyrë që të nxitojë për në një xhami tjetër (nëse e di me siguri ose anon tek mendimi se do ta kap xhumanë aty). Po qe se nuk e arrin xhumanë as në ndonjë xhami tjetër, atij (sipas shumicës së juristëve) konsiderohet se i ka ikur xhumaja.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ