A KA KURANI TË FOLUR-FJALË JOARABE
Numri i fetvasë: 327 A KA KURANI TË FOLUR-FJALË JOARABE
Kategoria: EMRAT DHE VEÇORITË E KURANIT
A KA KURANI TË FOLUR-FJALË JOARABE
Pyetje: A KA KURANI TË FOLUR-FJALË JOARABE
A ka në Kuranin fisnik të folur apo fjalë të huaja, respektivisht joarabe?
Përgjigjja: A KA KURANI TË FOLUR-FJALË JOARABE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Fjalët me prejardhje të huaj të arabizuara konsiderohen fjalë arabisht1
Gjuha e Kuranit fisnik është arabishtja e qartë, pra gjuha e folur nga arabët. Ndërkaq, fjalët me origjinë joarabe që gjenden në Kuran, i përkasin kapitullit të shkëmbimit të gjuhëve (që spikatet në arabisht para zbritjes së Kuranit). Këto fjalë me origjinë joarabe, që dikur i përkisnin një gjuhe tjetër, me kohë do arabizoheshin e shndërroheshin në lëndë të gjuhës së arabëve. Ndër gjuhologët arabë, dukuria e arabizimit që ka ngjarë ndër fjalë të arabishtes është e ditur, ku me arabizim nuk nënkuptohet huazimi i fjalëve të huaja (siç është huazuar arabishtja nga gjuhë të tjera), por me arabizim synohet trajtëzimi i fjalës së huaj duke u adoptuar / vendosur në balancën e fjalëve arabe.