PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?
Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza1 deri në Ramazanin e ardhshëm2.
Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje3 (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT Read More »