Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » HAXHI DHE UMRA » HEDJI-THERORËT NË MEKË E KURBANËT » DISPOZITA TË TJERA-HEDJI E KURBANËT
Numri i fetvasë: 399 TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Pyetje: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Si është më mirë, të bëj kurban apo ta jap çmimin e bagëtisë së kurbanit për sadaka (lëmoshë), sidomos për rastin kur kjo sadaka do të shkojë për mbarëvajtjen e xhamisë sonë dhe projekteve të rëndësishme islame.
Përgjigjja: TË BËJ KURBAN A TA JAP ÇMIMIN E TIJ SADAKA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Së pari: Tradita sistematike profetike, e kalifëve dhë me gjerë, ishte bërja e kurbanit
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 218 FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
Pyetje: FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
A quhet mëkat lënia e lëkurës së kurbanit tek blegtori që e shet bagëtinë ose kasapi që e ther atë? Po hedhja e saj në koshin e plehrave, në qoftëse këta të parët nuk e marrin me arsyetimin se nuk ka ç’u duhet dhe po kështu nuk gjendet dikush tjetër që ta marr atë si dhuratë? Nga ana tjetër edhe ne vetë nuk mund ta mbajmë atë sepse nuk kemi kushte se ku dhe as dimë ta përpunojmë?
Përgjigjja: FALJA-HEDHJA E LËKURËS SË KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 217 BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Pyetje: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Një person ka vendosur të bëj akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës) dhe ka zgjedhur që këtë ta bëj në ditën e kurbanit dhe krahas nijetit (qëllimit) të kurbanit. A lejohet që kur ta bëj therjen e bagëtisë së kurbanit të Bajramit, ta bëj nijetin njëherazi edhe për kurban edhe për akika?
Përgjigjja: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Akika quhet bagëtia e imët (prej dhenve apo dhive, meshkuj ose femra) që bëhet sakrificë (theret) nga ana e kujdestarit të fëmijës në dobi të fëmijës, si falënderim ndaj Allahut të Madhëruar për mirësinë e furnizimit me fëmijë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 216 KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Pyetje: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
A i vlen bërja e kurbanit personit që nuk fal namazin?
Përgjigjja: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personi që nuk i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, nëse e bën këtë nga dembelizmi dhe shkujdesja, por nuk e mohon faktin se falja e pesë namazeve ditore është urdhër (obligim) hyjnor dhe se mosfalja e tyre përbën një mëkat shumë të madh e të rrezikshëm, për më tepër nëse ky person ka vendosur në zemrën e tij se një ditë prej ditëve do të falet, i këtilli nuk konsiderohet jobesimtar nga shumica e juristëve musliman, por konsiderohet musliman mëkatar që ka bërë një mëkat tepër të rëndë. Bazuar në këtë konsideratë, riti i bërjes së kurbanit nga personi në fjalë konsiderohet i vlefshëm, pra kurbani i tij vlen / është i saktë, me kuptimin që kurbani është kryer si detyrë apo vepër.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 213 NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
Pyetje: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
A lejohet të blehet një kurban i vetëm nga disa persona? Gruaja që i ka mundësitë a lejohet ta bëjë kurbanin nëse burri i saj është i shkujdesur ndaj këtij rituali? A mjafton kurbani i personit për prindin apo gruan e tij? A lejohet të bëhet kurban me para borxh?
Përgjigjja: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:
Së pari: Koha për therjen e bagëtisë së kurbanit (sipas mendimit më të fuqishëm të juristëve muslimanë) fillon menjëherë pas mbarimit të namazit të Bajramit; së këtejmi lejohet që therja e kurbanit të bëhet në fillim të hutbes/ligjëratës së Bajramit (teksa dihet se kjo hutbe mbahet direkt pas faljes së namazit të Bajramit) apo gjatë saj, por më mirë është që kjo therje të bëhet pas kryerjes së (dy pjesëve të) kësaj hutbeje. Në atë vend ku namazi i Bajramit falet disa herë, mjafton që të kryhet falja e njërit prej këtyre namazeve. Për rastin e kujt nuk i kërkohet namazi i Bajramit ose nuk e ka të mundur që ta falë atë, si p.sh.: nomadi (ai që nuk ka vendbanim të qëndrueshëm), udhëtari etj., koha e therjes së kurbanit fillon rreth 30-35 minuta pas lindjes së diellit.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 212 KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
Pyetje: KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
Kush është personi të cilit i ligjërohet bërja e kurbanit të Bajramit dhe për sa familjarë mjafton bërja e një kurbani të vetëm?
Përgjigjja: KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kush ligjërohet ta bëj kurbanin
Kurban bën muslimani i lirë (burrë a grua qoftë) që e ka mundësinë.
Parimisht, juristët muslimanë e mbështesin njëzëri kriterin ligjor të mundësisë në çështjen e bërjes së kurbanit, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka.”
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 208 PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI
Pyetje: PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI
Çfarë kushtesh duhet të plotësojë ai që bën kurban në lidhje me heqjen e mjekrës, flokëve, etj.?
Përgjigjja: PRERJA E THONJVE-FLOKËVE DHE KURBANI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Baza e mendimeve lidhur me çështjen e heqjes së diçkaje prej lëkurës, qimeve dhe thonjve të trupit nga kush ka vendosur të bëj kurban, bazohet në transmetimin profetik: “Nëse hyn Dhjetëshja (në një transmetim tjetër: “Nëse e shikoni hënën e re të Dhul Hixhes”) dhe dikush nga ju ka vendosur të bëj kurban, të mos prekë gjë nga qimet e tij [të mos shkurtojë, rruajë, shkulë etj. gjë nga qimet e trupit të tij, qoftë ato të flokëve, sqetullave, mustaqeve, zonës intime etj.] dhe nga lëkura e tij [të mos prekë, presë, shkulë etj. shtresimet / ciflat e dala të lëkurës dhe ngjashëm] (në një transmetim tjetër: “…edhe të mos i pres thonjtë e tij [ta shmang heqjen, prerjen, shkuljen etj. të thonjve të tij])!””
Lexoni më tepër