Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-KODI LIGJOR I FAMILJES MUSLIMANE » ÇËSHTJET E GRUAS
Numri i fetvasë: 250 LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA
Kategoria: ZËRI I GRUAS
LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA
Pyetje: LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA
A është e lejuar që gruaja muslimane të mbajë ligjeratë live (drejtpërdrejtë) në fb (facebook) apo në media në përgjithësi?
Përgjigjja: LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë ndajnë një sërë mendimesh lidhur me faktin nëse zëri i gruas është apo jo auret (gjë intime), teksa mendimi i saktë (që përbën edhe mendimin e katër medh’hebeve) është se zëri i gruas nuk është auret dhe është i lejuar në rast nevoje, me kriterin që gruaja të mos e ledhatojë atë dhe bëjë objekt provokimi / rrugë ngacmimi për pasionin e zemërsëmurëve.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 29 MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Pyetje: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
A marr shpërblim, nëse e fal xhumanë apo namazin me xhemat në xhami, sepse kam dëgjuar se më e mira është që gruaja të falet në shtëpi?
Përgjigjja: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se gruaja nuk e ka detyrim faljen e xhumasë (të premtes) apo namazit në grup (xhemat) në xhami, porse asaj i lejohet një gjë e tillë, nëse i përmbahet rregullave të daljes, ku ndër më kryesorët janë:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 28 GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Pyetje: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Nëse gruaja muslimane është shumë e lidhur me xhaminë dhe shkon shpesh në xhami që të falet dhe marr pjesë në ligjëratat dhe kurset fetare, a futet ajo në kategorinë e një personi zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë?
Përgjigjja: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Gruas që i përmbahet kritereve sheriatike (normave ligjore islame) përkatëse, i lejohet shkuarja në xhami dhe nëse ajo falet me xhematin e xhamisë, e përfiton shpërblimin e faljes në grup/xhemat (që është 27 fish më shumë se namazi i falur individualisht).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 27 STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA
Kategoria: ARSIMIMI I GRUAS
STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA
Pyetje: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA
Jam një motër muslimane që studioj në universitetin e mjekësisë. Siç dihet, në universitetet tona studiohet në ambiente të përbashkëta për të dy gjinitë dhe muslimania ndeshet shpesh me probleme nga më të ndryshmet. Desha të di se cili është mendimi fetar për këtë rast?
Përgjigjja: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Studimi i diturive (shkencave) si mjekësia dhe atyre të tjera që nuk bien ndesh me normat ligjore islame, konsiderohet i mirë dhe i dobishëm, në varësi të dobisë së drejtpërdrejtë që i vjen prej saj muslimanëve. Dobia e këtyre shkencave shtohet kur studiuesit e tyre e shoqërojnë procesin e nxënies me qëllime të mira. Në rastin e gruas muslimane, prej qëllimeve të mira do të ishte p.sh. që t’u shërbehet me këto shkenca muslimaneve, në lëmin e shërbimit shëndetësor, arsimor, ruajtjes së tyre nga detyrimi i ekspozimit para gjinisë së kundërt për efekt të mungesës së grave muslimane në këto lëmenj njerëzor dhe kështu me radhë; qëllime këto që nuk ka dyshim se janë të mirëqena dhe përbëjnë vepra të mira madhështore.
Lexoni më tepër