SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Numri i fetvasë: 118 SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

2 390 shfletues/klikues SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR


 Pyetje: SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR


Cila është dispozita për një person që ha syfyr duke mos qenë i sigurt a ka hyrë apo jo koha e agimit?


 Përgjigjja: SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje dy rastet kryesore dhe dispozitat e tyre përkatëse janë si vijon1:

Së pari: Nëse mbetet i dyshimtë fakti nëse ka hyrë apo jo koha e agimit (sabahut) kur personi ka qenë duke ngrënë syfyr (apo bërë ndonjë nga prishësit e agjërimit)

Në lidhje me këtë rast dy mendimet kryesore janë:

Mendimi i parë: agjërimi është i vlefshëm; mendimi më parësor (i cili përbën qëndrimin e shumicës së dijetarëve) për këtë rast, është se agjërimi i këtij personit është i vlefshëm, pasi parimi bazë është “mbetja e natës deri sa të vërtetohet hyrja e agimit të vërtetë” dhe bazuar në këtë parim, koha e dyshimit i takon të konsiderohet të jetë prej kohës së natës.

Mendimi i dytë: agjërimi është i vlefshëm, sidomos kur mendimi parësor është se agimi i vërtetë nuk ka hyrë; ky mendim ka gjetur zbatim në medh’hebin hanefi, ku disa dijetarë, për këtë rast, kanë marr në konsideratë mendimin më parësor në lidhjen me hyrjen e agimit të vërtetë, si vijon:

a. Kur nuk dihet me siguri ka hyrë apo jo agimi i vërtetë; dijetarët e medhhebit hanefi janë të mendimit se kur personi është në dyshim nëse është apo jo akoma natë, ai lipset të bëjë imsak (të ndalohet nga prishësit e agjërimit); përndryshe ngrënia e tij (në rastin në fjalë) konsiderohet mekruh2 (e papëlqyeshme). Por ata nuk vendosin për këtë situatë (si masë preventive / parandaluese) një vlerë të caktuar kohore.Lexoni më tepër

b. Kur mendimi më parësor është se agimi i vërtetë ka hyrë; kur tek personi ka përparësi mendimi se agimi i vërtetë ka hyrë, por ai sërish vijon të hajë, në këtë rast një prej mendimeve të medh’hebit hanefi është se ky person e ka prishur agjërimin, prandaj ai duhet ta agjërojë kaza (ta shlyej më pas) këtë ditë, por pa iu nënshtruar kefares (shlyerjes) së rreptë4.Lexoni më tepër

Gjithsesi, transmetimi bazë (në medh’heb), lë të kuptohet se kush ka bërë diç nga prishësit e agjërimit, duke qenë i dyshimtë mbi hyrjen e agimit të vërtetë, e ka për detyre që ta agjërojë këtë ditë kaza (më pas), vetëm nëse vërtetohet se në kohën e dyshimtë në fjalë ka pas hyrë agimi.

Së dyti: Nëse vërtetohet se në kohën e dyshimtë kur personi ka qenë duke ngrënë syfyr (apo bërë ndonjë nga prishësit e agjërimit), ka pas hyrë koha e agimit; për këtë rast dy mendimet kryesore janë: (së pari / mendimi parësor) kjo ditë duhet të agjërohet kaza (të shlyhet më pas) dhe (së dyti) agjërimi është i vlefshëm dhe kjo ditë nuk agjërohet kaza (nuk shlyhet më pas).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

  1. Shih: islamweb, saaid dhe El-Meusuatu El-Fikhije El-Kuajtije v. 24, f. 271-272.
  2. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  3. El-Bukhari 53/3, Ahmedi 1723, 1727, 12099 – Shuajb Arnauti thotë se hadithi është sahih-i saktë; Et-Tirmidhi 2518 – Albani thotë se hadithi është sahih-i saktë etj.
  4. EL-KEF-FARA EL-MUGAL-LAĎȞA/El-Kefara El-Mugaladha: Shlyerja e rreptë, e tillë që kundërvajtësi agjëron dy muaj pa ndërprerje për çdo ditë agjërimi të prishur pa justifikim sheriatik dhe në pamundësi të agjërimit kalohet tek ushqimi i 60-të të varfërve për çdo ditë agjërimi të prishur.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.