PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS

Numri i fetvasë: 131 PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS

Kategoria: MBULIMI I PJESËS SË TURPSHME TË TRUPIT

2 426 shfletues/klikues PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS


 Pyetje: PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS


Cilat janë pjesët e turpshme trupore të gruas që duhen mbuluar në prani të së njëjtës gjini ose të gjinisë së kundërt?


 Përgjigjja: PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Llojet e auretit të gruas janë si vijon:

Lloji i parë: aureti i rreptë (strikt); ky hyjnë organet gjenitale dhe zona kufizuese e tyre;

Lloji i dytë: aureti mesatar; ku hyn pjesa e trupit mes kërthizës dhe gjunjëve;

Lloji i tretë: aureti i lehtë; ku hyn pjesa e trupit (përveç asaj mes kërthizës dhe gjunjëve) që mbetet zakonisht (bazuar në zakonet normale dhe traditat e arsyeshme të grave) e zbuluar nga gruaja në shtëpinë e saj.

Kurse më tej, në lidhje me pyetjen e parashtruar, thuhet sa vijon:

Së pari: Aureti i gruas muslimane para burrave

a. Aureti i gruas muslimane në prani të mahremit1 të sajLexoni më tepër

Pikërisht lloji i tretë i lartpërmendur (aureti i lehtë), është ai që përbën mendimin më parësor të juristëve muslimanë, lidhur me çfarë i i lejohet gruas të zbulojë para mahremit të saj (mashkullit me të cilin kësaj gruaje i ndalohet përjetësisht martesa); pra asaj i lejohet të zbulojë para këtij të fundit vetëm çfarë mban përgjithësisht (kryesisht) zbuluar nga trupi i saj në shtëpinë e saj2, më konkretisht: fytyrën, kokën (flokët), fytin, dy duart (pëllëmbët) përfshirë parakrahët dhe dy këmbët (nga nyjat e poshtë) përfshirë pjesën e poshtme të kërcirit dhe nuk lejohet që të zbulojë pjesët e turpshme si kraharorin dhe gjoksin (gjirin), edhe nëse këto të fundit (kraharori dhe gjoksi) nuk shikohen nga mahremi me epsh dhe nuk ka rrezik për sprovim. Ndërsa në rastin e vërtetimit se dikush nga mahremët e një gruaje e shikon atë me epsh apo ka rrezik për sprovim, atëherë, detyrimisht, gruaja vishet – dhe mahremi nuk shikon –, aq sa eliminohet parja me epsh dhe sprovimi.Lexoni më tepër

b. Aureti i gruas muslimane në prani të jomahremëve të saj

Në mjediset ku ka meshkuj që s’janë mahremë (pra s’janë prej atyre me të cilët kësaj gruaje i ndalohet përjetësisht martesa), auret i gruas myslimane (pjesë e turpshme trupore e saj) është i gjithë trupi i saj, ku përjashtim bëjnë fytyra (ku duhet të theksohet fakti se të gjithë dijetarët muslimanë theksojnë se gusha duhet të mbulohet, pasi ajo nuk është pjesë e fytyrës), dy duart (dy pëllëmbët) dhe dy këmbët (nga nyjat e poshtë), nëse nuk rrezikohet rënia e gruas në sprovë, ku më konkretisht, disa dijetarë muslimanë janë shprehur se me termin “sprovë”, nënkuptohet prania e një shkaku konkret për rënien e femrës në veçim/vetmim, shtrëngim, puthje apo ngacmim seksual, prej një burri të huaj dhe ngjashëm.Lexoni më tepër

Së dyti: Aureti i gruas muslimane para grave

a. Aureti i gruas muslimane në prani të gruas muslimane

Mendimi më parësor është ai i shumicës së dijetarëve muslimanë (përfshirë mendimin më të saktë të medh’hebit hanefi), të cilët janë të mendimit se aureti i gruas muslimane në prani të gruas muslimane, është njëjtë si ai i burrit në prani të burrit, pra është pjesa e saj trupore nga poshtë kërthizës deri sipër gjurit. Por shikimi i kësaj pjese trupore ndër gratë muslimane, lejohet vetëm nëse nuk shoqërohet me epsh dhe nuk ka rrezik sprovimi (sikurse në rastin e pranisë së grave ta mbrapshta që ndoshta e fotografojnë gruan muslimane dhe e përshkruajnë atë tek burrat e tyre apo ngjashëm).Lexoni më tepër

b. Aureti i gruas muslimane në prani të gruas jomuslimane

Në lidhje me auretin e gruas muslimane në prani të gruas jomuslimane, shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi8) janë të mendimit se ai është njëjtë si aureti i muslimanes në prani të një burri të huaj që nuk është mahrem i saj, pra sipas këtij mendimi, muslimanja duhet të rrijë e veshur me hixhab para jomuslimanes, përveçse në rast nevoje apo domosdoshmërie.

Teksa një tjetër mendim (që përbën një mendim të medh’hebit shafi’i, imam Ahmedit, mendimin e shquar të medh’hebit hanbeli, mendimin e Ibn Bazit etj.), është se aureti i gruas muslimane në prani të gruas jomuslimane, është njëjtë si aureti i saj në prani të gruas muslimane; duke u kushtëzuar mosprania e shikimeve epshore femërore dhe rrezikut të sprovimit. Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS

PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS

  1. Mahrem: Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”; kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.
  2. El-Mugni v. 9, f. 491-492 – Li Ibn Kudame.
  3. El-Xheziri, El-Fikhu ale El-Medhahib El-Erbea, v. 5, f. 52.
  4. Sunet: Veprim i i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia nuk ndëshkohet.
  5. Vaxhib: Veprim i obligueshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet.
  6. Mahrem: Burri me të cilin një gruaje i ndalohet përjetësisht martesa.
  7. El-Bahru Er-Raik v. 8. f. 219.
  8. Hashijetu Ibn Abidin v. 6, f. 371.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.