NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Numri i fetvasë: 129 NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

1 849 shfletues/klikues NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN


 Pyetje: NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN


Cilat janë vlerat dhe mirësitë e natës së mesit të muajit shaban dhe a lejohet të veçohet kjo natë me adhurim?


 Përgjigjja: NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me natën e mesit të muajit shaban, synohet nata e 15-të e këtij muaji të kalendarit hënor, e cila njihet ndryshe si Nata e Beraetit, bazuar në faljen e Allahut që vjen në këtë natë për besimtarët me zemra të pastra nga idhujtaria dhe mllefi, falje e cila përmendet në disa transmetime profetike të konsideruara si të vlefshme për argument nga një numër dijetarësh muslimanë; ndërsa më konkretisht lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Së pari: Mirësia e natës së mesit të muajit shaban

Në lidhje me mirësinë e natës së mesit të muajit shaban janë transmetuar shumë hadithe të shpikura, të dobëta ose të diskutueshme. Fare pak prej këtyre të fundit (më konkretisht dy ose tre prej haditheve të diskutueshme) janë konsideruar nga një grup dijetarësh si të vlefshme për argument.Lexoni më tepër

Bazuar në mendimin e dijetarëve ekzaminues që i kanë konsideruar këto transmetime si të vlefshme për argument, vepra e mirë e spikatur në to, është që muslimani i cili kërkon ta arrijë shpërblimin e kësaj nate, të mos flejë në të përveçse me zemër tërësisht të pastruar nga shirku (idhujtaria), si dhe nga armiqësia, urrejtja, mllefi dhe mëria për muslimanët. Ndërsa dalja përtej kësaj, duke e veçuar këtë natë me namaz apo trajtë tjetër prej adhurimeve të natës, nuk mund të argumentohet përmes këtyre transmetimeve, sepse në fakt nuk figuron asnjë transmetim autentik ku të vijë se një vepër e tillë është bërë nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) apo shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!), teksa po të kishte pasur në të tillë vepër mirësi, me siguri që ata do të na kishin paraprirë dhe do na kishin informuar…

Së dyti: Veçimi i natës së mesit të shabanit me falje nate dhe adhurim

Pretendimi se prej traditës profetike apo asaj të sahabëve (shokëve të Profetit) është: veçimi i i natës së mesit të muajit shaban me namaz e adhurim dhe ditës pas kësaj me agjërim, se në këtë natë falet namaz i veçantë me numër të veçantë rekatësh, lexim të veçantë Kurani dhe për të ka një shpërblim të veçantë, se në këtë natë bëhet një lutje e veçantë dhe se festime të ndryshme fetare të trajtave të ndryshme i dedikohen kësaj nate etj. (që për fat të keq gjenden dendur ndër muslimanë gjatë kësaj nate), është një pretendim krejtësisht i pabazuar në burimet ligjore islame, pasi transmetimet që flasin për të tilla gjëra janë të shpikura dhe të kota4.

Sidoqoftë, disa juristë muslimanë, bazuar në transmetimet e lartpërmendura të konsideruara nga disa dijetarë si të vlefshme për argument, janë të mendimit se falja përgjatë natës së mesit të muajit shaban është e pëlqyeshme, nëse kjo bëhet me qëllimin që besimtari t’i ekspozohet mëshirës dhe faljes së Allahut të Lartmadhëruar.Lexoni më tepër

Së këtejmi, muslimani që bazohet në veprimin e tabi’inëve të lartpërmendur dhe dijetarëve mbështetës të qëndrimit të tyre, lipset që në kuadrin e veprave të mira përgjatë kësaj nate: të falet dhe lutet; të zhvishet nga shirku (idhujtaria) e madhe apo e vogël qoftë ajo: (së pari) nga shokbërja Zotit në adhurim e synim dhe (së dyti) nga shokbërja Zotit në bindje dhe pasim; t’i falë muslimanët e ta pastrojë unin e tij nga zënkat, mëritë dhe ndasitë me muslimanët, si dhe t’i largohet bidateve (adhurimeve të pabazuara në normat islame), pasi e gjithë mirësia është në pasimin e dijetarëve të tre gjeneratave të para muslimane dhe e gjithë e keqja qëndron tek pasimi i adhurimeve të pabaza që u shpikën pas tyre.

Kurse sa i përket grumbullimit të njerëzve në xhami në këtë natë, më i rezervuar është mendimi i dijetarëve selefë (të tre gjeneratave të para muslimane) se një gjë e tillë është mekruh8 (e papëlqyeshme), sepse nuk bazohet në një argument burimor autentik të normave islame.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

  1. Ibn Maxhe 1390, Albani në Sahihu El-Xhamia 1819, ka thënë se hadithi është “hasen/i mirë (mbështetur në transmetimet dëshmuese)” dhe po kështu është shprehur edhe Shuajb Arnauti në Sunen Ibn Maxhe v. 2, f. 400, nr. 1390, i cili e vlerëson hadithin si të besueshëm mbështetur në hadithet e tjera të dobëta dëshmuese në favor të tij; pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek Et-Tabarani në El-Kebir v. 20, f. 104, nr. 215 dhe El-Eusat 6776, Ibn Hibbani 5665; El-Mundhiri në Et-Tergib Ue Et-Terhib v. 3, f. 307, nr. 4188 ka thënë se zinxhiri i këtij transmetimi është pa probleme (në rregull/i besueshëm) dhe po kështu është shprehur edhe Shuajb Arnauti në Sahih Ibn Hibban v. 12, f. 482, nr. 5665, i cili e vlerëson hadithin të besueshëm mbështetur në hadithet e tjera të dobëta dëshmuese në favor të tij; ndërkaq mendime të fuqishme dijetarësh prej gjeneratave të hershme theksojnë se ky hadith dhe të gjitha hadithet lidhur me vlerën/mirësinë e natës së mesit të muajit shaban janë të dobëta (Ibn Rexheb El-Hanbeli  në Lataif El-Mearif v. 1, f. 136, thotë se ky është mendimi i shumicës së tyre) dhe të këtij mendimi janë edhe shumë bashkëkohorë.
  2. Et-Tabarani 590, Shuabu El-Iman – Li El-Bejhaki 3551, Albani në Sahihu El-Xhamia 771, thotë se hadithi është “hasen/i mirë”; ndërkaq – siç u cek edhe në hadithin e mëparshëm – mendime të fuqishme dijetarësh prej gjeneratave të hershme theksojnë se ky hadith dhe të gjitha hadithet lidhur me vlerën/mirësinë e natës së mesit të muajit shaban janë të dobëta (Ibn Rexheb El-Hanbeli  në Lataif El-Mearif v. 1, f. 136, thotë se ky është mendimi i shumicës së tyre) dhe të këtij mendimi janë edhe shumë bashkëkohorë.
  3. Musnedu Ahmed 6642, Ahmed Shakir në Musnedu Ahmed v. 6. f. 197, nr. 6640, ka thënë se ky hadith është i vërtetë dhe po kështu është shprehur edhe Shuajb Arnauti në Musnedu Ahmed v. 11, f. 217, nr. 6642, i cili e vlerëson hadithin të besueshëm mbështetur në hadithet e tjera të dobëta dëshmuese në favor të tij, kurse Albani në Daifu Et-Tergib Ue Et-Terhib v. 1, f. 315, nr. 621 dhe v. 2. f. 213, nr. 1652, thotë se ky transmetim është “daif/i dobët (nuk vlen të merret si argument)”; ndërkaq – siç u cek edhe në dy hadithet e mëparshme – mendime të fuqishme dijetarësh prej gjeneratave të hershme theksojnë se ky hadith dhe të gjitha hadithet lidhur me vlerën/mirësinë e natës së mesit të muajit shaban janë të dobëta (Ibn Rexheb El-Hanbeli  në Lataif El-Mearif v. 1, f. 136, thotë se ky është mendimi i shumicës së tyre) dhe të këtij mendimi janë edhe shumë bashkëkohorë.
  4. Konkretisht transmetimi i faljes së 100 rekatëve, 24 rekatëve dhe 12 rekatëve, falja e natës së mesit të shabanit e agjërimit të ditës pas saj etj., janë transmetime të shpikura dhe të pabaza, ku për më shumë mund të referoheni në: Tebjinu El-Axheb f. 13-14 dhe Lisanu El-Mizan v. 5, f. 271 – Li Ibn Haxher, El-Esraru El-Merfua’h Fil Akhbar El-Meudua’h f. 439-440 – Li Mula Ali El-Kaariu, El-I’lel El-Mutenahije Fil Ehadith El-Uahije f. 924 dhe El-Meudua’t v. 2, f. 127 – Li Ibn El-Xheuzi Ebu El-Feraxh etj.
  5. Iktidau Es-Sirati El-Mustekim v. 2, f. 631.
  6. Shih: Lataif El-Mearif v. 1, f. 137 – Li Ibn Rexheb El-Hanbeli dhe Ruetu et Tehdhijbejni (Tehdhibu El-Kemali Fi Esmai Er-Rixhali – El-Mizzi (ka ndërruar jetë në vitin 742 Hixhri) dhe Tehdhibu Et-Tehdhib” – Li  Ibn Haxher El-Askalani (ka ndërruar jetë në vitin 852 Hixhri) 1678, 5679, 6875,
  7. El-Um v. 1, f. 264 – Li Esh-Shafi’i.
  8. Mekruh: Vepër e papëlqyer, lënia e të cilës shpërblehet dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.