KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Numri i fetvasë: 194 KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E MARTESËS

3 277 shfletues/klikues KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


 Pyetje: KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


Cilat janë kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë muslimanët, që martesa e tyre (niqahu) të jetë në përputhje me normat sheriatike (ligjore islame)?


 Përgjigjja: KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përkufizimi i përzgjedhur për familjen në dritën e mësimeve islame është se, “familja është institucioni shoqëror që zhvillohet nga çiftimi i një burri me një grua me akt të rregullt ligjor islam dhe më pas nga bashkimi i familjeve ndërtohet shoqëria”. Kulmet më të rëndësishme të familjes janë: burri, gruaja dhe fëmijët.

Martesa në Islam është quajtur besëlidhje rigoroze. Duke qenë se martesa është hallka më e rëndësishme e mirëqenies së individit dhe shoqërisë, Islami i ka dhënë rëndësi dhe interes të veçantë mbarëvajtjes së insitucionit të martesës, prej të cilit dalin dhe aftësohen individët e shoqërisë humane.

Së këtejmi Islami ka vendosur për martesën e muslimanëve kushtet në vijim:

Kushti i parë: Përcaktimi i identitetit të dhëndrit dhe nuses dhe pëlqimi i tyre që të martohen me njëri-tjetrin.

Kushti i dytë: Miratimi (lejimi) i kujdestarit legjitim të vajzës (nuses) për këtë martesë. Kujdestari i nuses është babai i saj e në mungesë të tij janë: gjyshi, djali (nëse nusja ka qenë e martuar më parë), vëllai, xhaxhai etj.Lexoni më tepër

Kushti i tretë: Prania e dy dëshmitarëve të cilët duhet të dëshmojnë kryerjen e kurorëzimit të kësaj martese. Dëshmitari duhet të jetë: musliman, mashkull, të mos jetë shurdhmemec, të jetë i përgjegjshëm juridikisht, i ndershëm dhe i rregullt në përkushtimin e tij fetar islam.Lexoni më tepër

Kushti i katërt: Që bashkëshortët të mos kenë ndonjë pengesë ligjore islame për t’u martuar me njëri-tjetrin, si p.sh.: të mos kenë të njëjtën nënë gjiri1 (mëndeshë), ndalohet martesa me kurvarët, me idhujtarët, martesa me të divorcuarëm apo vejushën para se të mbarojë koha që ajo duhet të presë para se të martohet, martesa e muslimanes me jomulsiman etj.Lexoni më tepër

– Angazhimi i mehrit (prikës / kapitalit a pasurisë së pakthyeshme) që i jepet nuses:

Martesa e obligon dhëndrin që t’i jap mehr2 (prikë a pasuri të pakthyeshme) nuses së tij, por aktkurorëzimi i martesës është i vlefshëm edhe pa përmendjen apo dhënien paraprake të mehrit. Vlerën e mehrit e vendosin nusja bashkë me kujdestarin e saj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT

  1. Mëndeshë (Nënë gjiri): Gruaja që i jep gji një foshnje të huaj derisa të rritet, me kusht që: foshnja të ketë pirë gji të paktën pesë herë të sigurta (ku në secilën pirje foshnja të jetë ngopur apo të ketë pirë deri sa te ketë lëshuar gjirin vetë) dhe të ketë pirë gji kur ka qenë dy vjeç e poshtë. Për shkak të pirjes në fjalë të qumështit bëhen të ndaluar për martesë: babai, biri, vëllai, xhaxhai, daja, djali i vëllait dhe ai i motrës nga qumështi (dhe kështu me radhë sikurse tek lidhjet e gjakut).
  2. Mehr: Pasuri që dhëndri obligohet t’ia jep nuses së tij dhe që kalon në pronësi të plotë të kësaj të fundit.
MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE
MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.