GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.

Numri i fetvasë: 394 GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.

Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR

203 shfletues/klikues GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.


 Pyetje: GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.


A më lejohet t‘i gënjej prindërit në lidhje me produktet hallall, sepse ata shikojnë pjesën ekonomike, kurse unë interesohem të jem sa më në rregull me Krijuesin. A bëj mëkat në lidhje me këtë (nëse përdor gënjeshtrën për sa në fjalë), ngase nuk mund ta gjej dot gjuhën e përbashkët me prindërit e mi?


 Përgjigjja: GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1

Muslimani/a i përmbahet të vërtetës sa të mundet dhe e di me siguri (bazuar në argumentet kategorike ligjore islame) se gënjeshtra si rregull përbën një cilësi të ulët rreptësisht të ndaluar, se Islami ka tërhequr një vërejtje të fuqishme kundër gënjeshtrës duke e konsideruar atë prej mëkateve të mëdha dhe se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na ka informuar se gënjeshtra shpie në paturpësi (prishje) dhe kjo e fundit (paturpësia) shpie në zjarr (xhehenem) – Allahu na ruajttë!

Sipas rregullave juridike islame gënjeshtra lejohet vetëm kur personi bie në zor (ngushtësi a vështirësi të madhe), si p.sh. në rastin e rënies në domosdoshmëritë lejuese të ndalesave ligjore islame; gjithsesi (edhe në rast domosdoshmërie) gënjeshtra lejohet vetëm në vlerë të përcaktuar dhe për një dobi dispozitive (ligjore) që s’mund të arrihet vetëm se në këtë formë.Lexoni më tepër

Kësisoj, si rregull gënjeshtra duhet mënjanuar dhe ajo lejohet vetëm kur muslimani/a nuk gjen mundësi tjetër të lejuar në vend të saj; së këtejmi, nëse personi s’mund ta thotë kurrsesi të vërtetën, në vend që të gënjejë, ai flet me dykuptimësi (nënkuptim) ose bën lojë fjalësh.Lexoni më tepër

– Kurse më konkretisht për rastin e parashtruar vlen të thuhet, se si rregull duhet t’ua sqarosh prindërve rëndësinë e madhe të ushqimit me hallall dhe të standardit hallall në aspektin fetar dhe shëndetësor.

Pastaj, në rastin kur nëse ti i thua prindit të vërtetën, ai ka shumë gjasa të zemërohet aq fort me ty saqë kjo të të vërë në një vështirësi të rëndë, në këtë rast vepron si vijon:

Së pari: Si fillim duhet dalë nga situate duke folur me dykuptimësi (nënkuptim) ose bërë lojë fjalësh pa rënë në gënjeshtër (p.sh. për një produkt që bën 20 000 lekë të vjetra dhe ty të duhet të thuash se “ai bën 10 000 lekë të vjetra”, të thuash se “ky produkt i bën 10 000 lekë të vjetra”, gjë në të cilën ti po thua të vërtetën, pasi një produkt që kap vlerën 20 000 lekë të vjetra, e ka për më tepër edhe vlerën 10 000 lekë të vjetra; ose të thuash “i bën 10 000 lekë të vjetra” duke nënkuptuar gjysmë kg prej tij apo ngjashëm);

Së dyti: Nëse nuk mundesh ta bësh sa u cek në pikën e parë, atëherë të lejohet gënjeshtra (madje edhe nëse përforcohet me betim në Zot), por me kushtin që kjo gënjeshtër të mos i sjell dëm ndonjë personi tjetër. Lejimi në fjalë qëndron duke qenë se ky rast i domosdoshëm hyn tek lloji i përmirësimit të raportit me prindin (kur vetëm kësisoj mund të arrihet fitimi i kënaqësisë së prindit, moszemërimi i tyre dhe ruajtja prej sharjes që mund të vijë prej tyre)…

Bazuar në sa u tha, nëse gënjejmë për çmimin real të produkteve hallall (dhe ngjashëm), të shtrënguar ngase s’kemi rrugë tjetër të lejuar për të arritur tek përvetësimi i këtyre produkteve, si dhe tek kënaqja e prindit dhe moszemërimi i tij; e tillë gënjeshtër është e lejuar prej zori (domosdoshmërie), teksa si rregull gënjeshtra në vetvete mbetet e ndaluar (haram).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.

GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamqa, islamqa dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: