DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

Numri i fetvasë: 19 DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

3 730 shfletues/klikues DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL


 Pyetje: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL


A duhet të jemi me abdes dhe gusël kur bëjmë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes?


 Përgjigjja: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me raportin e abdesit1 dhe guslit2 me dhikrin3 në përgjithësi, përfshirë edhe atë të mëngjesit dhe mbrëmjes, duhet të kemi paraysh sa vijon:

Së pari: Për dhikrin që nuk përmban Kuran, nuk është kusht as abdesi dhe as gusli:

Kur në dhikrin që bëhet nuk ka ajete4 kuranore, nuk është problem që personi të jetë pa abdes ose pa gusël.

Së dyti: Për dhikrin që përmban Kuran, nuk është kusht abdesi por gusli po:

Kur dhikri që lexohet përmban ajete kuranore, abdesi nuk është kusht. Kurse xhunubit5, sipas pjesës dërrmuese të juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet6), nuk i lejohet leximi i Kuranit, qoftë edhe përmendësh (pa e prekur Mus’hafin7).Lexoni më tepër

Shënim:

Kuran konsiderohet vetëm teksti origjinal në arabisht i Kuranit, kurse komentimi i Kuranit në të gjithë gjuhët (përfshirë edhe arabishten) nuk ka problem të lexohet (apo preket) pa abdes a pa gusël.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

  1. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  2. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  3. Dhikri: Përmendja e Allahut të Madhëruar.
  4. Ajet: Thënie kuranore.
  5. Xhunub: Personi në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe rituale).
  6. Medh’heb: Akademi juridike islame.
  7. Mus’hafi: Libri i Kuranit.
LEXIMI-DËGJIMI I KURANIT NGA I PAPASTRI
DUA TË FALEM-A KA NDONJË LUTJE
 

2 comments on “DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL

  1. Sela

    Allahu te bekofte Imam Altin!
    Te falenderoj per ç’ka ju postoni!
    Mundi juaj u shperblefte me xhenet!

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.