BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ

Numri i fetvasë: 221 BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ

Kategoria: DYSHIME RRETH MONOTEIZMIT

2 651 shfletues/klikues BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ


 Pyetje: BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ


Dihet fakti se betimi për tjetërgjë/kënd veç Allahut është i ndaluar, por cili është shpjegimi për faktin sesi Allahu betohet në Kuran për shumë gjëra, si betimi i Tij për (me): diellin, hënën, natën, agimin etj.?


 Përgjigjja: BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Arsyeja e ndalimit të betimit për (me) tjetërgjë/kënd veç Allahut qëndron në faktin se betimi nënkupton madhërimin e kujt/çfarë bëhet betimi për të dhe madhërimi në thelb është i veçantë për Allahun e Lartësuar.

Ndërsa lidhur me pyetjen e parashtruar (se cili është shpjegimi lidhur me betimin e Allahut për (me) shumë krijesa, teksa dihet fakti se betimi për tjetërgjë/kënd veç Allahut është i ndaluar), dijetarët muslimanë kanë dhënë disa përgjigje4, ku ndoshta më të spikaturat janë si vijon:

Së pari: Allahu betohet ku të dojë, pasi çdo gjë dëshmon për Të

Rregulli kategorik për pyetjet që drejtohen lidhur me veprimet hyjnore të Allahut është: “Ai (Zoti) nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata [krijesat e Tij] do të pyeten.”5

Më konkretisht, Allahu i Lartmadhëruar është Krijuesi i universit dhe gjithë krijesave në të, ndaj për Të është e denjë të betohet në çdo krijesë që Ai do, pasi çdo gjë është nën urdhrin e Tij dhe është subjekt që dëshmon për Të.

Betimi hyjnor i kësaj natyre në krijesat është një fakt i spikatur në të gjithë librat qiellorë, ku lidhur me këtë do mjaftohemi me sa vijon:

“Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: ‘Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre…’”6Lexoni më tepër

Përderisa kjo metodë hyjnore të betuari është karakteristikë e gjithë librave qiellorë, del qartë në pah naiviteti i kujt e kritikon Kuranin për një gjë të tillë.

Së dyti: Betimi i Allahut për krijesat e Tij, nuk nënkupton hyjnizimin dhe madhërimin e tyre

Me betimin e Allahut të Madhëruar në krijesat e Tij, nuk nënkuptohet shenjtërimi (hyjnizimi) dhe madhërimi i tyre, por me të synohet dëshmia, argumenti dhe ftesa e mendarëve për meditim dhe për të nxjerrë mësim, gjë që në fakt është vërtetuar të ketë gjetur përdorim në të folurin origjinal të arabëve, në gjuhën e të cilëve zbriti Kurani fisnik.

Disa nga argumentet që tregojnë se betimi për krijesat i ardhur në Kuran, nuk është për madhërimin dhe shenjtërimin e tyre, janë:

Argumenti i parë: Gjëja për të cilën bëhet betimi përgjithësohet në trajtën përgjithësuese të argumenteve të qëllimtaLexoni më tepër

Argumenti i dytë: Gjëja për të cilën bëhet betimi ndiqet nga porosia se ajo përbën argument për mendarëtLexoni më tepër

Argumenti i tretë: Prania e argumenteve kuranore që e interpretojnë këtë realitetLexoni më tepër

Së treti: Disa dijetarë muslimanë janë të mendimit se emrat e ardhur në Kuran në betimet “Betohem për diellin, hënën, natën, agimin etj.”, janë përcaktorë gjinorë (përbëjnë trajtën gjuhësore të gjuhës arabe të quajtur “EL-MUĎAAF12 / në këtë rast kemi të bëjmë me përcaktorin me drejtim, që shprehet me emër në rasën gjinore)”, ku emri bërthamë i përcaktuar prej tyre (EL-MUĎAAF ILEJHI13 / në këtë rast emri bërtham i përcaktuar vjen në funksion të kundrinës së drejtë) ka rënë, kështu që supozimi i vërtetë i këtyrë betimeve është: “Betohem për Zotin e diellit, hënës, natës, agimit etj.”.

Allahu e di më mirë. BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ

BETIMI I ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ
 

  1. Shirk: Politeizëm / Idhujtari, e cila është dy llojesh: (lloji i parë) Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i madh: Bërja Allahut të Madhëruar shok, ekuivalent, ortak apo partner, një send, kafshë, engjëll, xhind, njeri apo çdo gjë tjetër, në atributet, hyjnizimin dhe zotësinë e Tij; duke treguar dashuri, frikë dhe përulje për ta sikurse për Allahun; si dhe drejtimi i adhurimit tjetërkujt veç Allahut të Madhëruar dhe lutja e tjetërkujt veç Tij për përfitim dobie apo shmangie dëmi në gjërat që janë përtej mundësive të krijesave; dhe lloji i dytë Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i vogël: Gjithësa përbën justifikim a mjet për rënien në idhujtarinë e madhe (bërjen shok Allahut) dhe mund të jetë prej veprave (si kryerja e akteve të adhurimit për t’u dukur a rënë sadopak në sy) apo prej fjalëve (si betimi në diç a dikë tjetër veç Allahut).
  2. Ahmedi 6072, Ebu Daudi 3253; Albani (në Sahihu Ebi Daud 2787) ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  3. Shih alifta dhe alifta.
  4. Shih: islamweb dhe bayanelislam.
  5. El-Enbija: 23.
  6. Teurati (Dhjata e Vjetër), Libri Amosi, kapitulli 8/7.
  7. Ungjilli (Dhjata e Re), Libri Mateu, kapitulli 23/ 16-22.
  8. Esh-Shems: 1-8.
  9. El-Fexhr: 1-5.
  10. El-Uakia: 75-76.
  11. El-Bekare: 164.
  12. EL-MUĎAAF: Përcaktori përbën një gjymtyrë të dytë (plotësuese) të fjalisë, e cila hyn në marrëdhënie përcaktore me një emër bërtham (kokë leksikore) të fjalisë dhe lidhet me të me përshtatje, me drejtim ose me bashkim.
  13. EL-MUĎAAF ILEJHI: Emër bërtham apo kokë leksikore, përcaktuar (sqaruar apo saktësuar) nga përcaktori, i cili përbën gjymtyrën e fjalisë ku varet përcaktori.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: