JETA E VËRTETË

TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

Teoria e Big Bangut në peshoren e versionit kuranor të krijimit të universit (8 276 shfletues/klikues)

TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

TEORIA E BIGBANGUTKjo teori thotë se qiejt dhe toka ishin të ngjitura në një masiv të vetëm (në masivin fillestar që ata e quajtën “Thërrmija Unike-Singularity”), para së cilës nuk ekzistonte asgjë, as koha dhe as hapësira. Sa i përket madhësisë, kjo thërrmijë ishte thuajse inekzistente (ishte e madhësisë afërsisht zero), kurse sa i përket masës, ajo ishte e madhe infinitivisht por ishte e ngjeshur brenda mini-madhësisë së saj me një dendësi dhe temperaturë tepër të lartë. Si pasojë e kësaj ngjeshje dhe temperature erdhi shpërthimi i këtij masivi, prej të cilit u krijuan thërrmijat elementare, toka jonë dhe mbarë trupat qiellor, të cilët nga koha e shpërthimit janë gjithnjë në zgjerim (largim) nga njëri-tjetri.

Në fakt kjo teori në thelb bie në kundërshtim me versionin kuranor; porse ajo në përmbajtje, na sjell shumë të vërteta të cilat i ka përmendur Kurani fisnik.

Së pari: përplasjet e kësaj teorie me versionin Kuranor të krijimit të universit:

E para gjë që duhet ditur është se kjo teori, krijimin e universit, ia atribuon natyrës apo rastësisë, duke e neglizhuar tërësisht Krijuesin e vërtetë të gjithësisë, Allahun e Madhëruar. Pra në këtë teori spikat më së shumti ateizmi.

E dyta: Në këtë teori përdoret fjala shpërthim, teksa në tekstin kuranor, Allahu i Madhëruar, kur ka treguar se si filloi krijimi i qiejve dhe i tokës, ka përdorur fjalën “i shkëputëm” [Enbija: 30], që aludon se krijimi i tyre është veprimi i Krijuesit të aftë, i Cili i solli në ekzistencë qiejt dhe tokën, falë diturisë, aftësisë, përpikërisë dhe përsosmërisë së Tij…

Dihet fare mirë se nga shpërthimi nuk vjen rendi dhe rregulli, për më tepër rendi dhe rregulli i mahnitshëm që shohim të sundoj në këtë univers; porse prej shpërthimit vjen prishja e rendit, prandaj Allahu i Madhëruar nuk e ka përmendur dhe as ka aluduar tek fjala shpërthim, kur ka bërë fjalë për krijimin e qiejve dhe të tokës…

E treta: teoricienët e teorisë së Big Bang-ut, për origjinën e teorisë së tyre, përdorin fjalën “Singulariti-Pika Unike”, me të cilën duan të tregojnë se universi u krijua nga diçka që ishte thuajse asgjë, ndryshe nga thënia kuranore se qiejt dhe toka erdhën duke u shkëputur nga një lëndë ku “ishin të ngjitura (i takonin së njëjtës  tërësie)” [Enbija: 30], ku inspirohet se origjina e materies së qiejve dhe tokës është një lëndë e konsiderueshme dhe jo asgjëja…

E katërta është se kjo teori mohon që para se të ndodhte “shpërthimi i madh” të ketë ekzistuar koha, hapësira, lënda dhe energjia, gjë që do të thotë se ajo mohon ekzistencën e mbretërisë së madhe të Allahut të Lartësuar, përtej qiejve dhe tokës.

Teksa Shpallja hyjnore islame na tregon se para krijimit të qiejve dhe të tokës me pesëdhjetëmijë vjet, ka ekzistuar krijesa e Allahut e quajtur “Kalem-Shkrues”; para Kalemit ka ekzistuar Froni hyjnor ku është lartuar dhe qëndron Allahu i Madhëruar dhe uji mbi të cilin ka qenë ky Fron; Po kështu para krijimit të qiellit dhe të tokës ka ekzistuar lënda fillestare ku gjendeshin të ngjitur qiejt dhe toka dhe nga ku ato më pas u shkëputën dhe erdhën në këtë trajtë që janë sot..

Së dyti: disa të dhëna të kësaj teorie që përputhen me versionin kuranor të krijimit të universit:

E para: qiejt dhe toka ishin të ngjitura dhe paskëtaj u ndanë nëpërmjet shkëputjes, sikurse thotë Allahu i Madhëruar:

“A nuk e shohin jobesimtarët se qiejt dhe toka ishin të ngjitura (i takonin një tërësie) dhe ne i shkëputëm” [Enbija: 30].

E dyta: qielli është në zgjerim të vazhdueshëm, sikurse thotë Allahu i Madhëruar:

“Qiellin e kemi ndërtuar me një potencial dhe Ne jemi zgjerues të tij” [Dharijat: 47].

E treta: gjendja e tymnajës kozmike  që e sundoi qiellin pas shkëputjes së qiellit dhe tokës, nga lënda ku ishin të ngjitur, sikurse thotë Allahu i Madhëruar:

“Pastaj iu kthye qiellit i cili ishte tymnajë…” [Fusilet: 11].

Ende kjo gjendje tymnaje mbush thellësitë e qiellit në formën e një terri të plotë që pengon shikimin e skajeve të universit.

E katërta: qielli është një konstrukt i përsosur në të cilin nuk ka boshllëqe dhe as plasaritje, sikurse thotë Allahu i Madhëruar:

“A nuk vështrojnë tek qielli përsipër tyre sesi e ndërtuam dhe stolisëm atë, duke mos pasur kurrfarë plasaritje (boshllëqesh)” [Kaf: 6].

Dikush mendon se hapësirat gjigande kozmike janë boshllëqe, porse shkenca moderne ka vërtetuar se qielli nuk ka asnjë boshllëk, por ajo që ne na duket terr është në fakt “Dark matter-lënda e errët”, e cila ka rolin vendimtar në ruajtjen e gravitetit të yjeve dhe galaktikave dhe mos hallakatjen e tyre. Lënda e errët ka një shtrirje 20 herë më të madhe se lënda e shqisueshme dhe përbërja e “Dark matter” nuk dihet edhe sot e kësaj dite.

Gjithashtu shkencëtarët bashkëkohor kanë zbuluar kohët e fundit se në univers kemi të bëjmë me një fuqi gjigande e cila e shtyn universin të zgjerohet në vazhdimësi, pavarësisht gravitetit (forcës tërheqëse) që ushtrojnë materia e shqisueshme dhe materia e errët. Ata e quajtën këtë forcë shtytëse “energjia e errët” e cila përbën 70% të universit, teksa materia e shqisueshme bashkë me atë të errët përbëjnë vetëm 30% të universit; gjë mbi të cilën Allahu i Madhëruar thotë:

“Betohem në atë që e vështroni dhe atë që nuk e vështroni” [Haka: 38-39].

Së fundi shkenca bashkëkohore po bën fjalë për rrëzimin të teorisë së shpërthimit të madh dhe daljen në dritë të një teorie të re, e cila pranon se para krijimit të qiejve dhe të tokës, ka ekzistuar në hapësirë dhe në kohë, materia nga ku qiejt dhe toka erdhën…

Gjithsesi shkencës i mbetet shumë për të bërë që të arrij të zbuloj se cila është struktura e kësaj lënde që ka ekzistuar në hapësirë dhe në kohë dhe nga e cila u krijuan qiejt dhe toka; nëse thërrmijat elementare që ne njohim kanë qenë pjesë e asaj lënde në trajtën e tyre të tanishme, apo ato ishin produkt i zhvillimeve që ndodhën në këtë lëndë paraprake nga ku u krijuan qiejt edhe toka; nëse uji që gjendet në tokë ka qenë pjesë e asaj lënde apo ai u krijua pas krijimit të tokës; dhe shumë e shumë pyetje të tjera të mbetura pa përgjigje…

Allahu e di më së miri. TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

Përgatiti: Altin Torba TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

[Bazuar në një hulumtim shkencor të dr. Mahmud Abdullah Nexha, anëtar i departamentit të mrekullisë shkencore kuranore].

_____ TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

TEORIA E BIG BANGUT-SHPËRTHIMIT TË MADH

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top