Numri i fetvasë: 295 SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
Kategoria: PASURITË E HUMBURA-PËRKUFIZIMI E DISPOZITA
5 675 shfletues/klikues SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
Pyetje: SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
Nëse gjejmë në rrugë ca para dhe nuk e dimë se kujt i kanë rënë, a duhet t’i marrim ato dhe t’i japim sadaka në emër të personit që u kanë rënë (humbur)?
Përgjigjja: SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nëse muslimani gjen diçka në rrugë (para apo ngjashëm prej sendeve me vlerë) dhe nuk e di e as mund ta hetojë se kujt i ka humbur, në këtë rast duhet vepruar si vijon1:Lexoni më tepër
Rasti i parë: Kur pasuria e humbur (gjetur) ka vlerë të pakonsiderueshme
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se nëse sendet e gjetura janë me vlerë të pakët (si litarët, shkopinjtë, kërbaçët, qeset me bukë, vlera e vogël e parave2 dhe ngjashëm me to në vlerë), për to nuk është obligim të bëhet njoftim, por lejohet që ato të merren (përvetësohen) e të shfrytëzohen (siç do vijë shpejgimi në vijim). Ndërsa lidhur me faktin se cila vlerë konsiderohet e pakët, dy mendimet bazë të juristëve muslimanë janë: (mendimi i parë) vlera e paktë bazohet tek tradita dhe s’është e përcaktuar (mendimi i parë mbështetet prej imam Ahmedit etj. dhe përbën mendimin më parësor) dhe (mendimi i dytë) vlera e pakët është vlera 0,25 (çerek) dinari3 (1,062 gr flori4) e poshtë, që përbën vlerën përjashtuese të masës penale të prerjes së dorës së hajdutit (mendimi i dytë mbështetet prej imam Ebu Hanifes, imam Malikut etj.).Lexoni më tepër
Rasti i dytë: Kur pasuria e humbur (gjetur) ka vlerë të konsiderueshme5
Kur në traditën e shtresës së mesme të popullsisë së vendit, sendi i gjetur ka zakonisht vlerë të konsiderueshme (të madhe) dhe humbësi merakoset për të, në këtë rast duhet që të kihet parasysh sa vijon:
a. Cilat pasuri / kapitale / sende konsiderohen pasuri e humbur
Tek kategoria e pasurive të humbura nuk hyjnë: (së pari) kafshët që mund të vetëmbrohen nga bishat e vogla (si: devetë, lopët, kuajt, mushkat, shpendët fluturues dhe ngjashëm) dhe (së dyti) sendet me përmasa të mëdha e të rënda të atilla që s’mund të humbasin dhe s’mund të lëvizen nga vendi; por pasuri të humbura konsiderohen pasuritë me vlerë të konsiderueshme që janë: (së pari) të trajtës së kapitaleve të përgjithshme (të ndryshme nga ato të kategorisë së mësipërme ku nuk hynin pasuritë e humbura), si: paratë, ushqimet dhe plaçkat e ndryshme (enë, rroba, mjete etj.), ose janë (së dyti) të trajtës të çfarë mund të hahet nga bishat e vogla (si: viçat e njomë, dhentë, pulat etj.).Lexoni më tepër
b. Kushtet për marrjen përsipër të pasurisë së humbur
Pasuria e humbur merret përsipër të mbahet vetëm nëse: (a) gjetësi ka vetëbesim se mund ta ruajë atë (sipas rregullave përkatëse islame) dhe (b) ai është i aftë mjaftueshëm të bëj përpjekjet për identifikimin e pronarit të vërtetë.
c. Mënyra e fiksimit të detajeve të pasurisë së humbur dhe dorëzimit të saj
Përpara se ta marrë përsipër mbajtjen e sendit me vlerë të gjetur, gjetësi duhet të prezantohet me detajet e nevojshme të tij (vendgjetjen, vlerën dhe cilësi të tjera të veçanta të tij), me qëllim që përmes këtyre hollësirave të bëhet e mundur që pasuria e gjetur të mos bjerë në dorën e mashtrueseve, por të bjerë vetëm në dorën e pronarit të saj. Nëse gjetësi gjen tek pasuria e humbur shenja që spikasin bindshëm identitetin e pronarit të saj, del si obligim që kjo pasuri t’i dorëzohet këtij personi. Gjithashtu gjetësi duhet t’ia dorëzojë menjëherë pasurinë e gjetur personit që e përshkruan atë në përputhje me detajet përkatëse të tij, përndryshe nuk lejohet ta dërozojë atë.Lexoni më tepër
d. Mënyra e njoftimit për pasurinë e humbur
Për sendin e gjetur nxirret një njoftim i përgjithshëm i tillë që të shmang mundësinë e rënies së këtij sendi në dorën e tjetërkujt veç pronarit të tij të vërtetë. Njoftimi duhet të bëhet për një vit rresht dhe më mirë është që ai të mos vonohet, por të bëhet menjëherë pasi të gjehet pasuria e humbur8 (javën e parë njoftohet 1-2 herë për çdo ditë dhe paskëtaj sipas traditës, si p.sh. javët e para pas javës së parë njoftohet për çdo javë një herë dhe pastaj për çdo muaj nga 1-3 herë dhe ngjashëm).Lexoni më tepër
e. Nëse njoftimi për pasurinë e humbur vonohet
Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se njoftimi është obligim të bëhet rregullisht në vitin e parë (i cili fillon me datën e gjetjes së pasurisë së humbur) dhe se vonimi i njoftimit nga pakujdesia konsiderohet mëkat; kurse pasi të ketë kaluar një vit nga gjetja e kësaj pasurie, bërja e njoftimit bie, pasi nuk ka më rol (arsye) për të, përveçse nëse ende ka shpresa të konsiderueshme për gjetjen e pronarit të saj. Nëse pas njoftimit të rregullt, pronari i sendit të humbur nuk gjendet, gjetësit i lejohet të veprojë me të si të dëshirojë (pavarësisht nëse ky gjetës është i pasur ose i varfër).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
SI VEPROHET ME PASURINË E HUMBUR
- Shih: islamweb, islamqa, islamqa, islamweb dhe islamweb. ↩
- Si rregull pasuri (para, send etj.) me vlerë të paktë është ajo për të cilën personi i shtresës së mesme të popullatës nuk shqetësohet nëse i humbet dhe as është se gëzohet kushedi çfarë nëse i jepet, teksa i varfri për të njëjtën do të shqetësohej po t’i humbiste dhe gëzohej nëse do t’i jepej (shih: islamweb). ↩
- Dinar: Monedhë floriri me vlerë 4,25 gr ar të pastër. ↩
- Vlera 1.062 gr ar (bazuar në kursin aktual të këmbit valutor / shih goldrate24eu) është e barasvlershme me 36,6 euro ose 41 dollarë, ose barasvlerën përkatëse në valuta të tjera. ↩
- Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Disa prej juristëve muslimanë janë të mendimit se nuk është obligim që njoftimi të bëhet menjëherë pasi të gjehet pasuria e humbur (që përbën mendimin më të saktë të medh’hebit shafi’i etj.), teksa dijetarë të tjerë thonë se nuk lejohet që ky njoftim të bëhet më vonë por duhet të bëhet me t’u gjetur kjo pasuri e humbur (shih: islamweb). ↩
- Dhënia e pasurisë së gjetur lëmoshë (sadaka), në emër të pronarit të kësaj pasurie, nëse pas një viti njoftimi të rregullt pronari i saj nuk bëhet i ditur, është më e rezervuar dhe më mirë se ruajtja e vazhdueshme e saj në pritje të pronarit, apo shfrytëzimi dhe përvetësimi (pronësimi) i saj nga ana e gjetësit të saj; (gjykim ky që vjen) nën konsideratën e kësaj pasurie të humbur të krahasueshme me pasurinë të cilës nuk i dihet pronari dhe nuk kihet shpresa për gjetjen e këtij pronari (shih: islamweb). ↩