SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE

Numri i fetvasë: 231 SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE

Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E SHITBLERJES

1 535 shfletues/klikues SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE


 Pyetje: SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE


Cila është dispozita e shitjes së një prone (apartamenti), kur një pjesë e shumës së parave vijnë si kredi (kamatë) e butë nga bashkia nëpërmjet bankës? Më konkretisht dua të shes apartamentin, ndërkohe që blerësi e ka një pjesë të çmimit dhe tjetrën ia jep bashkia me kredi të butë nëpërmjet bankës. Po kështu, siç dihet, në veprimet bankare të rastit në fjalë, për të vlerësuar shtëpinë, kryejnë të dy veprime, edhe shitësi, edhe blerësi.


Përgjigjja: SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kapitali i fituar nga shitja e apartamentit dikujt që e pagon çmimin e tij duke marrë kredi (borxh kamator), nuk konsiderohet kapital monetar i fituar në haram (kundërvajtje/shkelje sheriatike), pasi ky kapital përbën në fakt çmimin e mallit tuaj hallall (legjitim); ndërsa rënia në fjalë në haram (në shkeljen ligjore/sheriatike të borxhit kamator) është pergjegjësi e borxhmarrësit të kësaj kamate dhe nuk ka lidhje me kapitalin monetar në vetvete.

Çfarë ndalohet në këtë rast është bashkëpunimi me personin që dihet se ka në plan të marrë borxh kamator, pra ndihmesa e tij në këtë veprim të ndaluar, qoftë kjo ndihmesë duke i shitur atij mallin përkatës (në këtër rast apartamentin) që do ta blejë me haram, ose me ndonjë formë tjetër (përfshirë veprimet bankare të shitësit të apartamentit, në shërbim të mundësimit të borxhit kamator, të përmendura në pyetje).

Ndryshe qëndron çështja kur borxhi kamator është bërë fakt i kryer (është marrë) dhe personi blerës vjen për t’ua blerë apartamentin pa marrë dokumentacion / letra prej jush (të cilat i shërbejnë atij për marrjen e borxhit kamator); në këtë rast shitja nuk përbën ndihmesë të tij për marrjen e borxhit kamator, pasi ky borxh është marrë përfundimisht.

Bazuar në sa u tha, kundërvajtja (shkelja ligjore/sheriatike) që bëhet në rastin kur i shesim apartamentin dikujt që ka në plan ta blejë atë me borxh kamator, për më tepër ndihmesa e tij me dokumentacionin përkatës për këtë çështje, ka të bëjë vetëm me ndihmesën e këtij personi në kryerjen e këtij veprimi të ndalur, bazuar në thënien kuranore: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.1Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHITJA KUJT PAGON ME LEKË KAMATE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE

SHITJA KUJT TË PAGON ME LEKË KAMATE
 

  1. El-Maide: 2.
  2. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: