JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET

Numri i fetvasë: 306 PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET

Kategoria: ZEKATI I THESAREVE DHE MINERALEVE

3 960 shfletues/klikues PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET


 Pyetje: PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET


Nëse një thesar i fshehur është i mbyllur me amanet si mund të hapet pa u dëmtuar personi i cili do që ta marrë atë dhe pa u dëmtuar edhe thesari gjatë marrjes? Nëse është një amanet i fortë, i lënë prej shumë vitesh, si mund të thyhet me siguri të plotë pa u dëmtuar? Dua të di se si i bëjnë amanetet (nëse e dini)? Me fjalë të tjera ështe gjetur një thesar i fshehur në shpellë dhe mendohet se është thesar i vjetër i lënë nga turqit, domethënë që nuk e dimë se kush është pronari. Tani puna qëndron se ky thesar nuk mund të merret dot sepse është i lënë me amanet dhe kush hyn brenda (shpellës së thesarit) del i keqtrajtuar/i masakruar. Kush janë këta që e masakrojnë njeriun që hyn brenda shpellës së thesarit; a janë ata xhindet dhe si mund të thyhet amaneti që të hyhet brenda pa u dëmtuar kush hyn dhe pa u dëmtuar thesari?


 Përgjigjja: PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Vetë shprehjet “mbyllja e thesarit të fshehur… në shpellë… me amanet të fortë të lënë prej shumë vitesh… që bëhet në një mënyrë të fshehtë (sekrete)”, “hapja/thyerja/nxjerrja e këtyre thesareve pa u dëmtuar nxjerrësi dhe thesari… sepse kush e tenton këtë del i masakruar… nga ata që mund të jenë xhindet ruajtës/përvetësues të thesarit” dhe ngjashëm me këto; janë një pistë e fortë për mendimin se në këtë rast kemi të bëjmë me botën e errët dhe blasfemike të magjisë së zezë. Muslimani/a jo vetëm që e ka të ndaluar të kërkojë hollësira mbi botën e magjistarëve/magjisë (si p.sh. që të kontaktojë dhe mësoj sesi bëhen/thyhen këto të ashtuquajtura “amanete” të zeza dhe sesi mund të bëhet pakt me xhindet për t’i marrë pa u dëmtuar këto thesare, sidomos nëse me këtë nënkuptohet dorëzimi tek formulat/bota e zezë e xhindëve e magjistarëve dhe bashkëpunimi me to), por për më tepër nuk duhet t’u besojë dhe as jap vëmendje atyre, porse duhet që t’i përgënjeshtrojë ata.Lexoni më tepër

Po kështu1, në parim, bazuar në një prej mendimeve të mirëargumentuara të dijetarëve muslimanë, thesari i gjetur (dhe ngjashëm me të prej gjërave të gjetura) në një tokë që nuk ka pronar të caktuar prej njerëzve2, i takon pa problem gjetësit të tij, por për këtë thesar duhet të nxirret përpjesa e caktuar.

Ky mendim bazohet në thënien kuranore: “Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë.”3 dhe në thënien profetike: “Në thesarin e gjetur (paraislamik) keni detyrim të nxirrni 1/5-stën”4; ku nga kjo thënie profetike faktohet se Ligjvënësi e ka obliguar gjetësin e thesarit ta nxjerrë 1/5-tën e këtij të fundit, gjë e cila lë të kuptohet se përvetësimi i këtij thesari është i lejuar, me aryetimin se “përderisa Ligjvënësi e ka lejuar përvetësimin e thesarit në fjalë, nuk ka problem që një thesar i tillë të nxirret dhe të pronësohet”.Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst, sa i përket thesareve që në gojët e njerëzve qarkullojnë si thesare të përvetësuara nga xhindet dhe të mbrojtura prej këtyre të fundit, në një formë të tillë që ata e sulmojnë ashpër këdo që orvatet t’i marrë këto thesare; është e pakapërdishme që të hiqet dorë prej këtyre thesareve, përderisa Ligjvënësi e ka lejuar përvetësimin e tyre. Por, nëse nxjerrësi i një thesari të këtillë, druhet se në këto thesare gjenden krijesa të dëmshme prej xhindeve, në këtë rast le të bëhet mbrojtja prej xhindeve përmes përmendjeve të Allahut të Lartësuar mbrojtëse nga ligësia e xhindeve dhe duke u bërë shkaqet e domosdoshme të përzënies së tyre (xhindeve).Lexoni më tepër

– Së fundi, do donim të tërhiqnim vërejtjen se7:

a. Ndalohet rreptësisht që thesaret e fshehura të groposura, të nxirren përmes përdorimit të xhindeve, muslimanë apo jomuslimanë qofshin këta të fundit, sidomos përmes personave që përdorin formula sekrete (të shkruara apo lexuara) për sjelljen dhe vënien e xhindeve në shërbim të përftimit të këtyre thesareve…Lexoni më tepër

b. Nalohet rreptësisht therja e bagëtive që bëjnë ca njerëz në vendin e thesarit që synohet të nxirret, me qëllim që t’i largojnë (apo të mos dëmtohen nga) xhindet, pasi kjo përbën një haram9 (veprim të ndëshkueshëm të paligjshëm) të rëndë, i cili mund të arrijë madje deri në rënie në idhujtari – Allahu na ruajtë!

Allahu e di më mirë. PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET

PËRVETËSIMI I THESARIT QË E RUAJNË XHINDET

  1. Shih: islamweb.
  2. Sipas këtij mendimi thesari i takon gjetësit të tij, nëse gjehet në një tokë të shkretë që nuk është në pronësi të askujt, ose (sipas mendimit më të saktë) që është vend publik i përbashkët, si: rruga, parqet, brigjet e shëtitoret që mbikqyren nga shteti dhe ngjashëm / shih islamweb).
  3. El-Bekare: 29.
  4. El-Bukhari 1499, Muslimi 1710 etj.
  5. El-Bukhari 608 dhe Muslimi 389.
  6. El-Araf: 27.
  7. Shih: islamweb.
  8. Gajbi / E fshehta: Gjërat/realitetet e papranishme tek njerëzit (që janë përtej perceptimit/arsyetimit njerëzor), prej të fshehtave të cilat janë: (së pari) të fshehta të plota, që i di vetëm Zoti (si: ndodhia e Kijamit/Shkatërrimit të Universit etj.) dhe (së dyti) të fshehta të pjesshme (si ato që Zoti ua zbulon njerëzve përmes: shpalljes hyjnore (që u zbret vetëm profetëve të Zotit), inspirimit (të qëlluarit/kallëzuarit e së vërtetës jo përmes shpalljes hyjnore), ëndrrës së vërtetë, kerametit (jashtëzakonshmërisë me të cilën Zoti nderon robërit e Tij të devotshëm që nuk janë profetë) etj. / shih: islamweb dhe islamqa).
  9. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top