Numri i fetvasë: 454 PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT
Kategoria: PËRSHKRIMI I HAXHIT
48 shfletues/klikues PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT
Pyetje: PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT
A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur në lidhje me përkufizimin e tavafit, ligjshmërinë, vlerën dhe urtësitë e tij?
Përgjigjja: PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VIRTYTET E TAVAFIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, nga juristët muslimanë është trajtuar përkufizimi i tavafit, ligjshmëria, vlera dhe urtësitë e tij, si vijon1: Lexoni më tepër
Përkufizimi i tavafit, ligjshmëria, vlera dhe urtësitë e tij
Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i tavafit
Tavafi në aspektin gjuhësor (etimologjikisht) do të thotë: rrotullimi i diçkaje rreth diçkaje tjetër.
Tavafi në terminologjinë islame është: adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar, përmes rrotullimit rreth Qabes sipas një forme të caktuar.
arabishtالباب السادس: الطَّوافُ
الفصل الأوَّل: تعريفُ الطَّوافِ ومَشْرُوعِيِّتُه وفضائِلُه
المبحث الأوَّل: تعريفُ الطَّوافِ
الطَّوافُ لغةً: دورانُ الشَّيءِ على الشَّيءِ
الطَّوافُ اصطلاحًا: هو التعبُّدُ لله عزَّ وجلَّ، بالدَّوَرانِ حولَ الكعبةِ على صفةٍ مخصوصةٍ
Shqyrtimi i dytë: Ligjshmëria e tavafit
Tavafi rreth Qabes është një adhurim i ligjësuar (dekretuar) nga sheriati (jurisprudenca islame) dhe mbi këtë ka argumente kategorike nga Kurani dhe Suneti (Tradita Profetike).
arabishtالباب السادس: الطَّوافُ
المبحث الثَّاني: مشروعيَّة الطَّوافِ
الطَّوافُ بالبيتِ عبادةٌ مَشْروعةٌ.
الأدِلَّة:
أوَّلًا: مِنَ الكِتاب
1- قولُه تعالى: وَعَهِدْنَا إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَنْ طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ [البقرة: 125]
2- قولُه تعالى: وَطَهِّرْ بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْقَائِمِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ [الحج: 26]
3- قولُه تعالى: ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ [الحج: 29]
ثانيًا: مِنَ السُّنَّةِ
1- حديثُ جابرٍ رَضِيَ اللهُ عنه، الطَّويلُ، في صِفَةِ حَجِّ رسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم، قال: ((حتَّى إذا أتَيْنا البيتَ معه استلَمَ الرُّكْنَ، فرَمَلَ ثلاثًا، ومشى أربعًا… )) الحديث
2- عَنِ ابنِ عُمَرَ رَضِيَ اللهُ عنهما: ((أنَّ رسولَ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم كان إذا طاف في الحَجِّ أو العُمْرةِ أوَّلَ ما يَقْدَمُ سعى ثلاثةَ أطوافٍ، ومشى أربعةً، ثم سجَدَ سجدتينِ، ثم يطوفُ بين الصَّفا والمروةِ ))
3- عن عائشةَ رَضِيَ اللهُ عنها قالت: ((أوَّلُ شيءٍ بدأ به حين قَدِمَ النبيُّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم أنَّه توضَّأَ، ثم طاف ))
Shqyrtimi i tretë: Vlera e tavafit
“Kush bën tavaf rreth kësaj shtëpie (Qabes) shtatë herë dhe i përllogarit ato (me përkushtim), është si të kishte liruar një skllav; nuk vendos këmbë, e as ngre tjetër, përveçse Allahu ia fshin me të një mëkat dhe ia shkruan një vepër të mirë.”2
arabishtالباب السادس: الطَّوافُ
المبحث الثَّالث: فَضْلُ الطَّوافِ
عَنِ ابنِ عُمَرَ رَضِيَ اللهُ عنهما قال: قال رسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم: ((مَن طاف بهذا البيتِ أُسْبوعًا فأحصاه، كان كعِتْقِ رقبةٍ؛ لا يضَعُ قَدَمًا، ولا يرفَعُ أخرى، إلَّا حَطَّ اللهُ عنه بها خطيئةً، وكَتَبَ له بها حسنةً ))
Shqyrtimi i katërt: Urtësi të tavafit
Nga urtësitë (madhështore) të afrimit tek Allahu përmes adhurimit të tavafit është realizimi i përmendjes së Allahut të Lartmadhëruar, ashtu që madhërimi i Allahut që ka zënë vend në zemrën e personit që po kryen tavafin e bën atë përmendës të Allahut; lëvizjet e tij, ecja e tij, prekja e Gurit të Zi dhe qoshes jugperëndimore të Qabes (Er-Rukn el-Jemani), si dhe bërja shenjë drejt Gurit të Zi — të gjitha këto janë përmendje e Allahut të Lartësuar, sepse janë adhurime, dhe të gjitha adhurimet në kuptimin e përgjithshëm janë përmendje e Allahut. Shtoi kësaj tekbirin (thënien “ALL-LLAAHU EKBER”), përmendjet dhe lutjet që ky person thotë me gjuhën e tij, që (në tërësinë e tyre) përbëjnë përmendje të Allahut të Lartësuar.
arabishtالباب السادس: الطَّوافُ
المبحث الرابع: مِن حِكَمِ مَشروعيَّة الطَّوافِ
مِن حِكَم التقرُّبِ إلى اللهِ بعبادةِ الطَّوافِ؛ إقامةُ ذِكرِ الله تبارك وتعالى؛ فما يقومُ بقَلْبِ الطَّائف مِن تعظيمِ الله تعالى يجعَلُه ذاكرًا لله تعالى، وتكون حرَكاتُه ومَشْيُه واستلامُه للحَجَرِ والرُّكنِ اليمانيِّ، والإشارةُ إلى الحَجَر- يكونُ كلُّ ذلك ذِكرًا لله تعالى؛ لأنَّها عباداتٌ، وكلُّ العبادات ذِكرٌ لله تعالى بالمعنى العامِّ، فضلًا عمَّا ينطِقُ به بلسانه مِنَ التكبيرِ والذِّكرِ والدُّعاءِ؛ فهو ذِكرٌ للهِ تعالى
Allahu e di më mirë. PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT
PËRKUFIZIMI-LIGJSHMËRIA-VLERA-URTËSI TË TAVAFIT