JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE

Numri i fetvasë: 187 PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE

Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS

2 923 shfletues/klikues PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE


 Pyetje: PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE


Si t’i bindim disa njerëz të cilët i thonë vetes muslimanë dhe për fat të keq mund të besojnë tek magjistarët dhe fallxhorët?


 Përgjigjja: BESIMI  NË MAGJISTARËT-FALLTARËT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Format për t’i bindur këta njerëz janë të shumta, referuar në tekstet përkatëse islame të ardhura në lidhje me këtë çështje.Lexoni më tepër

Një formë e qëlluar bindjeje e përmendur nga dijetarët, është që personit i cili i thotë vetes musliman, por që për fat të keq mund të besojë tek fallxhorët dhe magjistarët, t’i shtrohet pyetja:

“Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) është më i mirë apo fallxhorët dhe magjistarët?”

Nëse ai përgjigjet se këta të fundit janë më të mirë, ky është një mosbesim i qartë nga ana e tij dhe duhet punuar me të në këtë drejtim; ndërsa nëse përgjigjja e tij (e cila është në fakt përgjigja që jepet nga shumica) është: “Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) është më i mirë”,- atëherë pasi ta përkrahim për këtë duke i thënë, se me siguri që Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) është njeriu dhe madje Profeti absolutisht më i mirë, nisur nga fakti se Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë të ishte i Dërguari i fundit i Tij dhe zbriti mbi të Shpalljen e fundit hyjnore, pas kësaj i shtrojmë këtij personi pyetjen në vijim:

Si ka mundësi që Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!), i cili është krijesa më e mirë dhe më e nderuar tek Allahu i Madhëruar, nuk e kishte në dorë t’i sillte vetes dëm a dobi dhe nuk e dinte të fshehtën apo të ardhmen, kurse fallxhorët dhe magjistarët kanë mundësi për një gjë të tillë?!

Jo, përderisa kjo nuk qëndron për Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!), atëherë ajo as që mund të mendohet për ata që janë më poshtë se ai në nderim a pozitë?!

Në lidhje me këtë fakt Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

Thuaj (o Muhamed): Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira (nga Zoti) për njerëzit që besojnë (Zotin dhe Profetët e Tij).1

Muslimani nuk duhet të ketë asnjë pikë dyshimi në të vërtetat islame që u përmendën më sipër dhe në faktin se ai duhet të jetë i vendosur që kurrë të mos shkoj tek këta njerëz të ligë që ia kanë shitur shpirtin shejtanit dhe bashkë me shejtanët synojnë që t’i humbin njerëzit nga rruga e drejtë dhe t’i bëjnë të mjeruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu e di më mirë. PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE

PËRGËNJESHTRIMI I MAGJISTARËVE

  1. El-Araf: 188.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top