Numri i fetvasë: 235 NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
Kategoria: SUNETET E XHUMASË-TË PREMTES
2 522 shfletues/klikues NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
Pyetje: NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
Pasi falim dy rekatet farz të xhumasë, shumë nga të pranishmit ngrihen dhe falin një numër sunetesh nafile. Cili është numri i saktë i këtyre suneteve të pasme të xhumasë dhe cila është forma e tyre?
Përgjigjja: NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sa i përket faljes së suneteve të pasme të xhumasë, juristët muslimanë të katër medh’hebeve (shkollave juridike islame) janë parimisht të një mendimi se pas xhumasë falen sunete ratibe (sunete të forta sistematike), të cilat është shumë mirë që të falen.1
Më konkretisht, lidhur me numrin e rekateve që falen pas xhumasë kanë ardhur disa transmetime.Lexoni më tepër
Bazuar në hadithet referuese të kësaj çështje, dijetarët muslimanë kanë mbështetur një sërë mendimesh lidhur me numrin dhe mënyrën e faljes së suneteve të pasme të xhumasë, të cilat mund të përmblidhen si vijon:
(a) falen 2 rakate pas xhumasë; (b) falen 4 rekate pas xhumasë (ky është mendimi i shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi); (c) falen ose 2 ose 4, sipas dëshirës; (d) falen 6 rekate (të këtij mendimi janë edhe Ebu Jusufi dhe Et-Tahauiu të medh’hebit hanefi).
Të gjitha këto mendime bën të merren në konsideratë dhe muslimani mund të veprojë pa problem me njërin prej tyre, sepse hadithet lënë të kuptohen të gjitha këto alternativa dhe çështja në këtë rast është e hapur.
Ndërkaq, dy mendimet më parësore mendohet të jenë: (së pari) mendimi se personi që falet në xhami i fal katër rekate, teksa ai që falet në shtëpi i fal dy rekate dhe (së dyti) mendimi se personi falet sipas dëshirës: ose dy ose katër rekate; por gjithsesi çështja është e gjerë.
Pikërisht në këtë kontekst, Ibn AbduBeri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ndryshimi i mendimeve të selefëve (sahabëve, dy gjeneratave pas tyre dhe ndjekësve të tyre) në këtë çështje hyn tek kapitulli i ndryshimit lejues dhe më parësor, jo tek ndryshimi privues dhe ndalues. Gjithë kjo [larmi mendimesh që u cek për sunetet e pasme të xhumasë] është e vlefshme me lejen e Allahut.”4
Allahu e di më mirë. NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË
NUMRI-FORMA E SUNETEVE PAS XHUMASË