Numri i fetvasë: 291 EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
8 856 shfletues/klikues EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
Pyetje: EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
Cilat janë disa nga vlerat kryesore të thënies “EL-ȞAUǨALEH: LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH” dhe kur thuhet ajo?
Përgjigjja: EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Thënia “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH / Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut ”, njihet ndryshe me shkurtimin “EL-ȞAUǨALEH” dhe në lidhje me vlerat kryesore të kësaj thënie dhe se kur thuhet ajo, dijetarët muslimanë përmendin sa vijon:
Së pari: Vlerat e thënies “EL-ȞAUǨALEH”Lexoni më tepër
Shprehja madhështore “EL-ȞAUǨALEH” është konsideruar nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) prej thesareve të Xhenetit, duke synuar të rrënjos tek ne faktin se lëvizja, shndërrimi, fuqia dhe mundësia ndodhin tek krijesat vetëm kur Krijuesi do. Mbi këtë fakt hidhet dritë në transmetimin e ardhur nga Ebu Musa El-Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) më ka thënë: ‘A s’do të të tregoj për një prej thesareve të Xhenetit?!’ Unë i thashë: ‘Patjetër.’ Ai [Profeti (Paqja qoftë mbi të!)] tha: ‘Thuaj: ‘LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LAA BIL-LAAH / Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut.’”1
Të tjera vlera madhështore të saj do ceken në transmetimet profetike vijuese.
Së dyti: Kur thuhet thënia “EL-ȞAUǨALEH”2
Kjo thënie madhështore thuhet veçmas (kryesisht kur njeriu befasohet nga një çështje e madhe të cilën e ka të pamundur ose shumë të vështirë për ta kryer), si dhe thuhet e pëfshirë krahas përmendjeve të tjera, si vijon:
a. Gjatë zgjimit natën
Për kë zgjohet natën, është mustehab3 (vepër e pëlqyeshme) ta thotë këtë thënie të përfshirë me përmendjet e ardhura në transmetimin e Ubade Ibn Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku vjen se ai thotë: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Kush brof [zgjohet] përgjatë natës dhe thotë: ‘LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UAȞDEHU LAA SHERIIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLEE KUL-LI SHEJ-IN ǨADIIR, EL-ȞAMDU LIL-LAAHI, UE SUBȞAAN-ALL-LLAAH, UE LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU, UELL-LLAAHU EKBER, UE LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LAA BIL-LAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, Një i Vetëm është Ai dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi, Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Aftë të bëjë çdo gjë [që do]. Falënderimi absolut i takon Allahut. Lavdiplotë (e i Patëmetë) është Allahu. Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut’- dhe pastaj thotë: ‘ALL-LLAAHUM-ME-GFIR LII / O Allah falmë mua!’,- ose bën dua (lutje); [ky person] ka për të marrë përgjigje [i pranohet lutja]. Ndërkaq, nëse ai merr abdes dhe falet, namazi i tij pranohet.”4Lexoni më tepër
b. Kur muezini thotë: “ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAAH” ose “ȞAJ-JE ĂLEL-FELAAȞ”
Kur muslimani dëgjon thënien e muezinit: “ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAAH / Ejani në namaz” ose “ȞAJ-JE ĂLEL-FELAAȞ / Ejani në shpëtim”, ligjërohet (është mustehab / vepër e pëlqyeshme) që të thotë: “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH / Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut.”Lexoni më tepër
c. Kur dilet nga shtëpia
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë (kur del nga shtëpia): ‘BISMIL-LAAH, TEUK-KELTU ĂLELL-LLAAH, LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH / Me emrin e Allahut [po dal]. Iu mbështeta Allahut [ia kam besuar Atij të gjitha çështjet e mia] dhe çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) e forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut’,- atij i thuhet: ‘U mbrojte’,- dhe shejtani largohet prej tij.”7Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
EL-ȞAUǨALEH-VLERAT-KUR THUHET
- El-Bukhari 4202 (6021) dhe Muslimi 2704. ↩
- Shih: islamqa. ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- El-Bukhari 1154; shih: dorar. ↩
- Muslimi 384 (577). ↩
- Muslimi 385 (578). ↩
- Et-Tirmidhi 3348 (3426) dhe Ebu Daudi 4431 (5095); Albani – në Sahihu El-Xhamia 6419 dhe Sahihu Ebi Daud – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Shih tek burimi i transmetimit praprak. ↩
- Muslimi 596. ↩
- Shih: islamqa, islamqa dhe islamqa. ↩
- Et-Tirmidhi 3458, Ibn Maxhe 3285 etj. kanë transmetuar vetëm gjysmën e parë të transmetimit profetik (pra atë lidhur me ushqimin), për të cilin Albani – në Sahihu Et-Tirmidhi 3348 – ka thënë se është hasen / i besueshëm; teksa tek Ebu Daudi 4023 etj. ky hadith transmetohet në tërësinë e tij dhe për të Albani – në Sahihu Suneni Ebi Daud 4023 – ka thënë se është sahih / i vërtetë, me përjashtim të sekuencëc (fjalëve) “dhe të mëpasshme” të ardhura në të dy rastet. ↩