JETA E VËRTETË

DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

Numri i fetvasë: 383 DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

Kategoria: ONANIZMI-PLANIFIKIMI FAMILJAR-ABORTI

1 036 shfletues/klikues DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË


 Pyetje: DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË


Një çift bashkëshortësh muslimanë që kanë një vit të martuar dhe për shkak të gjendjes jo të favorshme ekonomike ku ndodhen momentalisht duan ta zgjasin çështjen e bërjes së fëmijës edhe një vit, me arsyetimin se nuk i kanë kushtet e nevojshme ekonomike, sepse nuk janë të dy në punë, në mënyrë që ta planifikojnë lindjen e fëmijës për kur të kenë një lloj buxheti të favorshëm. Momentalisht kanë shtëpi dhe nusja pritet të fillojë një punë, kurse bashkëshorti është në shkollë në vitin e fundit të universitetit. Pyetja që bëjnë është: A ngarkohen ata me gjynah nëse e zgjasin edhe një vit tjetër çështjen e bërjes së fëmijës, pra a futen ata në këtë rast tek kategoria e “atyre që kanë frikë nga rizku”?- ndërkohë që Zoti ka premtuar që Ai është furnizues.


 Përgjigjja: DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në parim lindja e fëmijës lejohet të shtyhet nëse të dy bashkëshortët janë dakord dhe nëse kjo nuk shoqërohet me qëllime apo qëndrime që bien ndesh me normat islame, teksa më e mira është që synimi i prindërve muslimanë të jetë që të bëjnë fëmijë dhe të kenë një numër të konsiderueshëm pasardhësish; kurse në mënyrë më të hollësishme thuhet sa vijon1:

Së pari: Si rregull vonimi i lindjes së fëmijëve nuk konsiderohet mëkat

Vendimi i bashkëshortëve për të mos lindur kurrë fëmijë2 është i ndaluar, pasi prej prindërve të rinj muslimanë apo prindërve muslimanë në përgjithësi kërkohet të synojnë jo vetëm të bëjnë fëmijë, por edhe që të kenë shumë pasardhës, pasi feja islame rekomandon familjen me shumë pasardhës, që të rritet numri i popullatës muslimane. Synimi për të pasur pasardhës dhe bërë fëmijë është nga qëllimet më të larta për të cilin është institucionalizuar martesa, pra përbën një nga qëllimet e sheriatit (ligjit islam).Lexoni më tepër

Ndërkaq, nuk ka problem nëse dy bashkëshortët pajtohen që ta vonojnë shtatzëninë për një qëllim apo interes të caktuar që nuk bie ndesh me normat islame, si rastet kur: gruaja është në një gjendje të tillë që nuk e përballon shtatzëninë për një kohë të caktuar, bashkëshorti/ja është angazhuar me një çështje që kërkon angazhim intensiv (studime universitare etj.), nevoja për të ushqyer fëmijën e vogël (foshnjën) e gjirit me gji, që ky i fundit të mos ketë pasoja të dëmshme nga shtatzënia, kur prindërit kanë shumë fëmijë dhe edukimi i denjë me përkushtim i tyre vështirësohet nëse lindin të tjerë etj.Lexoni më tepër

Juristët muslimanë theksojnë se vonimi i shtatzënisë nuk përbën refuzim të caktimit të Allahut, por vetë ky vonim nëse ndodh është prej caktimit hyjnor të shkruar, pasi nga derdhja / mosderdhja e lëngut spermatozeik në mitrën e gruas mund të krijohet fëmija vetëm me caktimin e Allahut.Lexoni më tepër

Së fundi na duhet të tërheqim vërejtjen se në fjalët e ardhura në pyetjen e parashtruar del në pah prania e një qëllimi të gabuar për vonimin e lindjes së fëmijëve, që është pikërisht frika nga varfëria dhe mungesa e mjeteve të jetesës, teksa Allahu i Madhëruar thotë se Ai ua ka garantuar të gjitha krijesave jetesën (furnizimin) e tyre, siç vjen në thënien kuranore: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij7; por sa në fjalë dihet se përbën në vetvete një sjellje të keqe me Allahun e Lartësuar, që është Furnizuesi i Plotfuqishëm, i Lavdishmi i Madhëruari, dhe përbën gjithashtu të menduar keq për Të dhe mbështetje të dobët në Të, si dhe është në vetvete një faj që mund të jetë shkak për vonimin e lindjes së fëmijëve në të ardhmen.

Prandaj, duhet nisma për t’u penduar sa më parë te Zoti i Madhërishëm dhe të kërkoni faljen e Tij, sepse Allahu i Plotfuqishëm, pendimin dhe kërkimin e sinqertë të faljes së Tij, e ka bërë prej shkaqeve të furnizimit në përgjithësi dhe furnizimit të fëmijës në veçanti, siç thotë Ai: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!8 Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

DISPOZITA E PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Këtu nënkuptohet steriliteti (shterpëzimi apo heqja e aftësisë riprodhuese) apo ngjashëm prej mënyrave që përdoren për ndalimin e përhershëm të shtatzënisë apo lindjes së fëmijëve, përmes përdorimit të ilaçeve ose praktikave që shpien në ndërprerjen e plotë të lindjes së fëmijëve (shpien në sterilizim), në mënyrë që gruaja ose burri i saj të humbasin përgjithmonë aftësinë për të pasur fëmijë.
  3. Ebu Daudi 2050 (teksti i takon atij), En-Nesai 3227; Albani – në Sahihu Ebi Daud 2050 – ka thënë se ky transmetim është “hasen sahih(shih: shkudheir) /midis i vërtetë dhe i besueshëm” dhe Shuajb Arnauti ka thënë se ai është “kauij(shih: islamway dhe islamic-conten) / midis i vërtetë dhe i besueshëm”.
  4. Ruheshin këtu ka kuptimin e nxjerrjes nga ana e burrit të organit gjenital mashkullor nga ai femëror para se ta derdh lëngun spermatozeik në të, me qëllim që bashkëshortja të mos mbetet shtatzënë; shih: sunnah.
  5. El-Bukhari 5208 dhe Muslimi 1440.
  6. Mexheletu Mexhma’a El-Fikh, nr. 5, v. 1, f. 748.
  7. Hud: 6.
  8. Nuh: 10-12.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top