JETA E VËRTETË

MIRËSI TË TJERA TË DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 366 AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

 Pyetje: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajin Muharrem dhe a lejohet agjërimi i plotë i tij?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Teksti profetik referent mbi këtë çështje është: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”

Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi mbi pëlqyeshmërinë e agjërimit sa më të shumtë gjatë muajit Muharrem, ndërsa sa i përket agjërmit të plotë të tij ata ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I MUAJIT MUHARREM Read More »

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Numri i fetvasë: 319 DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

 DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

 Pyetje: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit 2021?

 Përgjigjja: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Datat e agjërimeve vullnetare për vitin 2021 (me mundësi gabimi prej një dite) janë si vijon:

Së pari: Data fikse ditore në të cilat bëhet agjërim vullnetar

a. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);

Lexoni më tepër

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021 Read More »

AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Numri i fetvasë: 307 AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

 AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

 Pyetje: AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

A mund të na tregoni lidhur me agjërimin në muajt e shenjtë dhe a lejohet agjërimi i plotë i tyre?

 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Pëlqyeshmëria e agjërimit të plotë të gjithë muajve të shenjtë së bashku (ose veçuar) përbën mendimin më të fuqishëm të mbështetur nga shumica e juristëve muslimanë; kurse në mënyrë më të hollësishme në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:

Mendimi i parë: Agjërimi tërësor i muajve të shenjtë konsiderohet vepër e pëlqyeshme

Lexoni më tepër

AGJËRIMI I MUAJVE TË SHENJTË Read More »

DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË

Numri i fetvasë: 280 DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË

 Pyetje: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË

Cilat janë dispozitat kryesore në lidhje me muajt e shenjtë?

 Përgjigjja: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dispozitat kryesore të muajve të shenjtë janë1:

a. Dispozita e madhërimit të muajve të shenjtë2

Muajt e shenjtë kanë qenë të madhëruar në ligjin hyjnor të ndjekur nga Ibrahimi dhe (djali i tij) Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) dhe madhërimi i tyre vazhdoi në gjeneratat pasardhëse të tyre, ashtu që arabët i madhëronin këto muaj dhe e ndalonin luftën në to. Me ardhjen e fesë islame, do të miratohej në vijimësi madhërimi i këtyre muajve dhe të tillë kanë mbetur ato në Islam, ndaj muslimani lipset t’i afrohet Allahut të Lartësuar duke bërë në këto muaj sa të mundet agjërim vullnetar dhe vepra të tjera të mira të ligjëruara, si dhe duke u larguar nga çfarë ka ndaluar Allahu i Madhëruar.

Lexoni më tepër

DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË Read More »

MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Numri i fetvasë: 279 MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

 MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

 Pyetje: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Cili është përkufizimi dhe kuptimi mbi muajt e shenjtë dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të tyre?

 Përgjigjja: MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi i muajve të shenjtë1

Mbi muajt e shenjtë bëhet fjalë në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet2 dhe në thënien profetike: “Koha është rrotulluar si forma e saj në ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën3; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë [të madhëruar / të pacenueshëm], tre janë varg: Dhul Kiadeh, Dhul Hixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes dy Xhumadave dhe Shabanit.”4

Lexoni më tepër

MUAJT E SHENJTË-PËRKUFIZIMI-VLERA Read More »

VLERA E MUAJIT MUHARREM

Numri i fetvasë: 277 VLERA E MUAJIT MUHARREM

Kategoria: MIRËSIA E MUAJIT MUHARREM

VLERA E MUAJIT MUHARREM

 Pyetje: VLERA E MUAJIT MUHARREM

Cila është vlera e muajit Muharrem?

 Përgjigjja: VLERA E MUAJIT MUHARREM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ky muaj quhet Muharrem (EL-MUȞAR-REM) me kuptimin: “i ndaluar, i pacenueshëm”; pasi ndër arabët në epokën paraislame dhe po kështu ndër muslimanët në fillim të Islamit1, lufta në muajt e shenjtë (përfshirë Muharremin) ishte e ndaluar. Muharremi përbën muajin e parë të vitit hixhri / hënor dhe një prej katër muajve të shenjtë2.

Lidhur me vlerën e muajit Muharrem thuhet sa vijon3:

Lexoni më tepër

VLERA E MUAJIT MUHARREM Read More »

DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

Numri i fetvasë: 267 DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

Kategoria: DITËT E TESHRIKUT 11-13 DHUL HIXHE

DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

 Pyetje: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

Kam hasur në shumë literatura islame termin Ditët e Teshrikut (EJ-JEEMU ET-TESHRIIǨ). A mund të na flisni rreth këtyre ditëve, se cili është kuptimi, koha dhe vlera e tyre, si dhe cila është dispozita e agjërimit të tyre?

 Përgjigjja: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi, koha dhe vlera e Ditëve të Teshrikut1

Çështja e parë: Domethënia e Ditëve të Teshrikut

Lexoni më tepër

DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT Read More »

NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Numri i fetvasë: 129 NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

 NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

 Pyetje: NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Cilat janë vlerat dhe mirësitë e natës së mesit të muajit shaban dhe a lejohet të veçohet kjo natë me adhurim?

 Përgjigjja: NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me natën e mesit të muajit shaban, synohet nata e 15-të e këtij muaji të kalendarit hënor, e cila njihet ndryshe si Nata e Beraetit, bazuar në faljen e Allahut që vjen në këtë natë për besimtarët me zemra të pastra nga idhujtaria dhe mllefi, falje e cila përmendet në disa transmetime profetike të konsideruara si të vlefshme për argument nga një numër dijetarësh muslimanë; ndërsa më konkretisht lidhur me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Lexoni më tepër

NATA E BERAETIT-MESIT TË MUAJIT SHABAN Read More »

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Numri i fetvasë: 125 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

 Pyetje: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Cila është vlera dhe mirësia e muajit Shaban?

 Përgjigjja: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit hixhri (sipas emigrimit profetik) dhe gjendet mes muajit Rexheb dhe atij Ramazan.

Vlerat e muajit Shaban dalin qartë në pah bazuar në sa vijon:

Së pari: Në Shaban ngrihen tek Allahu i Madhëruar veprat e njerëzve

Në lidhje me këtë vlerë dhe mirësi të veçantë të këtij muaji, Usame Ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy), thotë: “Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, nuk po të shoh të agjërosh muaj prej muajve çfarë agjëron prej Shabanit? Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Ai (Shabani) është një muaj kundrejt të cilit njerëzit janë të pavëmendshëm, mes Rexhebit dhe Ramazanit; është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i botëve dhe unë dua që vepra ime të ngrihet duke qenë agjërueshëm.’”

Lexoni më tepër

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN Read More »

↓
Scroll to Top