Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » TAHIRETI-PASTRIMI RITUAL ISLAM » MENSTRUACIONET DHE LEHONIA
Numri i fetvasë: 346 ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI
ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
Pyetje: ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
A mund të na shpjegoni se si ndikojnë zakonet dhe lehonia femërore tek agjërimi i Ramazanit?
Përgjigjja: ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Agjërimi i muajit të Ramazanit i obligohet gruas së paprekur nga gjërat që e pengojnë agjërimin. Më konkretisht prej këtyre penguesve janë zakonet dhe lehonia femërore, prandaj gruas së cilës i vijnë menstruacionet ose lehonia gjatë ditës së agjërimit, nuk i lejohet të agjërojë, por nëse pastrohet para agimit ajo e ka obligim ta agjërojë ditën e Ramazanit.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 195 DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE
Kategoria: HEMORRAGJIA ANORMALE VAGINALE
DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE
Pyetje: DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE
A duhet ta ndërpres agjërimin, sepse jam në prag të ardhjes së të permuajshmeve dhe shikoj pak sekrecione me ngjyrë gati të kuqe? Kur u ngrita për syfyr nuk hëngra bukë sepse mendova se jam me zakone, por tani nuk kam aq shumë. A është i saktë agjërimi dhe të vazhdoj të mos haj më ushqim, apo e kam prishur atë?
Përgjigjja: DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në fakt gjaku i zakoneve (menstruacioneve) është gjak i ditur. Kurse sekrecionet ngjyrë rozë (trëndafili) ose jorozë (si gjaku i verdhë apo ai ngjyrë hiri) që i vijnë muslimanes së rritur para zakoneve, nuk konsiderohet gjak zakonesh (menstruacionesh).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 91 ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI
ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
Pyetje: ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
Çfarë adhurimesh mund të bëjë femra muslimane lehone ose me menstruacione, gjatë ditënetëve të caktuara të Ramazanit, sidomos atyre të fundit në të cilët gjendet Nata e Kadrit? A mund të lexojë ajo libra që kanë në përmbajtjen e tyre ajete (thënie) kuranore?
Përgjigjja: ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Femrës muslimane lehone ose me zakone, i lejohet që t’i veprojë të gjitha adhurimet përveç: namazit, agjërimit, tavafit në Qabe dhe IÂTIKEEF-it (ngujimit për adhurim) në xhami dhe kjo vlen si për ditënetët e Ramazanit, ashtu edhe për kohën jashtë tij.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 90 LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Pyetje: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Kam dëgjuar se çështja e prekjes dhe leximit të Kuranit për femrën lehone ose me menstruacione, nuk është e njëjtë me atë të xhunubit (personit që ka ejakuluar), pra ndërkohë që këtij të fundit nuk i lejohet kurrsesi leximi dhe prekja e Kuranit, femrës lehone ose me menstruacione i lejohet leximi i Kuranit pa e prekur atë. A mund të na sqaroni më gjerë në lidhje me këtë çështje?
Përgjigjja: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lexoni më tepër