Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » NAMAZI » PËRSHKRIMI I NAMAZIT » RUKUJA DHE NGRITJA PREJ SAJ
Numri i fetvasë: 49 RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN
Kategoria: RUKUJA DHE NGRITJA PREJ SAJ
RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN
Pyetje: RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN
Nëse e arrin imamin në xhami në rekatin e fundit dhe më pas ngrihesh dhe fal dhe tre të tjera, a është në rregull (e plotësuar) falja e namazit?
Përgjigjja: RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë janë të mendimit se personi që i lidhet imamit në pozicionin e rukusë, e ka kapur një rekat të plotë nga namazi, nëse:
a. duke qenë në këmbë merr tekbir me qëllimin e hyrjes në namaz, tekbir ky që përbën atë që njihet me termin tekbiratul ihram (tekbiri fillestar);
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 10 NGRITJA E DUARVE GJATË RUKUSË
Kategoria: RUKUJA DHE NGRITJA PREJ SAJ
NGRITJA E DUARVE GJATË RUKUSË
Pyetje: NGRITJA E DUARVE GJATË RUKUSË
Kur biem në ruku duke thënë Allahu Ekber, a i ngrejmë duart si në fillim të namazit?
Përgjigjja: NGRITJA E DUARVE GJATË RUKUSË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Pikë së pari duhet të dimë se të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se ngritja e duarve në namaz është një veprim mustehab (qoftë edhe në tekbirin fillestar), lënia e të cilit nuk e dëmton namazin.
Për ngritjen e duarve paralel me supet: kur marrim tekbirin fillestar, kur biem në ruku dhe ngrihemi prej saj, si dhe kur ngrihemi nga teshehudi (ulja) e parë e namazeve me më shumë se dy rekate; ka hadithe (transmetime profetike) të shumta autentike (të vërteta).
Lexoni më tepër