Ju jeni këtu:
Shtëpiza » ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI » ETIKË » ETIKA E RAPORTEVE » ETIKA E RAPORTEVE ME HEBRENJTË E TË KRISHTERËT
Numri i fetvasë: 348 NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME
Kategoria: ETIKA E RAPORTEVE
NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME
Pyetje: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME
A janë të ngarkuar jomuslimanët (jobesimtarët) me degëzimet normative islame, si: namazi, agjërimi etj.?
Përgjigjja: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me faktin a janë jobesimtarët të ngarkuar me degëzimet normative islame, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:
Mendimi i parë: Jobesimtarët janë të ngarkuar me bazat dhe degëzimet islame
Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se Allahu i Madhëruar u ka komunikuar (ligjëruar / kumtuar / ngarkuar) jomuslimanëve (jobesimtarëve) jo vetëm çështjet bazë të fesë islame (parimet themelore islame), si: besimin në Allahun, engjëjt e Tij dhe gjithë sa ka lidhje me kredon (akiden / besimin) islam, por (u ka komunikuar jobesimtarëve) edhe degëzimet e fesë islame, si: namazin, zeqatin, agjërimin dhe ngjashëm.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 136 SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT
SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Pyetje: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
A lejohet që gjatë ditëve të agjërimit të muajit të Ramazanit të gatuaj a shërbejë për të ngrënë dhe pirë?
Përgjigjja: SHËRBIMI I USHQIMIT DITËN NË RAMAZAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Lejohet të shërbehet ushqim për ata që nuk agjërojnë me arsye
Lejohet t’u përgatitet a shërbehet ushqim (për të ngrënë dhe pirë) personave që kanë arsye sheriatike (ligjore islame) për të mos agjëruar, apo kur ky ushqim do të shitet jashtë kohës së agjërimit, apo kur dihet se ushqimi në fjalë nuk do të përdoret gjatë agjërimit. Kurse nëse çështja është e pështjelluar ose kur mendimi më parësor është se ushqimi apo pija që shërbehet do të përdoret në mënyrë të palejuar, me siguri që në këtë rast më parësore është që ushqimi të mos shërbehet.
Lexoni më tepër