Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » MAGJIA-XHINDET-SMIRA » MAGJIA » DISPOZITA PËR MAGJINË-MAGJISTARIN
Numri i fetvasë: 189 SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË
SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
Pyetje: SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
Si mund ta dallojmë dikë të cilit i kanë bërë magji, pra cilat janë shenjat e ditura të magjisë, që të sigurohemi në lidhje me to?
Përgjigjja: SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të kualifikuarit në këtë çështje, kanë përmendur se prej shenjave dalluese të magjisë (magjepsjes) janë se i prekuri prej saj:
● Ndjen shqetësim dhe ngushtim të theksuar (në frymëmarrje) në çështje të spikatura (p.sh. me të hyrë në shtëpi apo në vendin që mendohet t’i jetë bërë magji, gjë që nuk ndodh në tjetër rast); i shpërfytyrohen gjërat dhe i shikon ato negativisht, tjetër për tjetër, ose imagjinon diçka që në të vërtetë nuk i ndodh apo supozon gjëra joreale; qan ose qesh në mënyrë të pavullnetshme (pa shkak konkret), ose lëshon britma dhe të qara të fuqishme; flet fjalë pa lidhje, zgurdullon sytë, plogështohet në maksimum, është i shpërqendruar dhe bën veprime të pakontrolluara; del nga jeta normale, qëndron larg njerëzve në vende të frikshme apo të errëta dhe flet fare rrallë; dëgjon zgjuar zëra që i flasin por nuk shikon kënd; vuan shumë prej ngacmimeve dhe vesveseve etj.;
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 188 RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
Kategoria: KURIMI I MAGJISË
RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
Pyetje: RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
A është e domosdoshme që rukja (kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike) të bëhet vetëm tek hoxhallarët ose personat e veçantë, apo çdo musliman/e që di të lexojë Kuran dhe të bëjë Lutje Profetike, ka të drejtë t’i këndojë rukje personave të prekur nga magjia a xhindet? A mund të na tregoni formën e shërimit nga magjia?
Përgjigjja: RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rruga e shërimit nga magjia është e mundur – Falënderuar qoftë Allahu! Faktikisht Allahu i Madhëruar, për çdo sëmundje të zbritur, ka zbritur edhe shërimin, fakt ky që është pohuar nga Profeti (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 187 BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT
Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS
BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT
Pyetje: BESIMI NË MAGJISTARËT-FALLTARËT
Disa persona shkojnë tek magjistarët apo fallxhorët, duke besuar se këta të fundit e dinë të fshehtën dhe duke u besuar fjalëve të tyre. Disa të tjerë shkojnë tek magjistari dhe falltari dhe e besojnë fjalën e tyre, por besojnë gjithashtu se magjistari apo falltari nuk e di të fshehtën, porse ai e merr atë nga xhindet që përgjojnë lajmin qiellor të zbritur tek engjëjt e qiellit të dynjasë apo nga xhindet shoqërues të njeriut. Disa të tjerë shkojnë dhe i pyesin magjistarët, por nuk u besojnë aspak atyre. Cila është dispozita për secilin prej këtyre rasteve?
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 186 SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS
SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Pyetje: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Persona të ndryshëm i kemi parë të shkojnë tek magjistarët a fallxhorët dhe t’u besojnë atyre, disa të tjerë shkojnë por nuk u besojnë, kurse disa të tjerë shkojnë për t’i demaskuar apo ndaluar nga e keqja. Cila është dispozita (gjykimi islam) për shkuarjen tek magjistari dhe falltari, sidomos për atë që shkon tek ata për t’i përgënjeshtruar apo demaskuar para njerëzve?
Përgjigjja: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 183 E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË
E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
Pyetje: E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
Magjia që bën magjistari a bën efekt apo jo? Përse magjistari kur i bën magji dikujt, merr diçka nga sendet e tij personale, si: rrobat e tij, flokët etj.? A mundet magjistari ta bëjë magjinë edhe pa marrë diçka nga njeriu?
Përgjigjja: E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht duhet theksuar se magjia (dhe çdo e keqe) nuk dëmton në vetevete, por ndikon në trupin, zemrën a mendjen e njeriut vetëm me caktimin e lejen e Allahut, kur urtësia e Tij lejon që diçka e tillë të ndodhë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 182 AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR
Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR
AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR
Pyetje: AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR
E njoh qartë magjistarin në bazë të disa shenjave e ai fatkeqësisht është prej disa të afërmëve që vijnë në shtëpinë time. Me siguri që ai do më bëj dëm. Puna është se familja nuk më beson. Pyetja ime është si duhet vepruar sipas fesë islame në këtë rast, a duhet t’i shkëpus marrëdhëniet me atë dhe familjen e tij dhe a duhet ta kërcënoj nëse vjen përsëri në shtëpinë time?
Përgjigjja: AKUZIMI PËR MAGJI DUHET FAKTUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 181 SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË
SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
Pyetje: SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
Kemi dëgjuar se shpesh herë njerëzit hallexhinj mashtrohen duke shkuar tek magjistarët, të cilët u shtiren se janë njerëz të fesë. Ndodh që këta magjistarë t’i mashtrojnë njerëzit duke mbajtur edhe simbole fetare në ambientet ku ushtrojnë magjinë. A mund të na tregoni si mund të dallohen magjia dhe magjistarët?
Përgjigjja: SHENJAT KRYESORE TË MAGJISTARËVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Jo çdo njeri që pretendon se është në rrugën e Zotit, është i tillë. Muslimani, në lidhje me çështjet e fesë islame, sidomos ato që kanë të bëjnë me botën e fshehtë, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, pra duhet të referohet dhe drejtohet vetëm tek muslimanët e kualifikuar të besueshëm.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 180 PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË
Kategoria: DISPOZITA PËR MAGJINË-MAGJISTARIN
PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË
Pyetje: PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË
Cili është përkufizimi apo kuptimi i magjisë dhe cila është dispozita (gjykimi apo vendimi fetar) për magjinë dhe magjistarët?
Përgjigjja: PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA E MAGJISË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë e përkufizojnë kështu magjinë: “Magjia qëndron (konsiston) në fjalë magjike, hajmali, yshtje dhe lidhje nyjesh, përmes të cilave magjistari arrin të përdor shejtanët që ata të ndikojnë në zemrat dhe trupat e njerëzve, ashtu që kjo bëhet shkak për sëmundje, vdekje, ndarje mes personit dhe familjarëve të tij etj.”
Lexoni më tepër