ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK

Numri i fetvasë: 131 ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK

Kategoria: MBULIMI I PJESËS SË TURPSHME TË TRUPIT

857 shfletues/klikues ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK


 Pyetje: ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK


A i lejohet gruas muslimane që ta zbulojë ballin e saj në publik?


 Përgjigjja: ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) e konsiderojnë ballin si pjesë të fytyrës. Në përkufizimin e fytyrës ata thonë se kufinjtë e fytyrës janë: për së gjati nga vendi ku dalin normalisht flokët deri në pjesën fundore të mjekrës (pjesës së poshtme të fytyrës që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët) dhe për së gjëri nga njëri vesh (pjesa e përparme ku fillon llapa e veshit) tek veshi tjetër.

Bazuar në këtë përkufizim të tyre, të gjithë juristët muslimanë kanë theksuar se pjesa e gushës (pjesa nën mjekër e gjendur mes fundit të mjekrës dhe grykës) nuk bën pjesë tek fytyra, prandaj ajo duhet të mbulohet me shaminë e gruas, si gjatë namazit ashtu edhe para burrave të huaj që nuk janë mahrem të saj.

Duke qenë se pjesa e ballit konsiderohet prej fytyrës, përgjigjja në lidhje me dispozitën e zbulimit në publik të fytyrës së gruas, vlen automatikisht edhe për ballin e saj. Më konkretisht shumica e dijetarëve (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se fytyra dhe dy pëllëmbët e gruas nuk janë prej auretit (pjesëve të turpshme trupore që duhen mbuluar) dhe se nëse garantohet mosrënia në sprovë (ku me sprovë nënkuptohet prania e një shkaku konkret për rënie e femrës në veçim/vetmim, shtrëngim, puthje apo ngacmim seksual prej një burri të huaj), fytyra dhe dy pëllëmbët e gruas nuk obligohen të mbulohen.

Në lidhje me sa më sipër, dijetari i shquar i medh’hebit hanefi, El-Kesani, thotë: “Sepse ato (gratë muslimane) kanë nevojë të bëjnë pazar (shesin dhe blejnë), të japin e marrin, gjë e cila normalisht nuk bëhet e mundur për to vetëm se me zbulimin e fytyrës dhe dy pëllëmbëve, prandaj asaj (gruas muslimane) i lejohet të zbulojë sa në fjalë; kjo është edhe fjala e Ebu Hanifes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). El-Hasen (Ibn Zejadi) ka transmetuar prej Ebu Hanifes (Allahu I mëshiroftë që të dy!) se ai e ka konsideruar gjithashtu të lejuar shikimin e dy këmbëve (të gruas nga nyjat e poshtë).”1

Po kështu, të shumtë janë juristët (përfshirë medh’hebin hanefi) që janë të mendimit se në rastin kur garantohet mosrënia në sprovë, lejohet të shikohen fytyra dhe dy pëllëmbët e gruas, sidomos nëse kjo bëhet nga nevoja, kurse nëse një gjë e tillë nuk bëhet nga nevoja shumë juristë thonë se e tillë gjë është mekruh (e papëlqyeshme).

Gjithsesi, juristët të cilët lejojnë që gruaja të zbulojë fytyrën dhe pëllëmbët e saj, theksojnë se ajo duhet të bëjë kujdes në lidhje me sa vijon:

a. të mos vendos makiazh dhe as lëndë stolisëse në to (fytyrë dhe pëllëmbë), por të dalë sa më modeste dhe e papispillosur.Lexoni më tepër

b. është obligim që përveç fytyrës, dy pëllëmbëve dhe dy këmbëve (nga nyjat e poshtë), gjithë pjesa tjetër e trupit të jetë e mbuluar me rrobë të gjerë (jo të ngushtë), të trashë (jo të tejdukshme) dhe të pastolisur (jo tërheqëse për shikimin).2Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK

ZBULIMI I BALLIT TË GRUAS NË PUBLIK

  1. Bedai’ia Es-Sanai’a Fi Tertibi Esh-Sheraia’ v. 5, f. 121-122 – Li El-Kesani.
  2. Vetëm medh’hebi hanefi është i mendimit se dy këmbët e gruas (nga nyjet e poshtë) nuk janë auret (pjesë e turpshme që duhet mbuluar), ndërsa shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se ato janë auret të cilin femra duhet ta mbulojë si gjatë namazit ashtu edhe në prani të burrave të huaj.
PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË GRUAS
PJESËT E TURPSHME TRUPORE TË BURRIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.