JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI

Numri i fetvasë: 252 VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI

Kategoria: BARTJA DHE KORTEZHI I XHENAZES

4 785 shfletues/klikues VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI


 Pyetje: VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI


A lejohet të shkohet në varrimin e një të afërmi katolik, me qëllim që të mos ndërpriten lidhjet farefisnore?


Përgjigjja: VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë kanë mospërputhje mendimesh mbi dispozitën e përcjelljes (kortezhit) për në varreza të xhenazes (trupit të pajetë) të jomuslimanit dhe më konkretisht, dy mendimet kryesore1 lidhur me këtë çështje janë:Lexoni më tepër

Mendimi i parë: Lejohet përcjellja/shoqërimi i xhenazes së jomuslimanit

Janë disa juristët muslimanë (përfshirë transmetimet nga Ebu Hanifja, medh’hebi shafi’i etj.) që e lejojnë përcjelljen e xhenazes së të vdekurit jomusliman dhe mendimi parësor është se kjo është e lejuar, sidomos kur i vdekuri jomusliman është prej të afërmve (disa dijetarë kanë bashkëngjitur këtu edhe bashkëshorten dhe fqinjin) dhe përcjellja bëhet për mirësjellje e njerëzillëk.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Nuk lejohet përcjellja/shoqërimi i xhenazes së jomuslimanit

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, hanbeli etj.) e kanë ndaluar3 përcjelljen e xhenazes së jomuslimanit dhe pjesëmarrjen në varrimin e tij dhe thonë se kjo i lihet ta bëjnë atyre që i takojnë fesë së tij.Lexoni më tepër

Së dyti: Përcjellja e xhenazes/vizita e varrezave për gruan4Lexoni më tepër

Mendimi parësor (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se për gruan është mekruh5 (e papëlqyeshmë) që të përcjellë xhenazen dhe prezantojë varrosjen e të vdekurit, teksa një grup dijetarësh janë të mendimit se një gjë e tillë është e lejuar dhe një grup tjetër se kjo është e ndaluar (haram6).

Ndërsa sa i përket vizitës së varrezave, shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se asaj (gruas) i lejohet pa problem që të vizitojë varrezat, nëse përgjatë kësaj nuk bie në ndonjë vërejtje sheriatike.

Së treti: Ngushëllimi i jomuslimanëve për vdekjen e familjarit të tyre jomusliman7

Juristët muslimanë kanë mospërputhje mendimesh mbi ngushëllimin e jomuslimanëve për vdekjen e familjarit të tyre jomusliman dhe mendimi më parësor është se kjo lejohet, sidomos nëse kihen parasysh dy gjërat në vijim:

Gjëja e parë: Ky ngushëllim të bëhet për një interes sheriatik (ligjor islam), si: ftesa në Islam, evitimi i dëmit që vjen nëse nuk bëhet ky ngushëllim etj.;

Gjëja e dytë: Të qëndrohet larg fjalëve ngushëlluese që bien në kundërshtim me udhëzimet sheriatike/ligjore islame (të mos bihet në vërejtje sheriatike); pra duhet që në këtë rast të mos bëhet për të vdekurin jomusliman lutje për mëshirë, falje, hyrje në Xhenet etj., siç bëhet për të vdekurin musliman, ku prej fjalëve ngushëlluese lejuese që përmendin dijetarët muslimanë janë: “Allahu ju lëntë juve/të tjerët… Ngushëllimet e mia… Mbetsh me të mira… Kryeshëndoshë…” dhe ngjashëm nga fjalët me përmbajtje të mirë të kësaj natyre.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI

VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI

  1. Shih: islamwebislamweb dhe islamweb.
  2. Shih: islamweb.
  3. Disa dijetarë të tjerë muslimanë janë të mendimit se përcjellja e xhenazes së të vdekurit jomusliman konsiderohet veprim mekruh (veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe bërja e tij nuk ndëshkohet).
  4. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  5. Mekruh: Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  6. Haram: Veprim i paligjshëm/i ndëshkueshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame.
  7. Shih: islamweb dhe islamweb.
  8. Shih: Sahihu El-Bukhari.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top