REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT

Numri i fetvasë: 174 REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

1 590 shfletues/klikues REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT


 Pyetje: REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT


Dua të di rreth Novruzit, sepse më urojnë njerëzit dhe nga njëra anë nuk dua të dukem e paedukatë e mos t’ua kthej, por nga ana tjetër më vret ndërgjegjia t’i lë ata pa u përpjekur për shpëtimin e tyre nga një gjendje të cilës i kam takuar edhe unë dikur,- Allahu më faltë!- kur si familje kemi pasur një teqe ku shkoja edhe unë, derisa falë të Madhërishmit Allah, arrita të kuptoj gjynahin dhe paditurinë. Tani që informacioni rrjedh shpejt, do doja shumë t’u jap dhe të tjerëve një mundësi, sepse e kam vërtet shqetësim.


 Përgjigjja: REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fjala “Novruz”, është një fjalë perse, kuptimi i së cilës është “nou = e re” dhe ruz = ditë” dhe përbën ditën e parë të vitit diellor persian, që përkon me datën 21 mars. Kjo ditë konsiderohet prej festave më të mëdha dhe më të shquara të persëve dhe ka një kohëzgjatje gjashtëditore.Lexoni më tepër

Kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) shkoi në Medine, i gjeti ensarët (muslimanët prej banorëve të Medines) të luanin e gëzonin dy ditë në vit dhe i pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë?” I thanë: “Kështu luanim këto ditë gjatë xhahilijetit (kohës së injorancës para Islamit)”. Atëherë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u tha: “Në të vërtetë, Allahu jua ka zëvendësuar ato ditë me ditë më të mira: ditën e (Bajramit të) Kurbanit dhe ditën e (Bajramit të) Fitrit.”4

Shpjeguesit e hadithit, janë të mendimit se dy ditët e përmendura në transmetimin e mësipërm janë pikërisht dita e Novruzit dhe ajo e Mahraxhanit.5

Për të sqaruar se festat janë ceremoni (rituale) fetare, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Vërtet, çdo popull [bashkësi] ka festën e tij dhe kjo [festa e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit] është festa jonë.”6

Së këtejmi, nuk ka dyshim se të festuarit e Novruzit nuk i lejohet muslimanit, duke qenë se ky festim jo vetëm që hyn tek festat e trilluara, por për më tepër është në origjinë festë e jobesimtarëve.

Disa historianë muslimanë i argumentojnë mbetjet e kësaj feste tek muslimanët në padijeni, me faktin se kur territoret perse hyn në Islam, disa prej persëve qëndruan në besimin e tyre idhujtar mexhusi (zjarrputist) 7, kështu që ritet e këtyre dy festave të tyre kaluan tek muslimanët e paditur. Duke qenë se shumica e muslimanëve të ish-territoreve perse dhe atyre përreth, ishin të medh’hebit hanefi8, gjejmë që në këtë çështje të spikat qëndrimi i rreptë i juristëve hanefi, të cilët i mëshuan më shumë se të gjithë të tjerët ndalimit të ceremonive të këtyre dy festave persiane, ritualeve të tyre dhe dhurimit që bëhet në to.

Ebu Hafs El-Kebir El-Hanefi ka thënë: “Kush i dhuron një vezë në Novruz një idhujtari, si madhërim për këtë ditë, ka rënë faktikisht në mosbesim ndaj Allahut të Lartësuar dhe puna e të këtillit ka dështuar.”9Lexoni më tepër

Muslimani duhet që në këtë ditë të mos bëj asgjë të veçantë që s’e ka bërë para ose pas saj, sa i përket traditës festive, shitblerjes, gatimit, dhuratave etj. dhe kjo vlen sidomos kur këto gjëra bëhen në madhërim të kësaj dite apo më keq akoma me pretendimin e pavend për të fituar shpërblimin a bereqetin e Zotit.11

Allahu e di më mirë. REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT

REALITETI I FESTËS SË NOVRUZIT

  1. Shih: Sherhu Thelethijeti Musnedi El-Imami Ahmed, v. 1, f. 574, me autor Es-Sefarini dhe Hashijetu El-Hului Ue Et-Turki Ale El-Mugni, v. 4, f. 428, me autor Ibn Kudamen.
  2. Rafiditë: Grupet e devijuara (shiat dhe sektet e tjera të ngjashme me to) që kanë refuzuar kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit dhe shumicën e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!), krahas refuzimit që i bënë mbështetjes së Zejd Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Aliut (stërnipit të imam Aliut), i cili refuzoi të mohonte Ebu Bekrin dhe Umerin si dhe kundërshtoi haptazi mendimet e devijuara të tyre. Rafiditë pretendojnë se kalifati (udhëheqësia e muslimanëve), me dekret profetik, i takon vetëm Aliut dhe pasardhësve të tij dhe se kalifati i tjetërkujt veç këtyre është i pavlefshëm (për më shumë shih: SHIJAT ITHNEASHERIJE – DYMBËDHJETË IMAMËT).
  3. El-Ukud Ed-Durije Es-Sultanije f. 34, me autor Ibn Abidin.
  4. Ahmedi 13622 dhe Ebu Daudi 1134; Albani, Shuajb Arnauti etj. kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  5. Shih: Aunu El-Meabud v. 3, f. 341, me autor El-Adhim Abadi dhe El-Ukud Ed-Durije Es-Sultanije f. 32, me autor Ibn Abidin.
  6. El-Bukhari 952, Muslimi 892.
  7. Mexhusët: Besim që beson në ekzistencën e zotit të mirësisë dhe atij të ligësisë dhe ku një element thelbësor është adhurimi i zjarrit.
  8. Medh’hebi hanefi: Akademia juridike islame, e themeluar nga imam Ebu Hanife.
  9. Shih: Et-Tabakatu Es-Sunije, me autor Et-Takijudin El-Gazij v. 1, f. 343 dhe Taxhu Et-Taraxhim, me autor Ibn Kutlubuga f. 94.
  10. Shih: Aunu El-Meabud v. 3, f. 342, me autor El-Adhim Abadi dhe El-Ukud Ed-Durije Es-Sultanije f. 33-34, me autor Ibn Abidin.
  11. Shih alukah dhe islamqa.
PJESËMARRJA NË VOTIME DHE POLITIKË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.